Foto: Shutterstock

Thënia e vjetër ‘’një fotografi ka vlerë sa njëmijë fjalë’’ nuk ka qenë kurrë më e vërtetë sa në kohën e Instagram-it. Në botën e sotme të fiksuar pas fotografive, çdo pronar i biznesit duhet të mendojë se si mund të përdorë fotografitë për të ngritur vizualisht bizneset e tij. Fotografitë janë një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të markës, por zgjedhja e fotografive të duhura mund të jetë një sfidë e vazhdueshme. Çdo detaj, nga ngjyra në kornizë dhe në përmbajtje, ka rëndësi.

Për ndërmarrësit dhe pronarët e bizneseve të vogla të cilët dëshirojnë të krijojnë një personalitet digjital, të kultivojnë një identitet të veçantë të markës dhe të angazhojnë audiencën e tyre, këtu janë tri mënyra se si të ngrisni biznesin tuaj vizualisht.

  1. Qëndroni në mesazhin tuaj.

Telefonët e kanë bërë të mundur që njerëzit të marrin dhe të konsumojnë fotografitë dhe videot në mënyra të ndryshme. Pavarësisht se a është një Snap, një postim Instagrami apo galeria e fotografive në një faqe interneti, konsumatorët tani presin përmbajtje multimediale, dhe këto fotografi mund të rrisin markën e një biznesi. Pyetja është se si të zgjedhni fotografitë.

Për të filluar, fotografia duhet të lidhet me mesazhin dhe me markën tuaj, kështu që merrni në konsideratë audiencën tuaj. Preferencat dhe nevojat e audiencës tuaj gjithmonë duhet të vijnë të parat, dhe është një ide e mirë të rishikoni të dhënat demografike për t’u siguruar se fotografitë tuaja përshtaten me moshën e audiencës, të ardhurat dhe interesat e tyre. Por mund të ketë fotografi të cilat përshtaten me interesat e tyre por nuk kanë të bëjnë asgjë me markën tuaj. Bëni lidhshmërinë një test. Fotografitë të cilat i përdorni në faqen tuaj duhet të lidhen në një mënyrë me ofertat tuaja.

Sigurisht që ka vend për eksperimentim dhe kreativitet, por mos shkoni përtej mesazhit. Nëse njerëzit shikojnë fotografitë të cilat i shpërndani por ai bashkëveprim nuk shton asgjë në kuptimin ose lidhjen me markën tuaj, janë përpjekje koti. Sigurohuni që fotografitë përshtaten me markën dhe mbështesin mesazhin që dëshironi të përçoni.

  1. Shfrytëzoni median sociale.

Media sociale nuk është më një ‘’gjë e mirë për t’u pasur’’ për bizneset, është bërë një gjë e domosdoshme. Media sociale është një pjesë thelbësore e asaj se si konsumatorët mësojnë për bizneset e reja, si bëjnë studimet, si marrin vendimet e blerjeve, si zhvillojnë besnikërinë dhe si angazhohen me markat. Kjo nuk do të thotë se çdo biznes duhet të jetë prezent në çdo platformë të medias sociale, ka shumë prej tyre, por do të thotë të krijoni një strategji të medias sociale e cila është e dizajnuar për të arritur qëllimet tuaja.

Hapi i parë është të shkoni në kanalet të cilat përshtaten me demografikat tuaja të shënjestruara. Për shembull, Snapchat ka tendenca të ketë përdorues më të rinj, kështu që nëse duhet të vendosni në mes të Instagram dhe Snapchat, ky është një fakt i rëndësishëm që duhet t’a mbani në mend. Gjithashtu mbani në mend se çdo platformë ka kulturën dhe normat e saj unike. Mos ndjekja e këtyre normave mund t’ju bëjë të dukeni jo profesionist ose më keq, i pavend. Përmbajtjet të cilat funksionojnë në Instagram me siguri që nuk do të funksionojnë në Twitter.

Për këtë, mos ndiqni trendet vizuale shumë. Ka shumë përmbajtje në media sociale. Tërheqja e vëmendjes së konsumatorëve do të thotë të bëni diçka të dalloni veten nga masa. Një mundësi është të krijoni një seri vizuale të fotografive për të krijuar diçka e cila lidhet me markën tuaj në meda sociale.

  1. Përdorni fotografi të mira.

Siç e përmendëm më lartë, ka shumë fotografi të cilat kërkojnë vëmendjen e njerëzve. Në mes lajmeve dhe mediave sociale, mund të jetë e vështirë të fokusoheni në një gjë. Fotografitë të cilat injorohen më së lehti janë ato të cilat nuk kanë diçka të veçantë. Përdorni fotografi të cilësisë së lartë. Fotografitë të cilat kanë rezolucion të ulët nuk do të kenë sukses. Dhe kërkoni përmbajtje të cilat marrin vëmendjen e njerëzve dhe i bën ata të veprojnë, fotografi me ngjyra të shumta të cilat sugjerojnë entuziazëm. Mos u frikësoni të jeni kreativë dhe lozonjarë. Përderisa dëshironi të zgjedhni fotografi të cilat angazhojnë njerëzit, në vend se ti mërzisni ata, qëndroni me stil të lartë. Qëllimi është të ngjallni biseda, por shmangni imazhe ofenduese të cilat mund të përçojnë mesazhin e gabuar.

Në fund, qëndroni brenda ligjit duke përdorur vetëm fotografi të shkarkuara ligjërisht nga një burim i respektuar. Shpenzimet nuk janë shumë të larta, por përdorimi i fotografive të pa licensuara kushton shumë.

Duke zgjedhur përzierjen e duhur të fotografive, ju u tregoni shikuesve se kujdeseni për markën tuaj ,dhe kjo ndjenjë mund të përkthehet në një shikim pozitiv të produktit dhe shërbimeve. Periudha e të mos pasurit prezencë vizuale online mund të përfundojë, por kjo mund të jetë një mundësi të dërgoni markën tuaj në nivelin e ardhshëm.

Serban Enache

Kryeshef Ekzekutiv dhe Bashkë-themelues i Dreamstime.com

Serban Enache me bazë në Bucharest është Kryeshefi Ekzekutiv dhe bashkë-themeluesi i Dreamstime.com, e cila është me bazë në Nashville, Tenn. Më parë ai bashkë-themeloi Archiweb.