Foto: Shutterstock

Unë nuk jam profesionist legal ose financiar..Vetëm sa kam filluar dhe kam ndihmuar shumë biznese. Ndërtimi i kompanisë nga themeli është një nga gjërat më të vështira që kam bërë.

Nëse po mendoni për lansimin e një biznesi fillestar, kjo është shumë e vështirë. Këtu janë tetë këshilla për të ju ndihmuar të shmangni disa nga gabimet më të zakonshme financiare që ndërmarrësit bëjnë kur fillojnë një biznes të ri.

1. Menaxhmenti i rrjedhës së parasë është kyç

Shumë biznese fillestare dështojnë për disa arsye, por njëra është më e zakonshme se tjerat, shpenzimi i parasë. Duhet të dini se prej nga po vjen dhe se ku shkon çdo dollar.

Nëse nuk qëndroni në krye të rrjedhës tuaj të parasë, do të vendosni biznesin tuaj në pozitë të rrezikshme. Nuk është me rëndësi se sa e mirë është ideja juaj, kur shpenzoni paratë do të godisni murin. Vendosni një buxhet dhe qëndroni në të.

2. Gjurmoni dhe vëzhgoni të gjitha shpenzimet

Me një biznes fillestar, do të ketë shumë shpenzime të cilat do të vijnë nga shumë drejtime. Punësimi i dikujt për t’u marrë me gjëra në fillim nuk do të jetë i mirë për buxhetin tuaj, kështu që përdorni një program llogaritës për të qëndruar të organizuar.

Jo vetëm që do të ndihmojë në menaxhmentin e rrjedhës së parasë, por gjithashtu është më e lehtë kur vjen koha e taksave çdo vit. Përderisa rriteni dhe llogaritja bëhet më komplekse, do të duhet të merrni në konsideratë të punësoni një profesionist.

3. Kufizoni shpenzimet në fillim

Në fazat e fillimit të biznesit, mbajtja e ulët e shpenzimeve është kyçe për gjatësi. Nuk keni nevojë për zyrë të madhe në zemër të qytetit ose shujta të plota tri herë në ditë.

Shpenzoni pak që të mund të ndani pjesën më të madhe të kapitalit tuaj për rritje, e cila do ju japë mundësinë që një ditë të zbatoni çfarëdo përfitimi që dëshironi. Shumë biznese fillestare fokusohen në gjërat e gabuara, si zyra të bukura dhe harrojnë se të ardhurat e tyre duhet të jenë prioriteti i tyre i parë.

4. Qëndroni optimistë por përgatituni për më të keqen

Nuk mund t’a dini kurrë se çfarë mund të ndodhë kur filloni një biznes, kështu që më së miri është të përgatisni veten për situatat më të këqija. Mos e lini punën dhe të eleminoni burimin tuaj kryesor të të ardhurave deri sa biznesi juaj mund t’i zëvendësojë ato të ardhura.

Mbani rezerva, edhe personale edhe biznesi në një llogari të kursimeve të urgjencave. Nuk mund të jeni kurrë shumë të përgatitur për situata të këqija. Fatkeqësisht, ato ndodhin, shpesh kur më së paku i prisni. Si ndërmarrës, ju jeni përgjegjës për tërheqjen tuaj, kështu që kur filloni të fitoni para merrni në konsideratë gjërat si Roth Ira dhe disa investime, madje edhe ato të voglat. Gjithçka është më mirë se asgje, merrni në konsideratë mundësitë e mikro investimit ose financime të ndara në baza mujore në një platformë online si E*TRADE.

5. Çdo minut i kohës tuaj ka vlerë monetare

Do t’a përshkruaj këtë shumë shkurtë: koha është para.

Asgjë nuk ka më shumë vlerë monetare se koha juaj. Keni shumë pak nga ajo çdo ditë, kështu që merrni në konsideratë kur planifikoni programin tuaj dhe aktivitetet ditore. Çdo sekond që kaloni duke bërë diçka që nuk lidhet me biznesin tuaj është kohë  ( dhe para ) e humbur.

6. Fokusohuni në përvetësimin e konsumatorëve

Pa konsumatorë, nuk keni biznes. Sa më shpejt që e kuptoni se si të përvetësoni konsumatorët, aq më të mëdha do të jenë gjasat që kompania juaj të ketë sukses. Sapo të identifikoni kanale të ndryshme përvetësimi, punoni që të pakësoni shpenzimet tuaja.

Është e pamundur të testoni çdo kanal përvetësimi në fillim, për shkak të kohës dhe çmimit, kështu që fokusohuni në mundësitë më fitimprurëse. Sapo të ngjiteni në këtë, do të keni aftësinë financiare për të zbuluar kanale tjera.

7. Sigurohuni që të paguani veten

Puna juaj dhe dedikimi ndaj biznesit nuk do të vendosë ushqimin në tavolinën tuaj, ju duhet të paguani veten. Përderisa nuk keni nevojë t’i kompensoni vetes një rrogë të madhe në fillim, sigurohuni që paguani veten mjaftueshëm për të jetuar.

Jepni vetes mjaftueshëm për të jetuar rehatshëm dhe fokusohuni në ndërtimin e biznesit tuaj. Kur eleminoni stresin e financimit personal, ju jep mundësinë  të qëndroni të fokusuar në biznesin tuaj. Nuk mund të hani makarona përgjithmonë. Jepni vetes rehati dhe mbushje.

8. Vendosni qëllime financiare

Në vend se vetëm të thoni, ‘’ Dua të ndërtoj një kompani multi-miliarda dollarësh’’ duhet të vendosni qëllime financiare të arritshme dhe të matura.

Qëllime të ardhurash mujore, javore madje edhe ditore ju japin mundësinë të qëndroni në rrugë dhe të bëni përshtatjet e nevojshme për rritje të vazhdueshme. Ju madje mund të vendosni gur kilometrazhi përgjatë rrugës, duke ju dhënë shumë qëllime të vogla për t’i arritur vazhdimisht. Arritja e qëllimeve të vogla mund të ju japë vetëbesimin e nevojshëm për të mbajtur fuqizimin gjatë rrugëtimit të ndërmarrësisë.

Jonathan Long

Jonathan Long është themelues i Market Domination Media, agjensi marketingu online e bazuar në performancë, influencues i agjensisë së marketingut dhe bashkë themelues i produktit Sexy Smile Kit.