Foto: Shutterstock

Fuqia e videos për të krijuar lidhje personale me shikuesit nuk mund të ekzagjerohet. Video ofron potencial të madh për të thyer barrierat dhe të tërheqë anëtarë të ri të fisit tënd. Gjithashtu, tregimi i storieve përmes videos mund të krijojë lidhje të fortë, sepse shikuesit dhe konsumatorët tërhiqen në nivel personal.

Por ka gjithashtu edhe pengesa: Kur jeni ndërmarrës, varësisht personalitetit tuaj, mund të ndiheni jo rehat duke zbuluar veten në kamerë. Ndoshta ju keni dëshirë të mbani jetën tuaj personale dhe të biznesit ndaras, ose të ruani aspekte të personalitetit tuaj. Duke ndarë personalitetin tuaj, ju vendos në një pozitë të prekshme, sepse duke zbuluar veten tuaj të vërtetë ju hap ndaj kritikave.

Pastaj ju pyesni veten, Të qenit i vërtetë a do t’i armiqësojë konsumatorët potencialë?

Por, le të themi se ju e bëni këtë. Këtu janë disa mënyra të thjeshta për të krijuar momente të lidhjes në videot tua, për të ndihmuar të tregojnë storien tuaj, dhe të ndërtoni klanin tuaj.

1. Me pak fjalë përmendni interesat, pasionet dhe madje edhe sjelljet e çuditshme tuajat.

Ne shpesh gjykojmë njerëzit që nuk do t’i takojmë kurrë duke u bazuar në performancën e tyre në video. Duke sjellur detaje personale, ju theni barrierat. Për shembull, nëse po hapni një zyrë të re në Maine, mund të thoni diçka të thjeshtë si, ‘’Gjithmonë e kam dashur Maine sepse vizitoja gjyshërit e mi atje kur isha vajzë e re’’.

Nëse po flisni për konkurrencën në industrinë tuaj, mund të thoni diçka si, ‘’është e vështirë të konkurrosh në këtë hapësirë, por duhet të them se jam një djalë shumë konkurrues. Unë fitova garën e kuzhinierëve në qytetin tim tri herë rresht. ‘’ Pika të vogla si këto mund të na njerëzojnë.

2. Ndani diçka për veten aq shpejt sa të mund të ndërroni temën.

Themeluesi i SpaceX Elon Musk tregoi se sa i pa dhimbshëm dhe i lidhur mund të jetë tregimi i një storieje në një intervistë me aktorin Joseph Gordon-Levitt. Në vetëm disa sekonda, Musk na tregoi se si Star Wars kishte ndikim të madh në të sepse ishte filmi i parë që ai kishte parë.

Pastaj ai tregoi se e emëroi raketën SpaceX Falcon për shkak të Millennium Falcon, raketës e cila u paraqit në disa filma të Star Wars; dhe në atë moment; ne menjëherë e pamë atë si një fëmijë ëndërrimtar. Mbresat tona: Ai është dikush me të cilin të gjithë mund të lidhemi.

3. Tregoni për kulturën e kompanisë tuaj.

Në disa seri videosh me Makers.com,  kryeshefja ekzekutive e Youtube Susan Wojcicki tregoi se ajo gjithmonë sigurohet që të jetë në shtëpi për darkë me familjen e saj. ‘’Unë ju them njerëzve se nuk jam e lirë nga ora 6 deri në 9 në mbrëmje’’,  tha Wojcicki. ‘’Nëse keni diçka të rëndësishme, mund t’a bëjmë në ora 9’’. Shumë herë, njerëzit janë të lumtur sepse mund të shkojnë në shtëpi dhe të jenë me familjet e tyre. Është e rëndësishme të jeni në gjendje të keni këtë ekuilibër në jetën tuaj’’.

Ky detaj i shkurtër për ditën e Wojcicki zbuloi një anë të kulturës të korporatës së Youtube që asgjë tjetër nuk do të mund t’a komunikonte. Mendoni për kulturën dhe vlerat e organizatës tuaj. Gjasat janë që kultura e kompanisë tuaj reflekton besimet personale të cilat drejtojnë punën tuaj. Çfarë detaji mund të ndani për jetën tuaj i cili reflekton këto vlera?

4. Tregoni se si një moment i dobët ju ndihmoi të rriteni.

Nëse keni kohë në videon tuaj, merrni në konsideratë të ndani një përvojë e cila ju ndihmoi të formoheni. Kryeshefja ekzekutive e PepsiCo bëri këtë në Makers.com kur ndau storien e intervistës së saj të parë në Shtetet e Bashkuara. Ajo tregoi me hollësi, se kur arriti për të parën herë nga India për të studiuar në Yale, rrobat e saj të vetme ishin një palë xhinse dhe një bluzë. Ato nuk bënin për intervistë pune.

Kështu që ajo mori të gjitha paratë që kishte, 50 dollarë dhe bleu rroba për intervistë në një dyqan. Por problemi i vetëm: Ajo nuk do të kishte para për këpucë kështu që ajo u desh të kombinonte kostumin e saj me çizme ngjyrë portokalli të borës. Me këto veshur, ajo hyri me krenari në intervistën e saj. Ajo i dëgjonte të tjerët duke qeshur, por prapë mbajti kokën e saj lartë, bëri intervistën dhe fitoi punën.

Në video, Nooyi balancoi këtë storie duke thënë. ‘’ Unë gjithmonë jam fokusuar t’a përfundoj punën, dhe vetëm duke shpresuar të tjerat kujdesen për veten’’. Duke ndarë këtë të vërtetë, ajo transformoi veten e saj nga një kryeshefe ekzekutive të paprekshme në një qenie njerëzore të prekshme dhe me të meta.

Sigurisht, disa video ofrojnë shumë pak hapësirë për të treguar storie, por si të shkurtera edhe të gjata, videot e juaja duhet të ndihmojnë shikuesit tuaj të shikojnë përtej pamjes së jashtme. Strategjitë e lartëpërmendura janë metoda të thjeshta për të zbuluar maskën. Kështu që, filloni të xhironi me zemër të hapur dhe me gatishmëri për të treguar se kush jeni. Këto zbulime kanë domethënie të madhe për konsumatorët tuaj.

VERN OAKLEY

Kryeshef ekzekutiv dhe drejtor kreativ i Tribe Pictures.