Foto: Shutterstock

Ka shumë arsye të mira për t’u bërë ndërmarrës. Ne jetojmë në një vend dhe kohë e cila jo vetëm që feston ndërmarrësinë, por e bën të mundshme dhe shpërblyese. Edhe ne nganjëherë fantazojmë se si do të ishte të krijonim dhe të drejtonim një biznes, pavarësisht se a shkojmë pas potencialit kreativ, ndjenjës së autonomisë ose mundësisë për të ndjekur pasionin tonë.

Unë besoj fuqishëm se secili me dedikimin e duhur mund të bëhet një ndërmarrës i suksesshëm, pavarësisht motivimeve të tij ose të saj. Mirëpo, ka disa arsye ‘’të gabuara’’ për t’u bërë ndërmarrës, dhe nëse ato formojnë motivimin tuaj, ju me shumë gjasa nuk do të jeni të kënaqur me punën tuaj, do të dërrmoheni ose do të dështoni:

  1. Për t’u bërë të pasur

Falë popullaritetit të ndërmarrësve të cilët duken se janë bërë miliarderë gjatë natës, ka një keqkuptim të zakonshëm se ndërmarrësia është rruga e shpejtë për t’u pasuruar. Si pronari i biznesit tuaj, ju do të keni të drejtë për të paktën një pjesë të përfitimeve që kompania juaj bën. Përveç kësaj, ju mund të keni edhe pagë të lartë.

Mirëpo, kjo nuk do të garantojë se biznesi juaj do të jetë profitabil, ose se do të ketë sukses. Është sigurisht e mundur që të bëni një jetesë të mirë nga biznesi juaj, por nuk mund të llogarisni që të bëheni të pasur edhe nëse keni një ide të mirë.

Motivimi vetëm nga paratë do ndërhyjë në aftësinë tuaja për marrjen e vendimeve afat-gjate të biznesit tuaj, dhe do ju bëjë të ndiheni të pakënaqur ose të stresuar nëse nuk arrini numrat tuaj të shënjestruar.

  1. Për t’u bërë të famshëm

Është e vërtetë se të bërit ndërmarrës ka potencialin për të rritur dukshmërinë tuaj personale, veçanërisht nëse strategjia juaj e marketingut përfshin ekspozimin në media. Shikoni ndërmarrësit si Mark Cuban, Richard Branson ose Elon Musk. Këta janë njerëz të profilit të lartë të cilët kanë vëmendje të madhe nga media dhe kanë statusin e njerëzve të famshëm.

Mirëpo, ndjekja e krijimit të biznesit për qëllimin e vetëm për të fituar famë për veten është një ide e keqe. Ndjekja e mundësive të markës personale do ju largojë nga zyra, aty ku do të kenë nevojë për ju. Plus, nëse ideja juaj e ndërmarrësise së suksesshme me siguri do të ndryshohet nga paragjykimet e mbijetesës.

  1. Për të pasur pushime të pakufizuara

Po, është e vërtetë: Si një ndërmarrës, ju do të caktoni orarin tuaj. Do të vendosni orët tuaja, të punoni cilat ditë të dëshironi dhe të keni pushime të pakufizuara, nëse dëshironi. Por, mbani në mend, suksesi i biznesit tuaj do të varet nga përpjekjet tuaja dhe realiteti është se biznesi juaj i parë ka shumë gjasa të dështojë.

Nëse jeni të zënë duke udhëtuar gjashtë muaj në vit, nuk do të keni kohë të mjaftueshme për biznesin tuaj që të bëhet i suksesshëm. Nëse e gjitha që mendoni janë pushimet si një pronar biznesi, ju do të nenvlerësoni sasinë e punës që ju duhet për të drejtuar atë biznes. Gjasat janë se nuk do të keni shumë kohë për pushim për të paktën një vit ose dy.

  1. Për të bërë njerëzit tjerë të lumtur

Disa ndërmarrës fillojnë biznese sepse e pëlqejnë idenë e të qenit një forcë pozitive në botë, dhe e respektoj këtë. Ata duan të ndërtojnë një ekip të mirë, të kujdesen për punonjësit e tyre, të bëjnë klientët të lumtur dhe të bëjnë botën një vend më të mirë përderisa janë në të.

Mirëpo, fatkeqësisht, ky mentalitet mund të dërgojë në vendime të gabuara biznesi; për shembull, ju do të keni më shumë gjasa të keni punonjës joproduktiv (në vend se të merrni vendimin e vështirë t’i pushoni ata nga puna) për shkak se jeni lidhur me ta. Ju do të mbani klientë jo profitabil sepse nuk doni të vazhdoni përpara. Dhe do të sakrifikoni përfitimet tuaja për tjera shkaqe.

Ju mund të jeni të gatshëm t’i bëni këto sakrifica, por biznesi juaj do të dështojë. Si një pronar biznesi, përgjegjësia juaj primare duhet të jetë të merrni vendimet e duhura për  biznesin tuaj.

Kjo pozitë do ju bëjë të ndjeheni si një lloj prindi dhe biznesi fëmija juaj. Varet nga ju se si e mbroni dhe kujdeseni për të. Pas të gjithash, nëse ju nuk e bëni, kush do t’a bëjë?

  1. Sepse, ‘’Pse jo’’?

Ju mund të mos keni një motivim specifik. Ju mund të keni vetëm një ide dhe përshtypjen se secili mund të bëhet një pronar biznesi. Në atë pikë, ju me siguri mendoni me vete, ‘’Pse jo’’? dhe ndërtoni një biznes për asnjë arsye përveç faktit se mundeni. Kjo është një qasje që ka gjasa të suksesit, por ka më shumë gjasa që do të hasni në probleme për të cilat nuk keni pasur ide se ekzistonin.

A keni një model financiar? A e dini se si të rriteni? A e dini se sa kapital ju nevojitet për të filluar ose se çfarë konkurrentë keni? A jeni mjaftueshëm të fortë psikologjikisht?  A i keni të njohura të vërtetat e errëta të ndërmarrësisë?

Nëse këto motivime përfaqësojnë vetëm një pjesë të asaj që po ju shtyen, ato me siguri nuk do të sabotojnë përpjekjet tuaja. Për shembull, nëse e pëlqeni idenë e të bërit të pasur, por jeni gjithashtu të interesuar të qenit shefi i vetes dhe të punoni me një ekip njerëzish që i zgjedhni vetë, motivimet tuaja monetare me shumë gjasa nuk do të ndërhyjnë në lumturinë ose në vendimmarrjen tuaj.

Ka shumë arsye të mira për t’u bërë ndërmarrës, por para se të merrni këtë hap, mendoni me kujdes se cilat janë motivimet tuaja personale, dhe a janë arsye të shëndetshme për të ndjekur pronësinë e një biznesi.