Foto: Shutterstock

Udhëheqja? Në themel, është aftësia për të kaluar një ide te një grup i njerëzve. Gjatë viteve, unë kam studiuar jetët e një numri të individëve të cilët i konsideroj udhëheqës të dalluar të biznesit, dhe është e qartë për mua se si cilësi të caktuara gjithmonë dallohen. Këta njerëz duket se kanë disa karakteristika të përbashkëta të cilat i dallojnë ata, pavarësisht fushës së tyre.

Këto tipare mund të jenë komplekse, pra nuk është çudi se pse ato nuk kuptohen ose aplikohen lehtë.

Më poshtë janë disa nga ato tipare dhe si mund t’i shërbejnë kompanisë tuaj.

  1. Vizionarë

Për të qenë një udhëheqës vizionar i biznesit do të thotë se ju keni krijuar biznesin tuaj nga një vizion dhe keni bërë çdo përpjekje për të arritur atë. Udhëheqësit e biznesit duhet të gjenë një mënyrë për të kuptuar se si të përfitojnë nga përmushja e një vizioni të qartë, dhe jo anasjelltas.

Fuqia e një vizioni të qartë dhe konciz është treguar në deklaratën e fuqishme të Bill Gates në vitin 1980, ‘’Një kompjuter në çdo tavolinë dhe në çdo shtëpi’’. Pas 37 viteve: Gates është njëri prej udhëheqësve më të pasur në botë, duke bërë saktësisht atë që i tha botës.

  1. Të qartë

Kjo do të thotë të jeni të qartë për objektivat. Udhëheqësit e biznesit duhet të provojnë më të mirën e tyre për të qenë të qartë për vizionin e biznesit të tyre, drejtimet dhe objektivat ditore. Përderisa vetëm qartësia nuk do të thotë besnikëri nga partnerët dhe punonjësit, rezultatet rrallë do të jenë të jashtëzakonshme vetëm nëse udhëheqësi është gjithashtu i qartë për ‘’arsyen’’ prapa atyre udhëzimeve, vendimeve dhe drejtimeve.

Për të qenë ky lloj i udhëheqësit, mësoni se si të jepni udhëzime të cilat punonjësit tuaj do t’i ndjekin. Nëse ata mund të shohin saktësisht atë që ju shihni, gjasat janë se ata do të bëjnë atë që ju thoni.

  1. Aftësia ripërtëritëse

Aftësia ripërtëritëse do të thotë aftësia për t’u ngritur nga pengesat, të përshtateni mirë me ndryshimet dhe të vazhdoni përpara edhe gjatë fatkeqësive. Është aftësia e një udhëheqësi të biznesit të mbajë mendime optimiste dhe pozitive pavarësisht gjërave të cilat shkojnë keq.

Gjithashtu do të thotë përputhje në strukturë dhe sjellje, ose si quhet praktikat integrale ditore. Çelësi i aftësisë ripërtëritëse në këtë formë është të studioni stilin tuaj të udhëheqjes dhe të krijoni një rutinë e cila funksionon më së miri për ju. Meqë ra fjala për këtë, Sven Hansen e Resilience Institute ka thënë, ‘’Nëse ka një gjë e cila mbron dhe ndërton aftësitë ripërtëritëse, është praktika integrale ditore. Këtu, ne transferojmë idetë në veprime të cilat krijojnë lirinë e aftësisë ripërtëritëse.

Si një udhëheqës, ju mund të drejtoni një ekip të disiplinuar i cili nuk jep arsyetime vetëm nëse ju keni aftësi ripërtëritëse dhe në një formë të parashikueshme. Ky lloj i aftësisë ripërtëritëse përfshin fleksibilitetin përderisa biznesi vazhdon.

  1. Të arritshëm

Për të qenë të arritshëm kërkon që ju të jeni të arritshëm për ekipin tuaj, mendërisht dhe emocionalisht. Kërkon që ju të dëgjoni dhe të siguroheni se po dëgjoni; dhe nganjëherë kjo mund të përfshijë përsëritjen e asaj që e kuptoni, për konfirmim, dhe të vini mënjanë idetë dhe para-konceptimet.

Christine Riordan, një trajnere e udhëheqjes dhe ish kryetarja e Adelphi University, ka shpjeguar se si t’i dëgjoni punonjësit, duke thënë, ‘’Udhëheqësit…nuk bëjnë supozime. Ata hyjnë thellë në përmbajtjen e bisedës dhe verifikojnë atë që e kanë dëgjuar. Ata në mënyrë tipike bëjnë pyetje si, ‘Mendoj se ti e the këtë; a është e saktë’’?

Si një udhëheqës, ju mund të mendoni se nuk ka vend për emocione në vendin e punës, por e vërteta është se ka; vetëm se me shumë gjasa negative.

  1. Të ndjeshëm

Të jeni të ndjeshëm thjeshtë do të thotë të bëni përpjekje për të kuptuar problemin dhe të artikuloni arsyen për përgjigjen tuaj në mënyrë të duhur, edhe nëse nuk është përgjigja që të tjerët e dëshirojnë.

Në një aritkull të famshëm në Harvard Business Review i titulluar ‘’What Makes a Leader’’? Daniel Goleman tregoi tri arsye pse ndjeshmëria është e rëndësishme: përdorimi i rritur i ekipeve, ritmi i shpejtë i globalizimit dhe nevoja e rritur për të mbajtur talentët. ‘’Udhëheqësit me ndjeshmëri’’, shkroi Goleman. ‘’bëjnë më shumë se sa të ndjejnë keqardhje për njerëzit rreth tyre: ata përdorin njohuritë e tyre për të përmirësuar kompanitë e tyre në mënyra të thjeshta por të rëndësishme.

  1. Fleksibilë

Çdo pronar i biznesit duhet të jetë mjaftueshëm fleksibil për të ditur se kur të ndryshojë një plan ose një sistem dhe kur t’i rregullojë ato. Udhëheqësit duhet të dinë se kur duhet metodat e tyre të udhëheqjes të ndryshohen tërësisht.

Librat që janë shkruajtur për suksesin në biznes kanë ndihmuar shumë biznese, por librat të cilët janë shkruajtur 20 vite me parë rrallë lidhen me kohën e sotme. Pra, mbani vizionin tuaj para jush, por ndjehuni të lirë të ndryshoni metodat tuaja nëse kjo kërkohet.

Do t’a përmbledh këtë me një thënie nga Jack Welch, ish Kryeshefi Ekzekutiv i General Electric, i cili tha: ‘’Kur u bëtë udhëheqës, nuk iu dhanë një kurorë; por një përgjegjësi për të nxjerrë më të mirën nga të tjerët’’. Kjo ka rëndësi më së shumti në fund.