Foto: Shutterstock

Vlera e ofrimit të shkëlqyer të shërbimit të konsumatorëve tani është vendosur qartësisht, dhe ju duhet të krijoni shërbimin tuaj të mrekullueshëm të konsumatorëve brenda biznesit tuaj. Por, si të merrni hapin e radhës dhe të përdorni atë shërbim për shitje të rritura? Këtu janë  disa këshilla për të bërë atë, të përpiluara nga anketimi i ushtrimeve më të mira të 10,000 bizneseve të cilat menaxhojnë vlerësimet e tyre në SiteJabber.

  1. Kërkoni vlerësime pas ofrimit të shërbimeve.

Vlerësimet mund të shtyejnë të ardhurat, dhe njëra prej mënyrave më të lehta për të marrë më shumë vlerësime është t’ua kërkoni atyre pas bashkëveprimit. Duke supozuar se ju tashmë po ndiqni praktikat më të mira, bashkëveprimet tuaja duhet të vendosin marrëdhënie personale me konsumatorët dhe të rezultojnë në përvoja pozitive, duke e bërë atë një kohë ideale për të kërkuar një vlerësim. Në SiteJabber, bizneset të cilat kërkojnë vlerësime pas bashkëveprimeve shohin rritje të vlerësimeve në 73 përqind.

  1. Postoni publikisht përgjigjet ndaj konsumatorëve.

Njëri prej vendeve më të mira për të treguar shërbimin e shkëlqyer të konsumatorëve është në përgjigjet tuaja publike ndaj vlerësimeve. Duke pasur ekipin tuaj që t’u përgjigjet dhe të falenderojë çdo vlerësues, ju jep konsumatorëve kandidatë një shije të përvojës së mrekullueshme e cila është duke i pritur ata nëse blejnë nga ju. Dhe, nëse ju merrni vlerësime të këqija, ju mund t’ua tregoni të gjithëve profesionalizmin dhe mirësjelljen tuaj, e cila mund të jetë edhe më e fuqishme se vetë vlerësimet pozitive. Në SiteJabber, bizneset të cilat u përgjigjen vlerësimeve kanë 86 përqind më shumë vlerësime pozitive dhe marrin 120 përqind më shumë konsumatorë nga vlerësimet e tyre.

  1. Shpërndani bashkëveprimet e shërbimit në media sociale.

Për të plotësuar edhe më tutje bashkëveprimet tuaja pozitive, shpërndani ato në media sociale, kjo mund të bëhet me vlerësime, dëshmi përmes video-ve ose përmes fotografive në Instagram. Këto vlerësime mund të postohen për admiruesit dhe ndjekësit tuaj ose të inkorporohen në reklama, të cilat rrisin përqindjen e klikimeve, zvogëlojnë shpenzimet dhe rrisin të ardhurat. Reklamat e medias sociale të cilat përfshijnë vlerësime, dëshmi dhe  tjera përmbajtje të përdoruesve kanë përmirësuar klikimet e tyre në 300 përqind.

  1. Theksoni tregime të jashtëzakonshme të shërbimit për raportuesit.

Kërkoni nga stafi juaj që të kërkojnë mundësi që të ofrojnë shërbim të jashtëzakonshëm dhe të identifikojnë tregime të pabesueshme të konsumatorëve. Ndoshta fustani i një nuseje nuk erdhi në kohë, por dyqani juaj i nusërisë ofroi shërbim të mrekullueshëm në të njëjtën ditë. Ndoshta qendra juaj e teknologjisë ruajti kompjuterin e dikujt nga hakerët.

Raportuesit dhe shtypi janë gjithmonë të etur për këto lloje të tregimeve, dhe ata ofrojnë shtyp fantastik për biznesin tuaj. Në SiteJabber, ne zbuluam se konsumatorët të cilët kanë pasur përvojë të jashtëzakonshme të tillë kanë më shumë gjasa të lënë vlerësime, kështu që mbani ato vlerësime pozitive për ide shtypi.

  1. Krijoni mbrojtës të markës.

Mbrojtësit e markës janë vlerësuar pesë herë më shumë se konsumatorët e rregullt dhe gjysmë milion dollarë më shumë. Atëherë shtrohet pyetja: Cila është mënyra më e mirë për t’i krijuar ata? Në nivelin më të lartë, ka tre hapa: identifikimi, krijimi dhe mirëmbajtja.

Identifikimi mund të bëhet në nivelin e shërbimit të konsumatorit. Kërkoni bashkëveprime të cilat tregojnë se një konsumator mbështet me entuziazëm markën tuaj në media sociale, duke monitoruar përmendje të markës dhe duke kërkuar ndjekës dhe fansa në vlerësime publike.

Krijimi mund të arrihet duke u angazhuar dhe duke falenderuar mbrojtësit potencialë. Bëni këtë përmes medias sociale ose përmes shënimeve falenderuese. Mënyra shtesë për të falenderuar mbrojtësit kandidatë të markës është të përfshini oferta dhe dhurata të veçanta.

Përderisa koha kalon, mbrojtësit mund të mirëmbahen përmes angazhimit, ofertave ekskluzive dhe ngjarjeve speciale.

  1. Rrisni vlerën e konsumatorëve ekzistues.

Njëra prej përparësive më të mëdha të ofrimit të shkëlqyer të shërbimit të konsumatorëve është se mund të mbani më shumë konsumatorë. Kjo është e vlefshme, sepse ne e dimë se mbajtja e një konsumatori ekzistues mund të jetë pesë deri në 25 herë më e lirë se sa gjetja e një të riu.

Gjithashtu, përderisa gjurmoni performancën e shërbimit tuaj të konsumatorëve përmes vlerësimeve publike dhe sondazheve të brendshme, ofrojuni konsumatorëve kuponë si shpërblim për përgjigjet e tyre. Kjo i ndihmon konsumatorët të ndjehen më të angazhuar me zhvillimin e biznesit tuaj, dhe konsumatorët e angazhuar do të prodhojnë të ardhura shtesë.

Jeremy Gin

Kryeshef Ekzekutiv i SiteJabber

Jeremy Gin është kryeshefi ekzekutiv i SiteJabber, një komunitet i vlerësuesve të bizneseve onilne. Kompania së fundmi lansoi SiteJabber for Business, paltformën e vetme të vlerësimeve falas dhe të menaxhimit të reputacionit, duke ndryshuar praktikën e zakonshme në kërkimin e parave për bizneset për të menaxhuar reputacionet e tyre. SiteJabber ka më shumë se 750,000 anëtarë dhe ka vlerësuar më shumë se 55,000 biznese dhe ka ndihmuar më shumë se 40 milion konsumatorë të gjejnë biznese me  reputacion të mirë.