Foto: Shutterstock

Një gjumë cilësor në mënyrë domethënëse ndikon në produktivitetin tuaj. Shumë njerëz nuk flenë tetë orë çdo natë sepse mundohen të ndërtojnë biznesin e tyre. Por ata ende janë në gjendje të kenë nivele të larta të produktivitetit.

Çelësi është se ata maksimizojnë përfitimet nga ato pak orë të gjumit që bëjnë. Ju mund të keni rezultatet e njëjta duke aplikuar këshillat më poshtë.

Përdorni pohime në kohën e gjumit.

Kjo është një armë sekrete të cilën  shumica nuk e dinë. Unë kam mësuar këtë këshillë nga libri i Hal Elrod në The Miracle Morning. Ju mund të përdorni fuqinë e pohimit për të përgatitur mendjen tuaj për gjumin më të mirë, edhe nëse është vetëm për disa orë.

P.sh., ju mund të thoni, ‘’Do të zgjohem në (koha kur dëshironi të zgjoheni), dhe kjo do të jetë më shumë se e mjaftueshme që të zgjohem’’. Përgatitja e trurit tuaj që të shfrytëzoni në maksimum kohën në dispozicion për të fjetur është një mënyrë e mrekullueshme që të zgjoheni të lumtur dhe produktivë.

Flini gjatë ditës në mënyrën e duhur ose mos flini fare

Fjetja e shkurtër është një mënyrë e mirë që të kaloni orën 3 pasdite dhe të jeni produktivë për pjesën tjetër të ditës. Problemi është se shumica e njerëzve e bëjnë gabim. Së pari, flini për më pak se 30 minuta ose një orë e gjysmë. Së dyti, provoni të flini në mes orës 1-3 pasdite. Në këtë mënyrë ju do të keni gjumë më të mirë REM.

Nëse e bëni pas orës 4 pasdite, trupi juaj do të shkojë në një cikël të gjatë, dhe ju nuk do të jeni në gjendje të zgjoheni. Ju do të jeni si një zombi. Për këtë nëse nuk mund t’a bëni në mënyrë të duhur, mos e bëni fare.

Ushtrimet janë aleati juaj më i mirë.

Një tjetër mënyrë e mrekullueshme që të përgatisni veten për cilësi më të lartë të gjumit është të bëni ushtrime disa orë para gjumit. Koha ideale për të bërë ushtrime është rreth orës 6 pasdite. Kur jeni të dërrmuar, mendja juaj do të kalojë në cikle të thella më shpejtë, duke ju dhënë më shumë kohë në ciklin e thellë, dhe duke ju ofruar cilësi më të lartë të gjumit.

Unë kam ushtruar me muaj, kryesisht për të shmangur depresionin. Por një tjetër përfitim është se po filloj të kem cilësi më të mirë të gjumit natën, dhe po zgjohem duke u ndjerë produktiv. Unë madje kam mundësinë dhe energjinë për të punuar në biznesin tim anësor për disa orë para se të shkoj në kolegj.

Flini vetëm kur mundeni.

Nuk ka asgjë më keq se sa të bezdiseni në mes të gjumit tuaj, veçanërisht kur jeni në pjesën e thellë të ciklit. Studimet kanë treguar se njerëzit të cilët flenë në të njëjtën shtrat me dikë tjetër vuajnë 50 përqind më shumë ndërprerje të dëmshme të gjumit. Pse të zvogëloni cilësinë e gjumit nëse mund të flini vetëm?

Një banjë e nxehtë para gjumit.

Kjo është diçka të cilën e kam mësuar nga Arianna Huffington. Ajo thotë se një banjë e nxehtë është një pjesë shumë e rëndësishme e rutinës së saj para gjumit. Unë e testova këtë vetë, dhe tani nuk mundem pa e bërë këtë. Është e dëshmuar shkenctarisht se ju përgatit të flini më shpejtë. Një banjë e nxehtë pas palestrës është gjithashtu një çelës i rëndësishëm i një gjumi më të mirë, gjithashtu.

Zgjohuni në momentin e duhur.

Gjumi ynë përbëhet nga ciklet, të cilat zakonisht përsëriten çdo 90 minuta. Zgjohuni në mes të tij, dhe ju do të ndiheni të çorientuar për pjesën tjetër të ditës. Zgjohuni në fund të ciklit, para se një cikël i ri të fillojë dhe do të ndiheni të rifreskuar. Shikoni se sa shumë po flini që të përfundoni ciklet. Përdorni Sleepyti.me që të llogarisni kohën kur  të flini.

Një tjetër këshillë e mrekullueshme që të shmangni zgjimin në mes të ciklit është të përdorni një aplikacion si Smart Sleep që të analizoni gjumin tuaj, dhe kur filloni të hyni thellë në cikël, ju zgjon, edhe nëse është 10 minuta më herët se alarmi juaj i caktuar. Këto 10 minuta janë dallimi në mes të ndjerit të papushuar dhe të pasurit një ditë shumë produktive.

Gjumi është i rëndësishëm.

Jam i sigurtë se tashmë e dini se gjumi është me të vërtetë i rëndësishëm. Përderisa këto mënyra do ju ndihmojnë të flini më pak, mos e dërgoni shumë larg duke shkurtuar gjumin e juaj shumë.

Ahmed Safwan

Ndërmarrës përderisa ende 20 vjeçar

Ahmed Safwan ishte në gjendje të krijonte një biznes të pavarur, dhe ende ka kohë të studiojë Stomatologjinë, dhe të dalë me shokët e tij.