Foto: Shutterstock

Si një ndërmarrës, kurioziteti tuaj, pasioni dhe aftësia për mendime kreative të gjitha ju shtyejnë të zbuloni ide të reja dhe të bëni gjëra inovative kurdo që është e mundur. Për shkak se ju gjithmonë kërkoni produkte dhe struktura më të mira, ju gjithashtu dëshironi të bëheni më të mirë.

Pas të gjithash, ju jeni themeluesi i kompanisë tuaj, personi i ideve, udhëheqësi, dhe është përgjegjësia juaj të udhëheqni kompaninë tuaj në një drejtim të suksesshëm. Jetesa juaj varet nga kjo, gjithashtu edhe familja juaj, punonjësit dhe familjet e tyre gjithashtu.

Ka shumë presion, dhe nuk ka shumë ndërmarrës në botë të cilët thonë se janë të mirë sa mund të jenë. Por, shumica e ndërmarrësve vazhdimisht shpresojnë të kenë më shumë aftësi në zona të caktuara. Kjo është shenja treguese e të gjithë ndërmarrësve të rinj dhe me përvojë.

Pothuajse çdo ndërmarrës shpreson që të ketë më shumë përvojë në pesë zonat e mëposhtme:

  1. Udhëheqje

Edhe pse ndërmarrësia dhe udhëheqja janë dy gjëra të ndryshme, të qenit ndërmarrës pothuajse gjithmonë përmban një shkallë të udhëheqjes. Ju do të jeni përgjegjës për vendime të mëdha për kompaninë, do të vendosni drejtime të reja kur është e nevojshme dhe do të sjellni njerëzit e duhur për të sjellur vizionin tuaj në jetë.

Ju do të duhet të jepni udhëzime, reagime dhe të motivoni njerëzit të punojnë për ju, dhe ju madje duhet të shërbeni si figura publike për kompaninë tuaj. Ka disa aftësi bazë të cilat shkojnë së bashku me të qenit udhëheqës, si të qëndruarit të qetë në situata të tensionuara dhe gjithmonë të jeni të gatshëm të dëgjoni opinionet e të tjerëve, por udhëheqësi i përsosur nuk ekziston.

Ju gjithmonë do të bëni gabime, dhe ju gjithmonë do të keni hapësirë për të mësuar më shumë se si t’iu shërbeni njerëzve mirë.

  1. Durimi

Asgjë e mirë nuk ndodh gjatë natës, dhe edhe pse ka tregime të ‘’sukseseve gjatë natës’’ në botën e bizneseve fillestare, realiteti është se këta ndërmarrës kanë punuar shumë me vite, kanë parë tjera biznese duke u shkatërruar, para se të arrijnë në atë pikë. Ende, pasi keni luajtur me idenë tuaj me vite, keni shpenzuar mijëra dollarë për të nisur gjërat dhe pasi keni pritur me muaj gjatë fazave të zhvillimit të hershëm, mund të ju duket çmenduri të prisni për atë pikë kur biznesi juaj të arrijë sukses.

Durimi nuk vjen lehtë, por të gjithë shpresojmë që të kemi më shumë nga ai.

  1. Vendimmarrja

Vendimmarrja shkon së bashku me territorin në ndërmarrësi. Ju do të merrni vendime të mëdha, si ku të zhvendosni kompaninë, dhe vendime të vogla, si p.sh. a duhet të miratoni kërkesën e një punonjësi për pushim, çdo ditë.

Lodhja e vendimeve është një fenomen i vërtetë, dhe përballja me kaq shumë vendime mund të ju bëjë të vini në pyetje nëse ndonjëra prej tyre është ‘’e duhur’’. Sërish, ka praktika të mira këtu të cilat mund të ju ndihmojnë. Ju mund të zvogëloni stresin duke eleminuar tjerat vendime, dhe të përdorni analiza të stilit pro/kundër për të gjetur zgjidhjet më efikase. Por, në fund, ju gjithmonë do të dëshironi të merrni vendime më të mira.

  1. Menaxhimi i burimeve

Ju do të menaxhoni një shumëllojshmëri të burimeve si një ndërmarrës, nga rrjedha e parasë dhe punonjësit, tek shitësit dhe partnerët. Menaxhimi efikas i burimeve kërkon kohë dhe kujdes, të cilat do t’i keni shumë pak, si ndërmarrës me prioritete më të rëndësishme. Rezultati: Shumica e ndërmarrësve gjejnë veten duke shpresuar që të menaxhojnë burimet në një mënyrë më të lehtë.

Fatkeqësisht, nuk ka ndonjë mënyrë të lehtë. Ndërkohë, duke kombinuar ngarkimin e detyrave, përvojën dhe fokusin, ju mund të bëheni më të mirë në menaxhimin efikas të burimeve tuaja, ju gjithmonë do të keni nevojë të dedikoni kohë për këtë detyrë.

  1. Arritja e një ekuilibri të shëndetshëm jetë-punë

Ju jeni të investuar shumë në biznesin tuaj fillestar sa gjasat janë se nuk e keni vënë re se keni punuar në të për shumë gjatë. Ju jeni aq të zhytur në punë sa që nuk mund të ndaloni së menduari për herën e fundit kur keni bërë një pushim.

Arritja e një ekuilibri jetë-punë është e vështirë në çdo fushë, por veçanërisht për ndërmarrësit. Fatkeqësisht, nuk ka ndonjë zgjidhje e cila funksionon për të gjithë, dhe nuk ka ndonjë strategji e cila mund të ju japë një ekuilibër të përsosur.

Asnjëra prej këtyre karakteristikave nuk është e thjeshtë, dhe asnjëra nuk mund të mësohet përmes mënyrave tradicionale. Por, ju duhet të jetoni këto tema, t’i përjetoni ato vetë dhe të gjeni mënyrat tuaja unike që të aftësoheni në to. Ju duhet të eksperimentoni, të zbuloni se çfarë funksionon dhe çfarë jo dhe të mos frikësoheni nga fakti se nuk do të jeni të përsosur në ato.

Ndërmarrësia është një proces i vazhdueshëm i mësimit, kështu që mbani këto pesë tema në mendjen tuaj gjatë gjithë kohës, duke i mprehur ato gradualisht dhe asnjëherë mos humbisni fokusin në përmirësimin e vetes tuaj. Për më shumë, shikoni The Modern Entrepreneur: How to Build a Succesful Startup, from Beginning to End.