Foto: Shutterstock

Me pothuajse tri dekada të përvojës duke rezervuar jahte në të gjithë botën, Kapitenja Sandy Yawn ka kaluar kriza nga zjarret në dhomën motorike në ndjekjen nga piratët.

Pra, ajo di se si të tejkalojë situata të ndryshme.

Yawn ka tri prioritete: të drejtojë me siguri anijen e saj, të sigurohet se mysafirët e saj marrin shërbimin më të mirë të mundshëm dhe të jetë udhëheqëse e fuqishme për ekipin e saj.

Si një kapitene femër në një fushë të dominuar nga meshkujt dhe e mbijetuar nga kanceri, Yawn thotë se nuk frikësohet të ndërmarrë sfida të reja. Sfida e saj e fundit përfshin anëtarësimin në seritë reality Below Deck: Mediterranean.

Ne folëm me kapitenen për të pyetur atë për këshillat e saj më të mira të udhëheqjes.

  1. Mbikëqyrja fillon duke qenë në gjendje të dëgjoni.

‘’Ajo që kam mësuar është që nganjëherë duhet të marrim kohën për të pasur një bisedë me dikë për të pyetur se ku janë në jetën e tyre ( kjo bën ndryshim të madh). Ajo bisedë e vogël mund të ndryshojë drejtimin e tyre. Kështu që unë marr kohën për të folur me personin dhe për të ndarë përvojën time personale me të’’.

  1. Shndërroni gabimet në momente mësimi.

‘’Kur zbuloj se njerëzit bëjnë gabime, në të kaluarën reagoja më shpejtë. Mendoj se me moshë dhe përvojë, tani ndaloj dhe mendoj se ku ishte ky person në mendjen e tij ( kur bëri gabimin). Nuk marr vendime të shpejta si dikur. Ata janë qenie njerëzore, jo makina. Ndoshta ata nuk bënë një gjumë të mirë natën e kaluar. Ndoshta ata janë divorcuar. Ndoshta nëna e tyre ka kancer. I mendoj këto dhe pauzoj. Pastaj mendoj se si mund t‘a bëj këtë një përvojë mësimi në vend të një përvoje qortimi’’.

  1. Gjithmonë mbani në mend se ju vendosni tonin.

‘’Në situata emergjente a ndihem e stresuar? Plotësisht. A e shfaq atë stres? Jo. Sepse kjo është pjesë e trajnimit. Kështu që gjithmonë e mendoj atë. Ata më shikojnë mua. Pyesin veten se cila është lëvizja ime e radhës. Dhe ata bazojnë sjelljet e tyre në këtë. (Dhe ditë pas dite) nëse nuk pushoni nuk mund të prodhoni. Do të qëndroni të zemëruar para mysafirëve. Do të bëni gabime’’.