7 Thënie Inspiruese nga Fjalimi i 2017 i Presidentit Trump në Ceremoni Diplomimi

Harroni politikën për një sekondë dhe shikoni këta rreshta inspirues nga fjalimi i parë i presidentit në ceremoni diplomimi.

Ne kemi parë Presidentin Donald Trump duke dhënë shumë fjalime, por së fundmi ai dha njërin prej fjalimeve më inspiruese në ceremoninë e diplomimit të Universitetit Liberty.

Të Shtunën më 13 Maj, Trump hipi në skenë në universitetin e krishterë. Përderisa temat religjioze ishin të shumta, deklaratat e tij ofruan motivim dhe inkurajim universal.

Ndiqni ëndrrat tuaja, luftoni për atë që besoni dhe asnjëherë mos u dorëzoni janë vetëm disa nga mësimet që Trump iu dha të diplomuarve. Përderisa presidenti përfshiu disa thirrje politike në fjalimin e tij, mbi të gjitha ai ofroi fjalë inspiruese për të diplomuarit.

Më poshtë janë disa thënie inspiruese nga fjalimi i parë në ceremoni diplomimi të presidentit.

1.‘’Mbani në mend këtë: Asgjë që ia vlen të bëhet asnjëherë nuk vjen lehtë. Ndjekja e bindjeve tuaja do të thotë se duhet të jeni të gatshëm të përballeni me kritikat nga ata të cilëve ju mungon guximi i njëjtë për të bërë atë të duhurën’’.

2.‘’Dilni nëpër botë dhe shndërroni shpresat dhe ëndrrat tuaja në veprime. Amerika ka qenë gjithmonë toka e ëndrrave për shkak se Amerika është një komb i besimtarëve të vërtetë’’.

3.‘’E ardhmja u takon ëndrrimtarëve, jo kritikëve. E ardhmja u takon njerëzve të cilët ndjekin zemrën e tyre, pa marrë parasysh se çfarë thonë kritikët, sepse ata besojnë me të vërtetë në vizionin e tyre’’.

4.‘’Asnjëherë, asnjëherë mos u dorëzoni. Do të ketë disa kohëra në jetën tuaj kur do të dëshironi të dorëzoheni, do të dëshironi të shkoni në shtëpi tek nëna juaj e mrekullueshme e cila ju shikon juve duke thënë, ‘Nënë, nuk mund t’a bëj. Nuk mund t’a bëj’. Vetëm mos u dorëzoni asnjëherë. Shkoni në shtëpi dhe thoni nënë, baba, ‘Mund t’a bëj. Mund t’a bëj. Do t’a bëj.’ Ju do të jeni të suksesshëm.

5.’’Asnjëherë mos ndaloni së luftuari për ato që besoni dhe për njerëzit të cilët i doni’’.

6.‘’Sa më shumë njerëz që ju thonë se nuk është e mundur, se nuk mund t’a bëni, aq më shumë duhet të jeni të vendosur që t’ua dëshmoni të kundërtën. Trajtoni fjalën ‘’e pamundur’’ si asgjë më shumë se motivim’’.

7.‘’Shijoni mundësinë e të qenit një fillestar. Pranoni se etiketimi i fillestarit është i mirë, pranoni atë etiketim sepse janë fillestarët ata të cilët ndryshojnë botën dhe bëjnë ndryshim të vërtetë dhe të qëndrueshëm’’.

STAFI ENTREPRENEUR