Foto: Shutterstock

Shikoni ndërmarrësin Manny Khoshbin me 650,000 ndjekës në Instagram; do të shihni makinat e tij luksoze, pronat madhështore, kostumet e qepura dhe një jetë të mrekullueshme familjare. Por përderisa kërkoni dëshmi të suksesit të tij, do të vini re diçka tjetër.

Shumica e postimeve të tij janë thënie, këshilla dhe mbështetje inspiruese për ndërmarrësit. Profili i Khoshbin është si një libër që tregon se si të arrini sukses masiv nga zeroja.

Askush nuk mund t’a tregojë këtë më mirë. Khoshbin dikur punonte në Kmart. Disa dekada më vonë, ai tanimë ka më shumë se 100 milion dollarë.

Khoshbin filloi nga zeroja, ai erdhi në Shtetet e Bashkuara në moshën 14 vjeçare me familjen e tij, të ciilët kishin ikur nga shqetësimet civile në Iran. Ata nuk kishin paara dhe jetonin në një karavan me javë deri sa u shpërngulën në një apartament. Pa e ditur shumë Gjuhën Angleze dhe duke pasur nevojë të fitonte për jetesë, Khoshbin filloi të mbushte raftet në Kmart për 3.15 dollarë në orë dhe u përball me abuzime raciste nga konsumatorët.

‘’Ajo përvojë ishte e tmerrshme’’, kujton Khoshbin. Por ajo punë monotone e inspiroi atë të ëndërronte për gjëra më të mëdha. Ai vendosi të bënte ëndrrën e tij realitet.

Khoshbin punonte pa pushim në Kmart për të kursyer për një makinë Honda Accord të vitit 1983, të cilën e përdori për të gjetur një punë më të mirë në një kompani gomash. Paga e tij në Kmart ishte pak më shumë se 100 dollarë në javë. Ai mori 100 dollarë çdo javë, i vendosi në një zarf, dhe pas një viti ai bleu Honda-n. Sot, ai ka super makina me vlerë më shumë se 20 milion dollarë si McLaren P1 dhe Porsche 918.

Ai shfrytëzoi çdo mundësi për të pasur sukses të madh, dhe në fund mori çertifikatë për pasuri të patundshme dhe ndërtoi një organizatë pronash. Pjesa e mbetur ishte një histori. Sot, Kompania Khoshbin ka qendra në gjashtë vende të Shteteve të Bashkuara.

Khoshbin u ul me neve për të ndarë pesë këshilla për të ndihmuar të gjithë të kopjojnë suksesin e tij:

  1. Planifikoni destinacionin tuaj të jashtëzakonshëm.

‘’Teknikat mesatare të vendosjes së qëllimeve krijojnë rezultate mesatare’’, thotë Khoshbin. Prandaj, ai rekomandon të jeni më agresivë: Vendosni se ku dëshironi të jeni saktësisht në një, dy, pesë, dhjetë, njëzetë vitet e ardhshme. ‘’Vendosni qëllime të cilave mund t’u kushtoheni çdo vit’’, thotë ai. ‘’Pastaj rrini afër atyre qëllimeve’’.

  1. Definoni planin tuaj.

‘’Nuk mund të kaloni nga pika A në pikën B në errësirë’’, shpjegon Khoshibn. Kështu që, planifikoni çdo hap të rrugëtimit tuaj për të arritur qëllimet tuaja.

  1. Gjithmonë kërkoni dituri.

‘’Gjatë rrugës për në majë, duhet të përmirësoni aftësitë tuaja të vozitjes’’, thotë Khoshbin, specialisti i makinave. ‘’Rrethoni veten me njerëz të suksesshëm dhe gjithmonë absorboni dituri sikur një sfungjer. Mbani në mend: askush nuk ka lindur ekspert, kështu që mos u ndjeni të pasigurtë’’.

  1. Bëni pauzë javore.

Khoshbin sugjeron që çdo të Hënë të kontrolloni listën tuaj të qëllimeve. ‘’Rifreskoni dhe rishikoni qëllimet tuaja për të parë se a jeni në rrugën e duhur’’, thotë  ai. ‘’Kjo mpreh mentalitetin fitues dhe drejtimin e javës. Imagjinata juaj do të krijojë zgjidhje dhe rrugë për qëllimet tuaja gjatë javës’’.

  1. Kurrë mos u dorëzoni.

Shumë njerëz mendojnë dorëzimin para se të arrijnë në destinacionin e tyre, thotë Khoshbin. ‘’Kjo është pjesa kur ju duhet të jeni kokëfortë dhe të qëndroni në rrugë! Nëse ndonjëherë mendoni të dorëzoheni, kthehuni te  ato qëllime pas  1, 2, 5, 10 ,20 viteve. Do t’ia kujtoni vetes se pse e keni filluar këtë rrugëtim të veçantë’’.

Merrni këto këshilla nga mbushësi i rafteve i shndërruar në një person shumë të pasur: me mentalitetin e duhur, etikën e punës, dhe me këshilla, të gjithë mund të krijojnë sukses të jashtëzakonshëm, nuk ka rëndësi se prej nga vini osse ku jeni për momentin.

The Oracles

The Oracles është grup i ekspertëve vetëm me ftesa e përbërë nga ndërmarrësit të cilët shpërndajnë këshillat dhe strategjitë e tyre të suksesit për t’i ndihmuar të tjerët të rrisin biznesin e tyre, të jetojnë një jetë më të mirë, dhe të arrijnë sukes më shpejtë. Jeni të interesuar të bashkoheni? Aplikoni këtu  http://www.theoracles.com/