Foto: Shutterstock

Në kohën kur filloni biznesin tuaj, ju tashmë jeni përgatitur për ndërmarrësinë e vështirë. Ju kanë treguar shokët e klasës, shokët, anëtarët e familjes, kolegët, investitorët dhe partnerët se ju duhet të punoni shumë, gjatë netëve dhe fundjavave dhe të zgjidhni sfida të vështira që në fund të jeni të suksesshëm.

Por rreziqet më të mëdha të ndërmarrësisë zakonisht nuk vijnë nga burimet tradicionale të stresit. Këto rreziqe janë të vështira, por të parashikueshme, dhe ndërmarrësit e devotshëm janë të pajisur mirë për t’u përballur me to.

Në fakt, ju keni më shumë gjasa që të stresoheni dhe të sfidoheni nga gjërat që nuk ua merr mendja. Këtu janë gjashtë befasi më pak të parashikueshme me të cilat do të përballeni:

1. Lemza e rrjedhës së parasë

Ka shumë biznese potenciale të cilat mund t’i filloni me pothuajse asnjë para, por sapo të filloni, rrjedha e parasë bëhet shumë e rëndësishme. Rrjedha e parasë, pas të gjithash, është ajo që i mban dyert e biznesit tuaj të hapura. Paguan punonjësit, mban dollapët të pajisur dhe ju jep mundësinë të ri investoni në biznes.

Edhe një biznes përfitues mund të vuajë nga problemet e rrjedhës së parasë ( nga konsumatorët të cilët nuk paguajnë në kohë, shpenzime urgjente të papritura dhe befasi të tjera), dhe kur i yti është një nga këto, duhet të bëni përleshje të madhe për të mbuluar të gjitha bazat e juaja financiare. Bëhuni sa më proaktivë që të jetë e mundur këtu, dhe mbani evidencë të çdo centi që del nga biznesi yt.

2. Largimet e partnerëve

Kur filloni biznesin tuaj, mund të keni një partner, një këshillues ose të paktën një punonjës ose dy të cilët janë aty për të rrumbullakësuar idetë tua dhe të ndalojnë pengesat e hershme të ndërtimit të biznesit.

Është e lehtë të imagjinohet se këta njerëz do të qëndrojnë aty përgjithmonë sepse ata kanë qenë aty nga fillimi; por herët ose vonë, njëri nga ta ka gjasa të largohet. Vetëm nëse kjo ngjarje ndodh pas një ndërtimi gradual, ka gjasa që ju të befasoheni, dhe të detyroheni të bëni ndryshim drastik në qasjen tuaj. Psikologjikisht, kjo mund të jetë e vështirë për t’a përballuar.

3. Vetmia

Disa ndërmarrës janë të turpshëm prej natyrës, të cilët punojnë në vetmi. Të tjerët janë persona të hapur, të cilët preferojnë angazhim të vazhdueshëm me ekipin. Në cilëndo mënyrë, ju do të filloni të ndieni vetminë të lidhur me ndërmarrësi.

Do të detyroheni të jeni ‘’fytyra’’ e kompanisë, duke fshehur çfarëdo shqetësime ose vërejtje që keni për biznesin, dhe nuk do të keni askënd të flisni për biznesin tuaj dhe stresin e rolit tuaj. Mbi këto, do të punoni orë të gjata larg nga të dashurit, kështu që do të filloni të ndiheni më të izoluar. Vetmia është një fenomen i diskutuar rrallë në ndërmarrësi, dhe është i vështirë për t’u parandaluar.

4. Largimet e klientëve të mëdhenj

Nuk është kurrë një ide e mirë të vendosni të gjitha vezët në një shportë, por shpesh, bizneset rriten të varura nga klientët, të cilët kanë një pjesë të madhe të të ardhurave tuaja ose që duket se do të qëndrojnë përgjithmonë aty.

Kur një klient largohet, mund të përjetoni goditje në sistemin tuaj. Mund të shkaktojë që ju të dyshoni për qasjen tuaj, dhe natyrisht do ju detyrojë të ri balanconi shitjet e juaja dhe përpjekjet e klientëve.

5. Imitimi

Nuk ka rëndësi se sa gjatë keni ndërtuar reputacionin e kompanisë. Kur një konkurrent arrin i cili kopjon modelin e biznesit tuaj pothuajse tërësisht, kompania juaj do të jetë në rrezik.

Nëse konkurrenti është në gjendje t’a dallojë veten ose t’a bëjë atë të cilën ju e bëni pak më mirë, do të përballoheni me diçka e cila duket si kërcënim. Në vend se të bëni panikë, merrni kohë që të analizoni qasjen e konkurrentit, dhe gjeni një mënyrë për t’a kaluar atë, e cila mund të përfshijë lirimin e çmimeve, ofrimin e më shumë gjërave ndaj konsumatorëve ose shënjestrimni e një audience tjetër.

6. Rraskapitja

Pa marrë parasysh se sa entuziastë dhe energjetikë jeni në fillim të ndërmarrjes, do të përballeni me mundësinë e rraskapitjes. Rraskapitja mund të marrë disa vite, ose vetëm disa muaj, për t’u zhvilluar; por kur shfaqet, do të bëhet pothuajse e pamundur për t’a ndryshuar. Rreziku i vërtetë këtu është që rraskapitja zhvillohet gradualisht; ju do të vazhdoni të punoni shumë, pa e vërejtur që keni filluar të mos e duroni biznesin dhe që jeni të lodhur nga puna.

Pastaj, një ditë, do të urreni idenë e ngritjes nga shtrati në mëngjes, dhe do të kuptoni se projekti juaj pasionant është bërë një detyrë. Mënyra më e mirë për të adresuar rraskapitjen është t’a parandaloni atë para se të rritet; merrni kohë për veten, dhe mos punoni shumë.

Edhe duke e ditur se këto burime potenciale të stresit janë në horizont, do t’a kuptoni se ende ka gjasa që të ju zënë të pa përgatitur. Mund të mos jeni të gatshëm për fuqinë e tyre kur të arrijnë. Por, në vend se të provoni të parashikoni gjithçka që do të mund të ju ndodhte juve dhe biznesit tuaj, fokusohuni në zhvillimin e vetes sa më shumë që të jetë e mundur.

Qëndroni të fokusuar, të adaptueshëm dhe të durueshëm. Më e rëndësishmja, ndërtoni një rrjet të mbështetjes në të cilin mund të mbështeteni në momentet e juaja më të errëta. Kjo do ju japë elasticitet dhe mbështetje për të përballur pothuajse gjithçka, madje edhe befasitë.

Jayson DeMers

Jayson DeMers është themelues dhe kryeshef ekzekutiv i AudienceBloom, një agjensi me bazë në Seattle. Ai është autori i librit, ‘’The Definitive Guide to Marketing Your Business Online’’.