Foto: Shutterstock

Kujtoni atë njeriun e moshuar në bar. Ai është i ashpër, një njeri i moshuar me faqe të kuqe. Por, në momente të qeta, ka një shikim në sytë e tij që kërkon shpjegim. Ka të bëjë me atë që ka shkuar.

Nuk po flas për vajzën, ajo është në shtëpi duke shikuar tregimet e saj.

Ky njeriu i moshuar, Greg, në veçanti, dëshironte të ishte lojtar i bejsbollit. Ai deklaron se ka pasur gjuajtjen me të shpejtë të topit në të gjithë Penisilvainë, ju është dashur t’a shihnit atë. Fjalët e tij, sigurisht.

Në mes të lavdërimeve dhe tregimeve të gjata të rinisë së tij, tregimi i tij lexohet disi ndryshe: ‘’Nuk e di  pse, por nuk qëndrova aty. Dhe jam penduar për çdo ditë të jetës time’’. Fjalët e mia, jo të tij, sigurisht. Por shikimi thotë gjithçka. Sytë e tij shkëlqejnë dhe duan të qajnë.  Ai po sheh të gjitha ato gjërat që e di se ka mundur t’i bëjë.

Një tjetër birrë, porosit ai. Një tjetër birrë. Në mënyrë ironike, pija e cila e largoi atë nga loja është ngushëllimi i tij i vetëm.

Ju do ta gjeni Greg në Stone Face Tavern në Albuquerque, New Mexico. Por edhe Frank, Cecil, Henry, Don, Pete dhe 50 variante tjera me të njëjtin tregim të prekshëm.

Si të shmangni që të dukeni ai njeri i moshuar dhe i vetmuar në baret e Amerikës?  Është e thjeshtë. Ju duhet të këmbëngulni për pasionin tuaj. Përgjatë rrugës drejt ëndrrës tuaj, mos ndaloni asnjëherë.

Këtu janë pesë këshilla në të cilat mund të llogaritni:

  1. Emëroni fatkeqësinë tuaj.

Greg po kënaqej shumë me pijen e tij alkoolike. Nuk dukej një problem i madh në atë kohë, por ishte e mjaftueshme që ai të pendohej për gjërat të cilat nuk i ka bërë. TV është fatkeqësia ime. Unë i premtoj vetes se do të shikoj pak, dhe pastaj gjej veten duke humbur pesë orë të cilat do të mund të më afronin me qëllimet e mia si shkrimtar. Për këtë nuk shikoj TV. Nuk dua të ulem dhe të shoh jetën time duke më rrëshqitur nga duart.

Kështu që emëroni fatkeqësinë tuaj, atë gjë të dukshme, e cila ju ndalon nga këmbëngulja. Pastaj largojeni nga jeta juaj. Pikë.

  1. Rivlerësoni shoqërine tuaj

Për çdo vendim të gabuar, ka një shok të gabuar . Sa më shumë shokë të tillë që të keni, aq më të mëdha do të jenë gjasat që të merrni vendime të këqija të cilat ju ndalojnë nga ndjekja e ëndrrave. Kështu që shkurtoni listën tuaj të shokëve.

Mbani shokët të cilët ju sfidojnë. Mbani shokët të cilët ju rrijnë afër kur dështoni. Mbani shokët të cilët i admironi për karakterin e tyre. Të tjerët? Hiqni qafe.

Shokët duken të pazëvendësueshëm sapo t’i njihni ata. Por nëse nuk ju inspirojnë që të arrini më të mirën, ju mund të gjeni veten duke pirë birrë më ta 40 vite prej tash dhe të pendoheni për jetën të cilën nuk e keni jetuar.

Shokët të cilët ia vlen t’i keni janë ata të cilët janë në dispozicion  kur keni nevojë për ta. Në të njëjtën kohë, merrni këtë këshillë nga George Washingotn: ‘’Më përpara do qëndroja vetëm se sa në shoqëri të keqe’’.

  1. Martohuni me njeriun e duhur

Ju kujtohet gruaja e Greg e cila shikon tregimet e saj në shtëpi? Prapa birrës, ajo është arsyeja kryesore se pse ai e la bejsbollin. Ajo bëhej xheloze për kohën që ai kalonte larg saj. Dhe vendosi një ultimatum ‘’Mua ose bejsbollin’’.

Ai gjuajti dorashkën dhe bleu një unazë.

Nuk jam kundër martesës, vetëm po ju sugjeroj të zgjedhni dikë i cili do mbështesë qëllimet tuaja. Edhe më mirë, fokusohuni aq shumë në karrierën tuaj që të gjeni suksesin para se të gjeni dashurinë. Nuk do të keni aq shumë hutime, dhe do të parandaloni shkaktarin kryesor të divorceve, problemet financiare.

  1. Bëni rutina të suksesshme.

Një autor i famshëm dikur tha se talenti është aq i zakonshëm sa kripa: është puna e rëndë ajo që është e rrallë. Greg dhe shumë të tjerë do të pajtoheshin, ata lejuan që talenti i tyre të rrisë egon e tyre, e cila i ndaloi ata nga disiplinimi në punën e tyre. Mos bëni këtë gabim.

Bëni që madhështia të jetë shprehi e juaja ditore. Kushtoni kohë të barabarta që të mësoni, aplikoni dhe të ndani. Largoni pengesat ditore (Facebook, email, etj) të cilat ju ndalojnë nga ndjekja e qëllimeve tuaja.

  1. Argëtohuni.

Dërrmimi është fenomeni i punës i cili mund t’ju ndalojë gjatë rrugës. Puna e rëndë është një virtyt, pa dyshim, por duhet të ketë një ekuilibër. Argëtimi jo i lidhur me përfitim është një pjesë themelore e ekuilibrit.

Disa njerëz mendojnë se disa javë në Bahamas mjaftojnë. Por kjo është vetëm një simptomë tjetër e çekuilibrit: ju nuk duhet të keni nevojë për dy javë lumturie për t’u ndjerë mirë. Por, kërkoni që të argëtoheni çdo ditë. Programoni atë, dhe mos i mohoni impulset për të bërë atë që dëshironi.

Kam dëgjuar se pendimi për gjërat të cilat nuk i keni bërë është ndjenja më e dhimbshme. Ju mund të zbusni atë ndjenjë me shumë hutime tani..por çfarë pas 40 vitesh? Kur tregimit tuaj t’i vijë fundi, a do të jeni krenarë duke e treguar?

Mbani këto pesë këshilla në mendje. Dhe mos ndaloni kurrë së ndjekuri ëndrrat tuaja.

Dan Bowling

Themeluesi i MillennialSuccess.io, shkrimtar, redaktor

Dan Bowling është themeluesi i MillennialSuccess.io, ku ai ndan hapa veprimi dhe inspirim për të rinjtë dhe punëdhënësit e tyre. Ju mund të gjeni më shumë nga puna e tij në Fast Company, MindBodyGreen dhe Fitbit.com