Foto:Shutterstock

Si një eksperte e etikës, shpesh thirrem nga mediat për të ndarë këshilla për një shumëllojshmëri të temave nga etika e emailit në etikën e takimeve. Për shkak se jam jashtë vendit shumicën e kohës, unë mbaj shumicën e intervistave përmes Skype apo Google+ Hangout. Falë teknologjisë, unë mund të bëj biznes me të gjithë, gjithkund në botë.

Edhe nëse jeni të modës së vjetër dhe preferoni komunikimin sy më sy, gjasat janë se ju një ditë do duhet të përdorni konferencat përmes videos që të qëndroni në kontakt me kolegët, klientët dhe raportuesit.

Ju mund të mendoni se konferencat përmes videos nuk kërkojnë nivelin e njëjtë të kujdesit sikur në takimet me klientët, por ndikimi vizual qëndron i njëjtë. Një studim i Wainhouse zbuloi se 64 përqind prej nesh mbajmë konferenca përmes videos çdo javë, dhe për shkak se ky komunikim po rritet, një imazh fitimtar digjital është bërë një gjë e domosdoshme.

Këtu janë disa këshilla që të dukeni dhe të veproni në mënyrë sa më profesionale.

  1. Ndriçoni ambientin.

Drita dhe këndet janë aq të rëndësishme për thirrjet përmes videos njëlloj si fotografitë profesionale. Ju mund të mos jeni veçanërisht të interesuar në mënyrën se si dukeni kur flisni në Skype me një koleg të cilin e keni njohur me vite, por kur flisni me një investitor, klient të ri ose një punonjës potencial, situata është tërësisht ndryshe.

Si një rregull i përgjithshëm, shmangni dritat fluoreshente, e cila mund të shkaktojë hije të rënda. Shmangni dritat mbi kokë, për shkak se ato mund të krijojnë hije të zeza nën sy.

Vendosni dritën tuaj primare prapa kamerës tuaj. Në këtë mënyrë, drita dhe kamera janë në të njëjtin drejtim. Ju gjithashtu mund të përdorni dy burime dritash prapa kamerës, një në anën e djathtë dhe një tjetër në të majtën.

Sa i përket këndit, kamera duhet të vendoset në një nivel me sytë tuaj. Nëse po përdorni një laptop, vendosni diçka nën të që ta ngrisni deri sa sytë tuaj të jenë në të njëjtin nivel me kamerën.

  1. Zgjedhni një prapavijë neutrale.

Pavarësisht se a jeni në shtëpi apo në zyrë, sigurohuni që prapavija juaj të jetë profesionale dhe të mos ketë shumë detaje dhe elemente. Me fjalë të tjera, ju mund të jeni të dhënë pas fotografive familjare të varura në mur por personi në anën tjetër të kamerës mund t’i shohë ato si hutuese. E njëjta vlen për gjithçka e cila ju bën të dukeni jo profesionist, rroba, kuti, ushqim dhe pije.

Uluni në tavolinën tuaj dhe bëni një ‘selfie’ për të parë se çfarë shohin të tjerët në prapavijën tuaj. Largoni objektet nga tavolina juaj ose në murin tuaj të cilat i ulin vlerën markës tuaj. Merrni në konsideratë dizajnimin e murit tuaj si ai i kompanisë. Investoni në ngjyrën dhe imazhin e murit që t’a mbani atë në përputhje, edhe nëse klientët tuaj e dinë se veproni vetëm, atyre nuk ka nevojë t’iu kujtohet se po punoni nga shtëpia.

3.Vishuni mirë.

Kur vjen puna tek veshja, shmangni dekorimet dhe vijat. Zgjedhni rroba të errëta. Zonja, shmangni vathët të cilët lëkunden ose çfarëdo aksesori tjetër i cili bën zhurmë kur lëvizni. Për shumicën e thirrjeve, ju mund të veshni çfarëdo që dëshironi nga beli poshtë, vetëm nëse mendoni se duhet të ngriteni për ndonjë arsye.

Kontrolloni dukjen tuaj edhe një herë para se të filloni bisedën. Kontrolloni, dhëmbët, flokët dhe grimin, dhe përdorni pudër për të mbajtur nën kontroll fytyrën me shkëlqim. Mbani një krehër dhe një pasqyrë të vogël në tavolinën tuaj për përdorime të shpejta gjatë pushimeve të intervistës.

  1. Eleminoni hutimet.

Ndoshta ju kujtohet video-ja humoristike e fëmijëve të cilët penguan babain e tyre, Robert Kelly, gjatë intervistës së tij direkte me BBC News. Nëse keni kafshë shtëpiake ose fëmijë të cilët vrapojnë përreth shtëpisë, mbyllni derën tuaj dhe njoftoni familjen se jeni në një thirrje konference. Kjo do ju ndihmojë të shmangni situata të pakëndshme.

  1. Mbani shënimet tuaja afër.

Nëse ju duhet të shikoni disa shënime gjatë bisedës, shënoni ato në një letër dhe ngjisni afër kamerës tuaj. Kjo do ju ndihmojë të qëndroni në rrugë nëse filloni të nervozoheni. Mbani në mend sa më shumë pika që të jetë e mundur dhe mbani një fletore dhe një laps për të bërë shënime me sa më pak ndërprerje vizuale që të jetë e mundur.

  1. Mbani kontakt të mirë me sy.

Ju do të dukeni si fillestar nëse nuk shikoni direkt në kamerë ose të paktën në fytyrën e personit. Mos shikoni veten në kornizën e vogël në qoshen e ekranit tuaj.

  1. Merrni pajisjet më të mirë audiovizuale.

Nëse bëni shumë konferenca me video, merrni në konsideratë investimin në një kamerë të jashtme me kapacitet të lartë. Ju mund të përdorni kufje gjatë bisedës tuaj. Mirëpo, një bisedë përmes videos pa kufje duket më natyrale.

Edhe nëse ndiheni nervoz për këto lloj konferencash, mbani në mend se praktika e bën të përsosurën. Sapo të mësoheni të qëndroni para kamerës, ju do të mjeshtëroni edhe një tjetër aftësi të vlefshme biznesi.