Foto: Shutterstock

Qoftë hyrja në botën e ndërmarrësisë, apo një pozitë e re në një kompani ose planifikimi i kapitullit të radhës në jetë, këta hapa nuk janë asnjëherë të lehtë. Dhe merr guxim, këmbëngulje dhe shpesh, rrezik. Mirëpo, e gjitha fillon me gjetjen e mundësisë së duhur dhe fillimit.

Përderisa kjo mund të jetë më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, çdo ndërmarrës i suksesshëm ka përjetuar këtë moment në ndonjë pikë të jetës së tij ose të saj. Dhe gjëja më e rëndësishme që secili mund t’a bëjë është të përgatitet për mundësi të reja ose t’i bëjë mundësitë të funksionojnë për të. Nuk e dini se kur do t’a gjeni mundësinë e radhës, pra duhet të jeni të gatshëm dhe në gjendje të veproni në atë moment dhe të filloni.

Pavarësisht se ku jeni në jetë, shikoni këto 13 thënie për mundësinë dhe fillimet.

  1. Sheryl Sandberg

‘’Ju duhet të merrni mundësitë dhe t’i bëni ato të përshtaten për ju, në vend se anasjelltas’’.

  1. Larry Page

‘’Shpesh është më e lehtë të bëni progres në ëndërra ambicioze. Për shkak se askush nuk është mjaftueshëm i çmendur t’a bëjë atë, ju keni shumë pak konkurrencë’’.

  1. Mark Zuckerberg

‘’Ndërtimi i një misioni dhe ndërtimi i një biznesi shkojnë dorë për dore’’.

  1. Thomas Edison

‘’Mundësia humbet nga shumë njerëz sepse është e veshur me pantallona të gjera dhe duket si punë’’.

  1. Elon Musk

‘’Hapi i parë është të vendosni se diçka është e mundur; pastaj mundësia ndodh’’.

  1. Martha Stewart

‘’Sapo të kuptoni se keni identifikuar një pasion, investoni në veten tuaj, kuptoni se çfarë duhet të dini, çfarë lloji të përvojës ose ekspertizës duhet të zhvilloni për të bërë gjërat të cilat do t’i shijoni dhe të cilat do ju mbajnë mirë mendërisht dhe ekonomikisht’’.

  1. Coco Chanel

‘’Vishuni sikur do t’a takoni armikun tuaj më të keq sot’’.

  1. Steve Jobs

‘’Ju duhet të besoni në diçka: në instiktin tuaj, në fatin, në jetën, në karmën, çfarëdo qoftë ajo, sepse duke besuar se pikat do lidhin rrugën do ju japë vetëbesimin për të ndjekur zemrën tuaj’’.

  1. Richard Branson

‘’Mundësitë e biznesit janë sikur autobusët, gjithmonë ka një tjetër duke ardhur’’.

  1. Albert Einstein

‘’Ju duhet të mësoni rregullat e lojës. Dhe pastaj duhet t’a luani më mirë se të gjithë të tjerët’’.

  1. Jeff Bezos

‘’Në fund, ne jemi zgjedhjet tona, ndërtoni vetes një tregim të mirë’’.

  1. Donald Trump

‘’Shikoni, dëgjoni dhe mësoni. Nuk mund t’i dini të gjitha vetë. Secili që mendon se i di e pret mediokriteti’’.

  1. Barbara Corcoran

‘’Gjetja e një mundësie ka të bëjë me besimin se është aty diku’’.