Foto: Shutterstock

Pothuajse të gjithë vonojnë gjërat kohë pas kohe, por Psikologjia Sot ka deklaruar se 20 përqind e njerëzve janë vonues kronikë. Edhe më keq, me rritjen e hutimeve, përqindja e njerëzve të cilët vuajnë nga problemet e vonimit është në rritje.

Dhe ky është një problem: Pas të gjithash, si ndërmarrës, ne i kuptojmë sfidat e gjetjes së kohës për të përfunduar të gjitha punët. Por, nëse shpenzojmë kohën në gjëra të parëndësishme si një mënyrë për të shmangur punën dhe përgjegjësitë e rëndësishme, ne duhet të gjejmë mënyra për të larguar këto shprehi të cilat vrasin suksesin.

Përderisa nuk është e lehtë që këta njerëz të ndryshojnë, vetë fillimi është shpesh një sfidë, por është e mundur. Këtu janë arsyet më të mëdha se pse njerëzit vonojnë gjërat dhe disa këshilla dhe teknika për adresimin e këtij problemi:

  1. Ju ndiheni të pushtuar.

Nganjëherë, kur ndiheni të konsumuar nga numri i detyrave në listën tuaj, është e lehtë të shuheni. Kjo mund të jetë veçanërisht e vërtetë kur përballeni me detyra të mëdha ose të komplikuara. Në vend se të zhyteni thellë në to, ju i largoni. Ju i thoni vetes se nuk keni orët e nevojshme për të punuar në atë detyrë. Prandaj, ju duhet të prisni kohën e nevojshme të pandërprerë. Siç mund t’a imagjinoni, ky luks nuk mund të realizohet.

Zgjidhja: Ndani detyrën në pjesë më të vogla. Siç thotë edhe thënia e vjetë—‘’ Si e hani një elefant? Nga një kafshatë në kohë’’. Ndani detyrat e mëdha në pjesë më të vogla, ato të cilat nuk marrin më shumë se 15, 30 ose 45 minuta për t’u përfunduar. Vendosni këto detyra të menaxhueshme në listën tuaj dhe filloni festën!

  1. Ju keni koordinim të gabuar.

Shpesh, njerëzit vonojnë gjërat për shkak se provojnë të punojnë kundër ritmeve natyrale të trupit të tyre. Ritmet e trupit rregullojnë ciklet tona të fjetjes/zgjimit. Kur jeni të lodhur, bëhet e lehtë që të luani rolin e Scarlett O’Hara dhe të vendosni gjërat mënjanë. Pas të gjithash, e nesërmja është një ditë tjetër.

Zgjidhja: Punoni në kohën tuaj më të mirë. Vendosni kur jeni në kulmin tuaj. A jeni person mëngjesi? A ndiheni më të gjallë pasdite? A ndiheni më mirë pas darkës? Është kritike të caktoni dhe të performoni detyrat e vështira dhe të komplikuara në këto kohë. Do të keni më pak gjasa t’i vononi.

  1. Ju e urreni detyrën.

Të gjithë kanë detyra që i urrejnë. Ndoshta është faturimi, thirrjet e konsumatorëve ose puna në buxhet. Çfarëdo qoftë ajo detyrë, nëse e urreni me të vërtetë, bëhet më e lehtë për t’a shtyer. Problemi bëhet edhe më i madh kur ju turpëroheni nga vonesa juaj. Ajo përgjigje e bën detyrën edhe më të vështirë, dhe vonimi bëhet një spirale negative.

Zgjidhja: Shpërbleni veten. Kombinimi i një detyre të urryer me një shpërblim mund të ndihmojë. Premtoni vetes         se më vonë atë natë do të shijoni librin të cilin mezi prisni t’a lexoni, ose atë gotë me verë ose atë serial në Netflix të cilin keni dëshirë t’a shikoni. Mirëpo, së pari përfundoni detyrën tuaj.

Polly përdori këtë teknikë kur studionte për provimet e saj të universitetit. Ajo vendoste një novelë të cilën dëshironte t’a lexonte në një kuti në tavolinën e saj. Ajo nuk e lejonte veten t’a prekte atë deri në provimin e saj të fundit. Ishte shpërblimi i saj për punën e rëndë që e përfundonte.

  1. Ju keni nevojë për një ndjenjë më të madhe të ‘’urgjencës’’.

A keni nevojë për afate të fundit për të filluar një detyrë? Disa njerëz raportojnë se punojnë më mirë kur janë nën presion. Përderisa nuk ka asnjë studim i cili mbështet këtë gjë, ky besim vazhdon. Njerëzit dëshirojnë të besojnë se ata funksionojnë më mirë nën presion, kështu që ata vendosin veten në këto situata, duke vazhduar ciklin e vonimit. Nëse shihni se po prisni deri në minutën e fundit për të filluar gjërat, ky perceptim i gabuar mund të jetë problemi juaj.

Zgjidhja: Krijoni afate falso. Nëse vendosni orën tuaj pesë ose dhjetë minuta më herët, ju tashmë keni përdorur afate falso. Jini të sinqertë. Sa herë shikoni orën tuaj, bëni matematikën. Nuk është 9:00, është vetëm 8:50. Ju nuk po e mashtroni veten duke menduar se është më vonë se sa është me të vërtetë. Por, mbani në mend se koha jo e saktë na kujton që të provojmë të jemi në kohë. Rrit vetë-dijësimin tonë.

Ju mund të bëni të njëjtën gjë me afatet e fundit. Tregoni vetes se saporti duhet të përfundohet të Premten në mëngjes në vend të pasdites të Premten. Tregoni vetes se keni vetëm 30 minuta për të përfunduar atë detyrë. Pastaj, qëndroni në këto afate të reja.

Një zgjidhje e fundit: Nëse asgjë tjetër nuk funksionon, kujtoni vetes se kohërat  kur vonimi ju shkaktonte stres, pendime, poshtërim ose i kushtonte para biznesit tuaj. Kur e shihni që po vononi gjërat, provoni të përëftyroni këto rezultate të pakënaqshme. Këto imazhe ju vënë në aksion.

Mësimi për të mundur vonesat është një formë e vetë-disiplinës. Si tjerat ndryshime në sjellje, nuk ndodh menjëherë. Ju do të keni pengesa. Mirëpo, nëse përdorni teknikat më lartë, ju mund të filloni të bëni progres, të përfundoni gjërat në listën tuaj dhe të filloni një cikël më pozitiv.