Foto: Shutterstock

Së fundmi, duket se çdo markë po drejton një fushatë në media sociale. Nga Kimpton Hotels and Restaurants(#PalomarLA) në Gaiam(#Gaiam) në Kenneth Cole (#KCStyle), fushata me hashtags është e dukshme dhe e përhapur në të gjitha industritë.

Pse? Garat dhe fushatat janë mënyra më e shpejtë për të rritur angazhimin në media sociale. Përderisa markat mund të vendosin të lansojnë fushata të marketingut në media sociale për një numër arsyesh (p.sh të krjojnë një komunitet online, të festojnë arritjet e kompanisë, të lansojnë një produkt të ri, etj.) ata në fund kërkojnë të rrisin informimin rreth markës, angazhimin e konsumatorëve dhe tërheqjen ndaj markës.

Në Pixlee, është puna jonë të ndihmojmë markat të drejtojnë fushata të pabesueshme në media sociale. Pavarësisht se a është fushata juaj e parë apo ju jeni një ekspert, ne do ju tregojmë pesë gjëra të cilat duhet t’i bëni për të drejtuar fushatën tuaj më të mirë të medias sociale.

  1. Vendosni qëllimet e fushatës tuaj.

A dëshiron marka juaj të rrisë ndjekësit në media sociale? Të krijoni më shumë zhurmë online? Të grumbulloni përmendje të markës? Hapi i parë në këtë proces është të vendosni se çfarë dëshiron të përmbushë fushata. Gjeni fokusin tuaj dhe identifikoni se si fushata juaj sociale do ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja të biznesit.

  1. Zgjedhni rrjetet tuaj sociale

Sapo të vendosni qëllimet e fushatës tuaj të medias sociale, ju duhet të vendosni se cilat kanale të marketingut të përdorni për të mbledhur konsumatorë. Kanalet e marketingut të cilat i zgjedhni duhet të reflektojnë audiencën tuaj të shënjestruar. Nuk e dini se ku të filloni? Zgjedhni sipas demografikave të çdo platformeje sociale.

  1. Angazhohuni me pjesëmarrësit e fushatës tuaj.

Njëra prej gjërave më të rëndësishme që mund të bëni për të përmirësuar përfitimet e fushatës tuaj është të angazhoheni me pjesëmarrësit. Përderisa konsumatorët fillojnë të postojnë përmbajtje me hashtag-un tuaj, kushtojuni shumë vëmendje dhe ‘’pëlqeni’’ dhe ‘’komentoni’’ në të gjitha postimet pozitive. Kur konsumatorët shohin markën tuaj duke u angazhuar me njerëz të vërtetë, vlerësojnë prezencën tuaj shoqërore dhe njerëzojnë markën tuaj.

  1. Shfaqni përmbajtjen tuaj të mbledhur.

Sapo të mbledhni disa përmbajtje, duhet t’i përdorni ato. Zgjedhni përmbajtjet e cilësisë më të lartë për t’i shfaqur në kanalet tuaja të marketingut. Ato duhet të shfaqen edhe online( marketing përmes emailit, faqe produkti etj.) Dhe offline ( shfaqje direkte, paketime etj). Festimi me konsumatorët tuaj, me lejen e tyre sigurisht, në markën tuaj është njëra prej mënyrave më të mira për të rritur mbajtjen dhe besnikërinë e konsumatorëve.

  1. Matni dhe analizoni suksesin e fushatës tuaj.

Perderisa filloni të përmbledhni fushatën tuaj ,të  vlerësoni progresin e bërë në qëllimet tuaja fillestare, prisni të vlerësoni rezultatet cilësore dhe sasiore. Duke analizuar fushatën tuaj, ju mund të zbuloni informacione të reja befasuese, si p.sh si po përdorin produktet tuaja konsumatorët.

Nëse ndiqni pesë hapat më lartë, fushata juaj në media sociale është e garantuar të shohë rezultate. Por cila është salca sekrete e një fushate fantastike në media sociale? Mbi të gjitha, mbani fushatën tuaj të vërtetë dhe argëtuese. Nëse po angazhoheni dhe po festoni me konsumatorët tuaj, fushata juaj do të arrijë sukses.

Juliet Carnoy

Menaxhere marketingu ne Pixlee

Juliet Carnoy është menaxhere marketingu në Pixlee, një platformë e marketingut vizual e cila ndihmon markat të tregtojnë dhe të shesin me video dhe fotografi të konsumatorëve të vërtetë. Ajo ka diplomuar në Scripps College dhe është nga California.