Foto: Shutterstock

Fillimi i një biznesi është një rrugëtim. Është një rrugëtim i vështirë dhe shumica e njerëzve dështojnë sepse nuk kanë një këshillues. Unë do ju tregoj shtatë mësimet më të mëdha rreth fillimit të një biznesi. Unë i kam mësuar ato përmes përvojave dhe dështimeve të mia, dhe tani do ua tregoj që të mos kaloni në sfidat e njëjta si unë.

  1. Kërkoni mësim.

Unë besoj se mësimi është gjithçka. Edhe pse nuk është e nevojshme të jetë arsim formal. Mësimi vjen në shumë forma, duke përfshirë përmes përvojave dhe këshilluesve. Nuk mund të tregoj se sa i rëndësishëm mund të jetë kërkimi i një këshilluesi, edhe nëse duhet të paguani. Është arsyeja se pse unë kam krijuar Tim Sykes Millionaire Challenge Team, që njerëzit e zakonshëm të mësojnë.

  1. Jini të gatshëm të mësoni.

Ka shumë ndërmarrës arrogantë të cilët mendojnë se i dinë të gjitha. Mos shkoni në rrugën e njëjtë. Jini modestë dhe qëndroni në gatishmëri për të mësuar pavarësisht se sa të suksesshëm jeni dhe se sa para keni fituar.

  1. Dini qëllimin tuaj.

Mos kaloni në një biznes të ri pa një qëllim. Dini se çfarë dëshironi dhe kini një plan si të arrini aty. Unë ju rekomandoj ta shkruani atë dhe t’a ndryshoni sa herë që situata juaj e biznesit të ndryshojë. Ju do të befasoheni nga fuqia e thjeshtë e shkrimit të qëllimit tuaj dhe drejtimi tnga ai.

  1. Matni forcat dhe dobësitë.

Duke analizuar forcat dhe dobësitë e dini se si të përdorni kohën tuaj. Nëse jeni tregtar koncentrohuni në anën e marketingut. Nëse nuk jeni të mirë në numra merni dikë tjetër që të ju ndihmojë me atë, edhe nëse do të thotë të bëni një investim. Mos provoni të bëni gjithçka, ose do të hutoheni.

  1. Vazhdoni të përmirësoheni.

Bëhuni të lumtur me përparimin që bëni. E di nga përvoja se synimi i vazhdueshëm për fitore të mëdha dhe kthime të shpejta nuk do ju ndihmojë. Përputhja në biznes është shumë më efikase se sa të provoni të shkëlqeni në gjithçka njëherazi në javët ose muajt e parë.

  1. Lidhjet janë shokët tuaj më të mirë.

Biznesi ka të bëjë vetëm me atë se kë e njihni. Të njohurit dikë i cili mund të ju këshillojë, një investitor, ose dikë i cili mund të ju ofrojë mbështetje emocionale mund të jetë shumë e vlefshme. Sikur të filloja këto lidhje nga dita e parë. Çdo ditë të cilën e kaloni pa u lidhur është një partner potencial i humbur. Filloni të lidheni pavarësisht se sa të mëdhenj ose të vegjël jeni.

  1. Duani atë që bëni.

Njëra prej këshillave të mia themelore për tregtarët është të duani atë që bëni. Është mënyra e vetme që të kaloni kohërat e vështira. Pasioni na shtyen dhe nëse nuk e bëni atë që dëshironi në jetë…cili është qëllimi i asaj? Pavarësisht se cila industri është, nëse e doni dhe punoni shumë, ju do të shkëlqeni në fund dhe do të fitoni shumë para sapo të bëheni ekspertë.

  1. Filloni tani.

Në fund, mënyra më e mirë për të drejtuar një biznes është të shmangni vonimet. Filloni tani të punoni drejt qëllimeve tuaja.

Timothy Sykes

Timothy Sykes është ndërmarrës ,ekspert i monedhave, tregtar dhe avokat. Ai është përmendur në CNN, Fox News, CNBC dhe ka folur në institute prestigjioze si Harvard University.