Foto: Shutterstock

Duke mësuar të tjerët dhe duke mësuar truqet e tregtisë, kam kuptuar se kam mësuar shumë duke iu dhënë mësime studentëve të mi për të qenë të suksesshëm. Lexoni pesë mësimet të cilat i kam mbledhur me ndihmën e studentit tim më të mirë, Tim Grittani, se si të bëni milionat duke qëndruar të fokusuar, dhe duke shtruar rrugën e juaj drejt suksesit.

1. Suksesi merr kohë

Në çdo profesion, arritja në maja nuk ndodh gjatë natës. Ajo do këmbëngulje, dhe më e rëndësishmja durim. Studenti im më i mirë Tim Grittani ka arritur rekordin më të mirë të shitjeve në biznes. Gjatë pesë viteve të kaluara, ai nuk përfitonte vazhdimisht gjatë nëntë muajve të parë të studimeve të tij, por ai nuk ndaloi. Duhet të pranoni humbjen, dhe të mirëmbani durimin nëse dëshironi të jeni të suksesshëm.

2. Duhet të filloni me pak.

Nuk ka gjasa që ju do të gjeni sukses të mirë financiar në fillim. Duke filluar me pak dhe duke punuar janë pjesë të procesit. Tim kishte vetëm 1,500 dollarë në emrin e tij pesë vite më parë kur filloi. Nuk do të keni përfitime të mëdha në fillim, prandaj është mirë të testoni strategji dhe modele të ndryshme në fillim për të parë se çfarë ka më shumë sukses për ju gjatë rrugës tuaj profesionale. Mendojeni veten si shkencëtar dhe vazhdimisht testoni dhe përmirësoni strategjitë dhe idetë deri sa të gjeni diçka të suksesshme.

 3. Mos provoni të imitoni suksesin e dikujt.

Inspirohuni nga ato se çfarë njerëzit e suksesshëm të profesionit tuaj po bëjnë, dhe përdorni ato për strategjinë tuaj. Suksesi i Tim ka inspiruar me qindëra njerëz për të vazhduar, varësisht pengesave. Mos imitoni suksesin e të mirëve, por përdorni strategjitë e tyre për rrugëtimin tuaj. Gjithashtu, mbani në mend se ka mundësi se ju nuk mund të shndërroni nga 1,500 dollarë në 4 milion dollarë brenda pesë viteve. Nga shumë studentë, Tim Grittani është person i veçuar. Sigurohuni që keni pikëpamjen e duhur dhe gjithmonë qëndroni të fokusuar në rrugën tuaj.

4. Bëhuni shembull për komunitetin tuaj.

Aq e rëndësishme sa është të punoni shumë dhe të fokusoheni në qëllimet tuaja, është e rëndësishme të bëni gjëra edhe për komunitetin tuaj. Tim Grittani është shembull jo vetëm në tregti, por gjithashtu në komunitet. Ai ndante strategjitë dhe sukseset e tij me të tjerët, edhe pse ai nuk ka pse të bëjë këto gjëra. Ai do të mund të ishte shumë lehtë tregtar multi milioner egoist, për shkak se ka shumë njerëz të cilët mbajnë në vete sekretet e tyre të suksesit.

 

TIMOTHY SYKES

Timothy Stykes është ndërmarrës, ekspert i mbledhjes së monedhave, tregtar dhe avokat. Ai ka dalë në CNN, Fox News, CNBC dhe në të tjera dhe ka folur në institucione prestigjioze si Universiteti Harvard.