Foto: Shutterstock

 

Nuk mund t’a mohojmë rëndësinë e markës personale. Pas të gjithash, marka është përgjegjëse për mesazhin që emri yt transmeton nëpër botë. Për shkak të kësaj, është vitale që marka jote të ndërtohet me vërtetësi dhe angazhim, se sa me me gjysmë zemre dhe vetëkënaqësi.

Për shumë ndërmarrës, që qëllimisht bëjnë përpjekje për të ndërtuar një markë personale mbetet  prapa në gjëra të tjera në listën e tyre të pafundme. Në mendjet e tyre, marka personale do të kujdeset për veten.

Thjeshtë, kjo nuk mund të jetë larg nga e vërteta. Si Stephanie JoAnne, një këshillues biznesi online për ndërmarrësit e kohës moderne, thotë ‘’Ti duhet të dish çdo gjë që bën, edhe qëllimisht edhe jo qëllimisht, kontribuon në mënyrën se si të tjerët perceptojnë markën tënde personale’’.

Varësisht nga mediat sociale, influencues marketingu ose lloje të tjera strategjish të mediave, marka personale është përpjekje aktive. A ke nevojë të bindesh ende? Më poshtë do të gjesh katër arsye që t’i japësh markës tënde personale kohë dhe vëmendje.

1.Shitjet janë përpjekje nga njerëzit te njerëzit.

Nuk ka asnjë mjet më të mirë në arsenalin e një shitësi se sa besimi, veçanërisht nëse biznesi yt fiton paratë e tij në internet. Por si e ndërton ndërmarrësi atë besim? Nga marka personale.

Është e domosdoshme të kuptojmë se shitjet janë punë nga njerëzit te njerëzit.Edhe pse  mjetet si IFTT, Buffer dhe MailChimp ndihmojnë në automatizimin e proceseve të rëndësishme të shitjeve, ti duhet të prezantosh veten tënde të vërtetë që te lidhesh me njerëz në nivel emocional.

Varësisht se a lidhesh sy më sy, zë më ze ose kontaktoni me mesazhe, hiq perden ndonjëherë. Ndoshta nuk do të të ofrojë të ardhura të menjëhershme marketingu, por do ti bëjë njerëzit tjerë të të ndihmojnë të ndërtosh markën tënde.

2.Ti je mjeti i komunikimit

Falë blogeve dhe rrjeteve sociale, ti nuk e ke mundësinë të ulesh qetësisht dhe të presësh që të tjerët të përmendin markën tënde në media. Po, lidhjet publike ende janë të rëndësishme, por shumë kompani në ditët e sotme janë kompani mediash së pari dhe së dyti subjekte të fitimit të parave.

Mendo për këtë: Red Bull është një kompani mediash që shet pije energjike. GoPro është kompani mediash që shet kamera. Besoje ose jo, madje edhe Charmin është bërë e famshme si central elektrik.

Marka natyrisht që funksionon në nivel të lartë, por funksionon edhe në nivel të ulët, gjithashtu. Marka jote personale është e rëndësishme. Që t’a forcosh atë, kupto që ti, jo skuadra e punonjësve që ke punësuar së fundmi, duhet të ofrosh vlera si anëtar i medias aktive që t’i bësh njerëzit të mbajnë në mend emrin tënd.

3.Ka shumë zhurmë që të jesh i kujdesshëm.

Falë volumit të madh të përmbajtjeve në internet, është e lehtë të humbasësh në zhurmë. Për këtë ti duhet të lësh përshtypje të mira së pari, qoftë se edhe provon të bësh një përdorues Instagrami të ndalojë në përmbajtjet e tua ose të bindësh mjetet e kërkimit që ti je burim i vlefshëm.

4.Ti je marka vetë

Kjo është pjesa më e rëndësishme. Në 2017, ti nuk ke zgjidhje për markën personale, bota është shumë e lidhur që ti të mos transmetosh disa lloje të mesazheve personale me veprimet tua.

Nëse ti vendos të mos marrësh pjesë në mënyrë aktive në përmirësimin e industrisë tënde, njerëzit do t’a vërejnë,  dhe mendimet e tyre profesionale për ty nuk do të jenë të favorshme. Pa kontrollin e markës tënde personale, imazhi yt do të qëndrojë në tokë.

Investo në markën tënde. Në atë mënyrë, ti nuk investon vetëm për veten, por edhe në njerëzit që drejton dhe në organizatën që prezanton.

 Nathan Resnick

Themelues i Sourcify

Nathan Resnick është sipërmarrës serik i cili për momentin shërben si kryeshef ekzekutiv në Sourcify, një treg i prodhuesve më të mëdhenj në botë. Duke sjellë shumë produkte në jetë, ai e di se si t’i shndërrojë idetë në realitet.