Foto: Shutterstock

Jo të gjithë ne kemi lindur me kujtesë yjore, por kjo nuk do të thotë që nuk mund ta përmirësojmë atë. Ka disa mënyra të lehta të zhvilloni kujtesën tuaj në baza ditore.

Ti nuk ke nevojë të ri lexosh librat për të përmirësuar kujtesën tënde, përgjigja është shumë më e thjeshtë. Për fillim, provo që në mendjen tënde të vendosësh fotografi për fjalët e rëndësishme. Truri ynë mban më shumë në mend fotografitë se sa fjalët, pra duke lidhur fjalët me fotografi, ti ke më shumë  gjasa t’i mbash mend ato.

Mesatarisht, njerëzit harrojnë 80 përqind të informatave të reja brenda disa ditëve. Duke pasur atë parasysh, ri vizitoni informatat e reja një ditë pas i mësoni ato.

Një pengesë e madhe e ruajtjes së kujtesës është bërja e shumë punëve në të njëjtën kohë. Në mënyrë që të kujtosh diçka, ti duhet ta fokusosh gjithë vëmendjen tënde në të. Duke bërë një lidhje emocionale me të shkruarit e gjërave, ka shumë mënyra që ju ndihmojnë të rrisni kujtesën tuaj.