Foto: Shutterstock

Fillimi i biznesit tim ishte i vështirë. Unë bëra shumë gabime, por nuk pendohem nga ato. Ato ishin përvoja të rëndësishme të mësimit për mua, por do dëshiroja të dija atë që e di tani. Këto janë katër gjërat të cilat do të dëshiroja t’i dija para se të lansoja biznesin tim të parë vite më parë.

Ti mund t’a bësh këtë.

Optimizmi im fillestar gjithmonë shkonte së bashku me atë zërin e vogël në kokën time i cili thoshte se nuk mund t’a bëja. Mos nënvlerësoni fuqinë e vetëbesimit. Mendojeni fëmijërinë tuaj kur prindërit iu kanë thënë se mund të bëni diçka. A nuk ju jepte forcë për të vazhduar përpara?

Kjo nuk ndryshon kur rriteni. Ju mund t’a bëni atë dhe keni forcën e nevojshme. Sigurohuni se keni vetëbesim, dhe nëse nuk mund të keni vetëbesim afrojuni dikujt të cilin e admironi për sigurim.

Nuk do të zgjasë sa mendoni.

Thonë se merr të paktën pesë vite që ju të përfitoni kur drejtoni një biznes të vogël. Kjo nuk është e vërtetë. Ju mund të përfitoni shumë brenda vitit të parë, nuk është gjë e pazakonshme.

Mos u dëshpëroni nga njerëzit të cilët thonë se nuk do të ndodhë shpejtë. Unë arrita sukses të madh me disa  nga bizneset e mia të vogla brenda vitit të parë, dhe nganjëherë brenda gjashtë muajve të parë.

Koncentrohuni në arritjet tuaja kyçe.

Ju duhet të keni një drejtim të vendosur. Është parimi i njëjtë për çdo iniciativë të re. Krijoni qëllime realiste dhe gjurmoni progresin tuaj. Bëni të njëjtën gjë me biznesin tuaj të vogël.

Krijoni qëllime ditore, javore, mujore dhe vjeotre. Mos u frikësoni nga ambicia. Shtyeni veten që të arrini gjithmonë gjëra më të mëdha.

Ju keni nevojë për ndihmë.

Ndoshta gjëja më e rëndësishme që e kam mësuar nga nisja e një biznesi të vogël është se të gjithë kanë nevojë për ndihmë. Të gjithë kanë nevojë për një këshillues. 90 përqind e të gjithë biznesmenëve të suksesshëm kanë marrë ndihmë nga dikush. Ai mund të jetë një anëtar i familjes, një shok, ose një këshillues të cilin e kanë takuar në ndonjë konferencë.

Kërkoni ndihmë nga ata të cilët janë më të suksesshëm se ju. Bëhuni modestë dhe mos supozoni se i dini të gjitha sepse kjo nuk është e vërtetë.

Kur unë fillova ishte e lehtë të dëshiroja të mbaja kontrollin dhe të bëja gjithçka vetëm. Kjo ishte një ide e keqe dhe progresi im ishte shumë më i ngadalshëm për shkak të saj.

Hapni mendjen tuaj dhe lini egon tek dera.

Fjala e Fundit- Nisni Biznesin Tuaj të Vogël Sot

Biznesi juaj i vogël jeton ose vdes në vendimet që ju merrni dhe qëndrimin që mbani nga fillimi. Unë gjithmonë them se ju duhet të lini egon tek dera, të keni një drejtim të vendosur dhe pastaj vetëm t’a bëni.

Mos e vononi, vetëm bëjeni.

Timothy Sykes

Timothy Sykes është ndërmarrës ,ekspert i monedhave, tregtar dhe avokat. Ai është përmendur në CNN, Fox News, CNBC dhe ka folur në institute prestigjioze si Harvard University.