Foto: Shutterstock

Një studim i bërë nga National Institue of Mental Health raportoi se mbi 40 milion Amerikanë përballen me çrregullim të ankthit. Me mbi 18 përqind të popullatës së Shteteve të Bashkuara të diagnostifikuar me ankth, një pjesë e madhe e kanë cituar vendin e tyre të punës si kontribues madhor.

Ankthi është forma më e zakonshme e sëmundjes mendore në vend. Shumica e njerëzve mund t’a identifikojnë duke qenë të stresuar ose të shqetësuar në ndonjë pikë të bazuar nga ngjarje të ndryshme jetësore, një punë e re, shpërngulja në një vend tjetër ose një prezantim i rëndësishëm. Mirëpo, është e rëndësishme të tregohen faktorët dallues në mes të niveleve të stresit, dhe ankthit kronik. Kjo mund të pengojë aftësitë e njerëzve që të përballen me përgjegjësi të përditshme.

Vetëm mendimi i ankthit mund t’a bëjë të vështirë që disa njerëz të kalojnë ditën e tyre. Frika e lidhur me ankthin ose sulmin e paniut është e mjaftueshme për të sjellur një sulm. Është një cikël i shqetësimit i cili shpesh shoqëron ankthin dhe i bën individët të ndihen jo adekuatë dhe të pa aftë të kontrollojnë mendimet e tyre ose sjelljet, duke e ditur se mendimet e tyre janë të paarsyeshme dhe shpesh më të këqija se sa situata tregon.

Si dikush i cili ka menaxhuar çrregullimin e ankthit për 15 vite, mund të identifikoj vështirësitë që ankthi kronik mund të shkaktojë në baza ditore. Lodhja, humbja e gjumit, vështirësia për t’u fokusuar, rrahjet e zemrës dhe vështirësi në frymëmarrje janë të gjitha simptoma të zakonshme të lidhura me ankthin kronik.

Çrregullimi im më detyroi të largohesha nga universiteti në tri raste të ndara, dhe ishte arsyeja e mbylljes së biznesit tim të parë.

Varësisht se a jeni kryeshefi ekzekutiv i një kompanie të Fortune 500 ose pronari i një biznesi të vogël të shitjeve, gjasat janë se një ose më shumë nga punonjësit tuaj po vuajnë në heshtje, dhe mund të ju kushtojë juve dhe biznesit tuaj një pasuri të tërë.

1. Performanca e ulët

Nivelet e larta të lodhjes emocionale dhe psikologjike si rezultat i ankthit të vendit të punës, mund të dërgojnë në mungesë të fokusit dhe performancë të ulët në punë. 56 përqind e njerëzve të cilët përjetojnë ankth në vendin e punës raportojnë lodhje të madhe, nervozizëm dhe të ndjerit pamotivim. Nëse lihen të pa trajtuar punonjësit tuaj do të kenë nevojë për më shumë kohë për të përfunduar punët e tyre, duke zvogëluar saisnë e punës të cilën ata mund t’a përfundojnë në një ditë pune tipike. Kjo dërgon në 7 orë të humbura në javë të produktivitetit të humbur.

Duke u ofruar punonjësve një ambient me mbikëqyrës dhe kolegë të ndjeshëm mund të dërgojë në marrëdhënie më cilësore brenda vendit të punës, e cila mund të ndikojë në mënyrë pozitive në efektin e ankthit të punonjësve.

2. Pushim të tepërt

Mungesa e punonjësve dhe largesat për shkak të sëmundjeve janë të gjitha shpenzime të zakonshme biznesi. Mirëpo, studimet kanë treguar se ankthi dhe depresioni janë të lidhura me rritjen e pa aftësisë në punë në krahasim me sëmundjet tjera. Është raportuar se një në tri mungesa janë rezultat direkt i ankthit ose stresit në vendin e punës. Ju lutem mbani shënim, është ilegale që të largoni nga puna një punonjës duke u bazuar në pa aftësinë ose çrregullimin e tyre pa përpjekje të duhura për të përshtatur gjendjen e punonjësit tuaj.

Edhe pse shumë biznese ofrojnë pushime për të sëmurit, efektet afat-gjatë të pushimit të shumtë mund të ndikojnë në mëyrë negative në performancën e punonjësve dhe të biznesit tuaj.

3. Shpenzime të rritura të kujdesit shëndetësor

The Anxiety and Depression Association of America raporton se çrregullimet e ankthit i kushtojnë Shteteve të Bashkuara më shumë se 42 miliardë dollarë në vit, dhe ata të cilët janë të diagnostifikuar kanë tri deri në pesë herë më shumë gjasa të vizitojnë doktorin dhe më shumë se gjashtë herë të shtrohen në spital si rezultat. Me më shumë se 40 përqind të fitimeve të kompanisë duke shkuar në shpenzime të kujdesit shëndetësor, kompania juaj mund të presë të paguajë më shumë se 3,000 dollarë më shumë për punonjës bazuar në ankthin e tyre.

4. Qarkullim i rritur

Ndryshimi është i paevitueshëm, por gjithashtu mund të jetë shumë e shtrenjtë për biznesin tuaj. Qarkullimi i punonjësit është kontribues i madh i shpenzimit të kohës, parasë dhe produktivitetit për të zëvendësuar një punonjës. Me mbi 25 përqind e punonjësve të cilët raportojnë vendin e tyre të punës si kontribues madhor për stresin dhe ankthin e tyre, gjasat që punonjësit të qëndrojnë në punën e tyre zvogëlohet në mënyrë domethënëse.

Stresi dhe ankthi janë shpesh të lidhur me ankesa tjera të shëndetit në vend të ankesave lidhur me vendin e punës. Duke u siguruar se punonjësit tuaj ndihen të mbështetur dhe rehat për të adresuar mirëqenien e tyre mendore me menaxherët dhe kolegët është esenciale në rritjen e ruajtjes së punonjësve.

5. Gjendje morale e ulët e punonjësve

Gjendja morale është një gjendje mendore e cila ndikon në vetëbesim, produktivitet dhe entuziazëm të krijuar brenda strukturës së kompanisë. Këta faktorë gjithashtu kontribuojnë në mënyrë direkte në katër gjërat të cilat i përmenda më lartë. Gjendja morale e lartë është themelore për suksesin e kompanisë, dhe edhe pse në përgjithësi shikohet si cilësi e pakuptueshme, mund të ketë efekt dëmtues në përfitimet e biznesit.

Gjendja morale e ulët te punonjësit shpesh mund të dërgojë në përpjekje të mbyllura dhe zhvillim të sjelljeve antiproduktive. Shumë persona të cilët kanë ankth raportojnë se ndihen të gjykuar dhe të pa mbështetur nga menaxherët dhe kolegët e tyre, e cila vetëm zvogëlon gjendjen morale dhe rrit dëshirën e tyre për të gjetur një punë të re. Duke inkurajuar dialog të hapur në mes të punonjësve dhe menaxherëve për sa i përket shëndetit mendor të punonjësve tuaj mund të parandalojë keqësimin e tyre.

Kur punonjësit ndihen se punëdhënësi i tyre interesohet në mirëqenien e tyre, ka gjasa të ketë rritje në produktivitet dhe mbajtje, dhe zvogëlon shpenzimet e kompanisë për kujdes të  shëndetit.

Si pronar biznesi, është e rëndësishme të jeni të informuar, të dini shenjat dhe t’u ofroni punonjësve inkurajim dhe mbështetje për të cilat kanë nevojë për të menaxhuar shëndetin e tyre mendor. Programet e mirëqenies janë bërë shumë të famshme dhe janë të drejtuara në ndihmesën e kompanive për t’u përmirësuar në zonat e përmendura më lartë.

Le të vazhdojmë të punojmë që të përmirësojmë kulturën e korporatës në Amerikë, dhe të mësojmë të kujdesemi për njëri tjetrin brenda dhe jashtë vendit të punës.

Quentin Vennie

Quentin Vennie është folës i njohur, ekspert i mirëqenies dhe autor i Strong in the Broken Places. Ai vazhdon të ndajë përvojat e tij që u rrit në Baltimore dhe se si e kaloi ankthin dhe depresionin duke përdorur ‘’Trinity of Wellness’’. Ai synon të vazhdojë të shpërndajë vetëdijësim për personat me ankth dhe të rrisë standardet e shëndetit dhe shërimit në të gjithë vendin. Ai është dëshmi e gjallë se gjatë momenteve tona më të dobëta kemi fuqinë dhe aftësinë të zbulojmë forcë të paimagjinueshme.