Foto: Shutterstock

Unë kam një fletorë të veçantë në Evernote të etiketuar ‘’artikujt’’. Këtu ruaj të gjitha idetë e mia të mëdha të cilat janë të sigurta se do të habisin tregun dhe do të dërgojnë biznesin tim drejt suksesit. Ditë pas dite, unë vendos më shumë ide në fletore me ankth duke pritur për kohën që do t’i gjej ato të përsosura dhe të gatshme për veprim. Shumica e ideve qëndrojnë të fjetura, mbledhin pluhur dhe janë thjesht të grumbulluara me ide shtesë.

Sa ide dhe produkte keni të mbledhura në fletorën tuaj? Sa kurse online keni filluar të krijoni, por nuk i keni lansuar ende? Ndërmarrësia mund të ofrojë mundësi të madhe për ty që të realizosh nivele të reja të suksesit. Fatkeqësisht, gjithashtu mund të të vendosë në re të frustrimit kur vjen koha që të bëni para nga inspirimi juaj.

Realiteti është që nuk jeni vetëm. Flisni me ndonjë ndërmarrës që njihni, në çfarëdo pike të rrugëtimit të tyre, dhe ju do të dëgjoni një storie të njohur. Ata kanë këtë ofertë të mrekullueshme në të cilën po punojnë, dhe do të jetë gjëja e ardhshme e cila do t’a rrisë biznesin e tyre. Flisni me ndërmarrësin e njëjtë një vit më vonë, dhe storia mund të jetë  përplot me premtime të pa përmbushura ose raste të përgatitjes së përjetshme.

Këtu janë katër besime kufizuese të cilat po ju mbajnë nga krijimi i rritjes së biznesit të vërtetë dhe të qëndrueshëm nga produkti ose shërbimi juaj i ardhshëm.

1. Duhet të jetë i përsosur.

Njëra nga problemet më të mëdha me të cilin ndërmarrësit përballen është pritja e vetë-shkaktuar e përsosmërisë. Ju besoni se produkti juaj duhet të ketë sukses të madh sapo të dalë në treg. Në mënyrë që ai të shitet, ju duhet të keni produktin e përsosur. Idetë e produkteve të cilat i kam vendosur në dosjen time Evernote hyjnë në këtë kategori. Besoj se ato nuk janë gati, dhe nëse i dërgoj ato, audienca ime do të dëshpërohet.

Këto janë ndjenja natyrale, por prapë ndjenja të cilat nuk duhet të ju ndalojnë. Mos humbisni kohë duke pritur që produkti juaj të jetë i përsosur. Përderisa tregu kërkon produkte cilësore, përsosmëria duhet të qëndrojë si një qëllim dhe jo si një kërkesë e rëndë. Nëse prisni të arritni atë të cilën e konsideroni të përsosur, do të shpenzoni mundësinë që biznesi juaj të rritet.

2. Nuk do të jetë aq i mirë sa i konkurrentëve tu.

Ndërmarrësit, si shumica e njerëzve, kanë tendenca të krahasojnë suksesin e tyre me të tjerëve. Fatkeqësisht, suksesi shumë shpesh mbi-raportohet, përderisa dështimet fshehen. Ju bombardoheni nga storiet e suksesit dhe lansimet e suksesshme të konkurrentëve tuaj. Është natyrale të ndiheni se nuk do të arrini kurrë në të njëjtin nivel.

Problemi është se, ju shumë shpesh krahasoni veten me konkurrentë të cilët kanë ndërtuar biznesin e tyre me vite. Për shembull, nëse po filloni një kompani e cila i shërben tregut të këpucëve, nuk mund t’a shikoni biznesin tuaj në të njëjtin nivel me Nike ose Adidas. Përderisa është e rëndësishme të shikoni udhëheqësit e industrisë, nuk është gjithmonë një strategji e mirë për të matur suksesin tuaj duke u bazuar në suksesin e tyre.

Në vend se të fokusoheni në nivelin e suksesit që i shihni të tjerët duke arritur,  dhe pastaj të zhyteni në pa aftësinë tuaj për të arritur lartësi të ngjajshme, fokusohuni në audiencën tuaj dhe shërbejuni nevojave të tyre. Rritja e biznesit fillon kur ju  fokusoheni në ofrimin e vlerave ndaj atyre në komunitetin tuaj të cilët po kërkojnë një zgjidhje.

3. Nuk është e mjaftueshme.

Mësimet të cilat kam në kompjuterin tim përmbajnë video të shumta, lista kontrolluese, udhëzime dhe diagrame. Kam kaluar orë duke krijuar përmbajtje cilësore, por ende nuk besoj se është e mjaftueshme. Ndërmarrësit mund që shumë shpejt të bien në këtë kurth. Kjo ndodh kur ju besoni se produkti ose oferta juaj ka nevojë të ofrojë çdo lloj informate momentin që del në treg. Ju arsyetoni këtë argumentim duke krahasuar atë me produkte tjera në treg ose duke supozuar se duhet të përmbushet.

Bëhuni mjaftueshëm guximtarë për të publikuar herët dhe të përshtateni përderisa vazhdoni. Strategjia kyçe është t’a nxjerrni produktin e juaj dhe t’a përmirësoni atë gjatë kohës.

4. Është shumë i shtrenjtë.

Çmimi vazhdon të mbetet njëra nga pengesat më të mëdha mendore e cila ndalon rritjen e biznesit. Shumë shpesh ndërmarrësit frikësohen të vendosin çmim të lartë në produktin e tyre duke u frikësuar se tregu do t’a refuzojë atë për shkak të çmimit të lartë. Duhet të ndryshoni pikëpamjet e juaja dhe të shikoni produktin tuaj nga sytë e një konsumatori të ri. Bëni sikur po kërkoni një produkt të ngjajshëm dhe po bëni hulumtime. Kërkoni oferta konkurruese në hapësirën tuaj të tregut, krahasoni funksionalitetin dhe analizoni çmimet. Duke bërë këtë lloj të analizës do t’u japë mundësinë të vendosni çmimin në bazë të hulumtimit të tregut dhe fakteve në vend të emocioneve të verbëra.

Vendosja e produkteve të reja në treg mund të jetë një gjë frikësuese edhe për pronarë biznesi me përvojë. Mirëpo, nëse jeni në gjendje të tejkaloni këto katër kufizuese besimi, keni më shumë gjasa të realizoni sukses të hershëm përderisa poziciononi veten dhe biznesin tuaj në rritje afat-gjate.