Foto: Shutterstock

Të gjithë kanë dëgjuar frazën. ‘’Nuk ka të bëjë me atë që e dini, ka të bëjë me atë që e njihni’’.

Përderisa kjo shprehje gjithmonë do të ketë merita, koncepti i lidhjes është ndryshe me atë se si ishte 20 ose 30 vite më parë. Me ndihmën e internetit dhe medias sociale, ne jemi më të lidhur se kurrë dhe jemi në gjendje të bashkëveprojmë me shumë njerëz.

Si ndërmarrës, fazat e hershme të lidhjes mund të ju duken të vështira. Emri i lojës është të identifikoni njerëzit e duhur për tu njohur me ta dhe pastaj të flisni me ta për tema të ndryshme.

Këtu janë katër këshilla që duhet t’i mbani në mend kur ndërtoni rrjetin tuaj nga e para.

  1. Filloni duke dëgjuar.

Sikur me çdo ndërmarrje tjetër biznesi, e jotja do të gjejë suksesin në bazë të planifikimit. Kur kërkoni të lidheni me konsumatorë potencialë ose me biznese tjera, duhet të keni të gjitha informatat për qëllimet dhe problemet të cilat i keni.

Dituria është fuqi. Duke mësuar se cfarë çështje kanë rëndësi për njerëzit me të cilët dëshironi të formoni marrëhënie është shumë e rëndësishme për planifkimin e afrimit tuaj. Varësisht se a po takoni klientë/partnerë potencialë në një ngjarje, ose online, duhet të kuptoni temat e rëndësishme për të lënë përshtypje të mirë. Përgatitni pikat e bisedës përpara.

Për shembull, le të themi se ju jeni një tregtar i cili po ndjek një ngjarje për bizneset fillestare. Ju duhet të shkoni në ngjarje duke ditur saktësisht se cilat janë problemet më të mëdha dhe se si mund të ndihmoni. Si shembull, problemi mund të jetë radhitja në makinat e kërkimit nga një përmirësim i algoritmës së Google. Kjo mund të jetë një temë e madhe e interesit dhe një mundësi që ju të tregoni ekspertizën tuaj.

Media sociale është nje burim i mirë për të marrë vesh pengesat e zakonshme me të cilat përballen bizneset në kategorinë tuaj.  Duke përdorur mjete si Mention, mund të kuptoni se cfarë është në trend. Nga aty, ju mund të  fitoni njohuritë e duhura për të pasur përgjigje të cilat njerëzit i kërkojnë.

  1. Përfshijuni.

Njëra nga gjërat më fascinuese në botën e biznesit është se lidhjet e vlefshme mund të formohen gjithkund. Ju vetëm duhet të dilni aty para tyre. Mënyra më e mirë për të bërë këtë është të hyni në grupe të cilat janë në interesa të kandidateve tuaj.

Bëhuni aktivë në grupe dhe organizata të ndryshme dhe kontribuoni materiale të vlefshme. Kjo do të tregojë se ju me të vërtetë keni zgjuarsi për të ofruar, dhe ndërkohë ndërtoni një rrjet të gjërë. Interneti e ka bërë këtë proces më të lehtë se kurrë. Pse mos t’a shfrytëzojmë këtë?

Aplikacionet si TagFi janë të mira për gjetjen e grupeve shoqërore ku mund të lidheni dhe të shtoni vlera. Ky aplikacion ju mundëson të takoheni me individë të të njëjtit mendim dhe të ndani interesa të përbashkëta. Nga aktivitetet në kohë të lirë në përpjekjet e biznesit, ju mund të gjeni mënyra të zgjuara për të futur veten në të gjitha llojet e komuniteteve.

  1. Bëni bisedë të shkurtër por domethënëse.

Vlera e bisedës së shkurtër është një faktor i nënvlerësuar në lidhje. Në mënyrë të përgjithshme e definuar si bisedë për temat të cilat nuk kanë shumë rëndësi, bisedat e shkurtëra mund të bëjnë mrekulli në krijimin e raporteve.

‘’Bisedat e shkurtëra nuk mund të trajtohen si anësore ose të padobishme. Bisedat e shkurtëra janë një mënyrë se si ne negociojmë marrëdhëniet ndërpersonale. Ky është një funksion i rëndësishëm me nënkuptime domethënëse për bashkëveprime të momentit dhe për ato në të ardhmen’’, tha Justine Coupland, eksperte e sociolinguistikës dhe autore e Small Talk.

Varësisht se a është profesionale apo personale, biseda e shkurtër mund të shërbejë si një pikë për biseda të ardhshsme duke lejuar ndryshime të vogla në mes të roleve. Ndryshe nga akullthyesit e thjeshtë si: ‘’Si e keni familjen’’? ose ‘’Sa kohë e mirë që është’’. Ka të bëjë me gjetjen e temave jashtë bisedave profesionale të cilat dërgojnë në biseda domethënëse.

Në varësi nga rrjeti dhe lokacioni juaj, një vend i mirë për të filluar është me sportet. Për shembull, le të themi se ju po kërkoni të bëni biznes në Chicago dhe po takoheni me partnerë ose klientë potencialë. Fillimi i bisedës për Cubs, White Sox, Bears, Bulls ose Blackhawks me shumë gjasa do të rezultojë në një bisedë të shkurtër dhe cilësore.

Mirëpo, nëse vendosni të shkoni në këtë rrugë, duhet të keni njohuri të shumta për këto tema që të filloni një bisedë. Gjasat janë se, nëse hasni në një admirues lokal, ata mund të flasin me orë për ekipin e preferuar të atij personi. Bëni kërkimet tuaja! Aplikacionet si Kroo Sports ju japin mundësinë të zgjedhni çfarëdo organizate profesionale të sportit dhe të qëndroni të informuar për të gjitha lajmet.

Bisedat e shkurtëra bëhen për të formuar marrëdhënie. para se të flisni për biznes, njihuni në një nivel personal.

  1. Qëndroni në kontakt.

Ngjarjet lidhëse kanë tendenca të kenë energji të fuqishme, duke shkaktuar që njerëzit të humbasin në atë moment. Pas ngjarjes, është e lehtë të harroni se me kë keni folur. Është e rëndësishme të kuptoni se qëllimi i këtyre ngjarjeve është të ndërtojë marrëdhënie profesionale të qëndrueshme.

Bëni më të mirën për t’u lidhur sa më shpejtë që të jetë e mundur. Dërgoni një kërkesë të LinkedIn ose dërgoni emaile për t’ua bërë me dije njerëzve se e keni shijuar shoqërimin e tyre. Provoni të personalizoni mesazhin. Përfshini një gjë argëtuese nga biseda juaj. Kjo është thjeshtë një mënyrë për të shtuar kontakte profesionale dhe për të këmbyer emaile edhe më tutje.

Bëni përpjekje të vazhdueshme për të qëndruar në kontakt. Edhe diçka e thjeshtë si dërgimi i një artikulli të rëndësishëm tregon se ju keni interes të sinqertë në mbajtjen e kontaktit. Media Sociale e bën këtë proces shumë të lehtë. Përdoreni atë në të mirën tuaj.

Si një ndërmarrës, kuptojeni se produkti ose shërbimi juaj është vetëm maja e ajsbergut. Aftësia juaj për të shpërndarë informacione përmes një numri të madh të rrjeteve është ajo e cila do të vendosë jetën apo vdekjen e biznesit tuaj. Mos u turpëroni, tregoni emrin tuaj!

Pratik Dholakiya

Bashkë-themelues i E2M

Pratik Dhloakiya është bashkë-themeluesi i E2M, një agjensi e marketingut digjital, dhe i Preceptist, një agjensi e përmbajtjes së marketingut. Ai rregullisht flet në konferenca dhe ngjarje të ndryshme për çështje të marketingut digjital. Si tregtar pasionant, ai rregullisht ndan mendimet dhe njohuritë e tij për publikime si Search Engine Land, Fast Company dhe Huffington Post për të emëruar disa. Search Engine Watch, njëra nga platformat më të respektuara në industrinë e kërkimit, e përmendi Dholakiya si një ekspert që ‘’duhet ndjekur patjetër’’. Ai gjithashtu është emëruar si ndikuesi më i madh i përmbajtjes së marketingut në Onalytica tre vite më radhë.