Foto: Shutterstock

Natën e kaluar, kur po vendosja djalin tim 5 vjeçar në gjumë, ai më kërkoi t’i lexoja klasiken Green Eggs and Ham nga Dr. Seuss a.k.a. Theodor Seuss Geisel.

Pasi kënduam disa këngë dhe bëmë disa lutje, unë u ula në një karrige afër shtratit të tij duke i kënduar një ninullë në errësirë pas librit me 62 faqe të cilin sapo e përfunduam.

Premisa është shumë e drejtpërdrejtë. Një karakter me emër ‘’Sam I Am’’ provon të bindë protagonistin pa emër të shijojë disa vezë të gjelbërta dhe mish, të gjitha të shkruajtra në stilin unik të ‘’Doktorit të Mirë’’.

Përderisa e thjeshtë në gjuhë dhe kompozim, ka pesë parime interesante të shitjeve të cilat mund të  mbledhen nga ky libër i fëmijëve.

  1. Nëse është ndryshe, duhet të jetë falas, së pari.

Përgjatë tërë librit Sam provon të bindë personazhin kryesor për të provuar disa vezë të gjelbërta. Zakonisht, vezët e gjelbërta tregojnë se janë të prishura por këtë po provon Sam t’a shesë.

Rruga më e mirë për një produkt të tillë është t’a ofrojë falas që të zvogëlojë rrezikun e konsumuesve dhe të inkurajojë mostrat, të cilat funksionojnë në këtë rast. Sapo konsumatori t’a pëlqejë produktin, atëherë është logjike që diskutimi të kalojë në vlerë dhe çmim, por bëjeni falas së pari.

  1. Këmbëngulja prodhon rezultatet.

Sam i kërkon protagonistit të paktën 12 herë për të konsumuar përbërësit e pjatës së mëngjesit. 12 herë!

Një kandidat tipik mund të quajë këtë angazhim ‘’ngacmim’’ në vend të shitjes, por qëllimi është të mos dorëzoheni nëse nuk mund të mbyllni shitjen në tentimin tuaj të parë.

  1. Kërkoni dhe shisni zgjidhjen.

Është një gabim i zakonshëm i shitjeve për të shitur tiparet e një produkti ose shërbimi, në vend të përfitimeve që ato tipare mund t’i ofrojnë një konsumatori potencial. Është thënë gjatë se kur konsumatori blen një turielë, ai nuk blen turielën por vrimat që ajo mund të krijojë.

Çelësi i shitjes së suksesshme është të fokusoheni në përfitimet dhe zgjidhjet për blerësin.

Në Green Eggs, Sam provon të bindë konsumatorin se ai mund të pëlqejë shijen dhe cilësinë e atij ushqimi falas. Në fund, Sam kërkon skenare të shumta për t’a bërë më të lehtë që konsumatori ta provojë ushqimin.

Sam është i fokusuar në një zgjidhje dhe në fund personazhi kryesor e sheh këtë.

  1. Mos merrni refuzimin personalisht.

Sam qëndron gazmor dhe gjakftohtë gjatë tërë librit, pavarësisht më shumë se 80 qortimeve, kundërshtimeve dhe refuzimeve. Në çdo pikë në tregim, ‘’shitësi’’ i vogël duket si i dobishëm, i vërtetë  dhe optimist. Përderisa tregimi është i marrë dhe pakuptim, sjelljet e Sam janë një model për secilin në shitje.

Refuzimi i produktit ose shërbimit tuaj nuk është një refuzim për ju si person. Shitësit më të mirë mbajnë produktet dhe personalitetet e tyre të ndara.

  1. Marrëdhënia është qëllimi.

Në fund të këtij libri protagonisti mirënjohës dhe i buzëqeshur vë krahun e tij rreth Sam dhe i thotë ‘’faleminderit’’ që i ka ndihmuar atij të përjetojë dhe të shijojë vezët me ngjyrë të çuditshme dhe mishin.

Mësimi këtu është se mënyra e vetme për të ndërtuar një biznes të qëndrueshëm është duke ndërtuar besim dhe marrëdhënie të qëndrueshme me konsumatorët.

Edhe pse të thjeshta janë të gjitha të vërteta, dhe edhe pse një libër i trilluar, ia vlen të merrni shembull nga ai.

Tor Constantino

Tor Constantino është ish gazetar, folës, autor me shitjet më të mira dhe tani punon në marrëdhëniet publike me shkallë të Masterit në Administrim Biznesi dhe jeton afër Philadelphia me më shumë se 25 vite përvojë si shkrimtar profesionist. Ai shkruan rregullisht në blogun e tij.  Pikëpamjet e tij janë të tijat dhe nuk reflektojnë ato të punonjësve të tij ose të ndonjë organizate tjetër. Ju mund të lidheni me të në Twitter dhe në Facebook.