Foto: Shutterstock

Ndërmarrësit janë ëndërrimtarët më të mëdhenj në planet. Ne jemi pak të çmendur ndonjëherë, por kjo na jep aftësinë ‘’të shkojmë pas gjërave’’ përderisa të tjerët ulen dhe mendojnë ‘’Kjo mund të mos funksionojë siç e kemi planifikuar’’.

Ndërmarrësia është një ndryshim emocionesh. Ne shpesh përjetojmë frikë, stres dhe ankth. Nganjëherë dështojmë. Jo çdo ide e jona del e mirë. Në fakt, shumica dështojnë. Do të ketë kohëra të vështira në çdo rrugëtim të ndërmarrësve. Këtu janë pesë mënyra që të qëndroni të motivuar edhe kur gjërat bëhen të vështira.

  1. Kini një qëllim.

Kini një qëllim më të madh, përtej biznesit tuaj. Sapo t’a identifikoni, përdorni rrugëtimin tuaj të ndërmarrësisë si një mundësi për t’a përmbushur atë.

Nuk ka qëllim të duhur ose të gabuar. Disa mund të dëshirojnë të jenë në gjendje të nisin një organizatë bamirëse e cila mbështet një qëllim specifik, si p.sh. kërkime për kancer. Disa të tjerë mund të dëshirojnë të nisin një familje, dhe të ndërtojnë një shtëpi më të madhe. Disa mund të dëshirojnë të udhëtojnë nëpër botë. Ka shembuj të pafundëm. Cilado qoftë e juaja, sigurohuni t’a shkruani dhe t’a shikoni çdo ditë.

Kur keni diçka në të cilën punoni, dhe konsumon mendjen tuaj, i bën kohërat e vështira shumë më të lehta për t’u përballur me to.

  1. Rrethoni veten me një sistem të fuqishëm të mbështetjes.

Shpesh herë kur përballemi me situata të vështira, shokët dhe familja jonë bëhen dëgjuesit tanë. Pengesa më e madhe të cilën shumica e ndërmarrësve duhet t’a tejkalojnë është të jenë në gjendje të kërkojnë këshilla kur kanë nevojë. Ne jemi një grup krenar dhe nganjëherë kokëfortë. Sapo të kaloni atë frikën fillestare të kërkimit të reagimeve dhe këshillave, bëhet e qartë se sistemi juaj mbështetës mund të ju ndihmojë gjatë kohërave të vështira.

Flisni me shokët dhe familjen në baza të rregullta nëse nuk jetoni afër tyre, takohuni çdo javë me shokët, dhe merrni në konsideratë mbajtjen e një darke familjare për shokët tuaj më të afërt dhe anëtarët e familjes.

  1. Shtypni pauzën.

Shumë ndërmarrës supozojnë se nëse ata përballen me një kohë të vështirë, mënyra e vetme për t’a tejkaluar atë është të punojnë 20 orë në ditë. Nëse punoni gjatë gjithë kohës, do të bëjë këto kohëra të vështira edhe më keq, dhe ju do të dërrmoheni.

Jo vetëm që shtypja e pauzës dhe të larguarit nga biznesi juaj do ju japë mundësinë të rimbushni bateritë tuaja, por ka gjasa që ju të ktheheni me ide të mrekullueshme për biznesin tuaj. Kur shkëputeni për disa ditë, ju jep mundësinë të mendoni më qartë se sa do të kishit mundësi gjatë punës.

  1. Mos lini pas dore hobit tuaj.

Një hobi larg nga puna është mënyrë e mrekullueshme të largoheni nga stresi i vazhdueshëm i ndërmarrësisë. Kjo kohë larg nga biznesi është e shëndetshme për ju, gjithashtu edhe për biznesin tuaj.

Qoftë peshkimi, golfi ose ecja, sigurohuni të mos e lini pas dore atë që e dëshironi për të kaluar gjithë kohën tuaj duke punuar.

  1. Gjithmonë bëni veten prioritet numër një.

Kohërat e vështira janë shumë stresuese, e cila mund të ketë ndikim negativ në shëndetin tuaj. Gjithmonë bëni veten prioritet numër një, sepse nëse ju nuk jeni aty, kush do të drejtojë biznesin?

Bëni ushtrime të rregullta, hani shëndetshëm, pini shumë ujë, dhe pushoni mirë gjatë natës. Të ndjerit të shëndetshëm dhe përplot energji do t’a bëjë shumë më të lehtë të përballeni me kohërat e vështira.