Foto: Shutterstock

Nga udhëzime matematike në klipe të filmave vizatimorë, ka shumë  gjëra për të cilat fëmijët e përdorin YouTube sot. Në fakt, videot në YouTube madje mund t’a mësojnë fëmijën tuaj se si të vozisë. Të paktën këtë mësoi një 8 vjeçar.

Të dielen në mbrëmje, 8 vjeçari nga Palestina Lindore, Ohio, thuhet se mësoi se si të vozisë duke shikuar një video në YouTube, mori fshehurazi makinën kur prindërit e tij ishin duke fjetur dhe voziti veten dhe motrën e tij 4 vjeçare për në McDonald’s që  të hanin hamburgera me djathë.

Duke respektuar kufizimet e shpejtësisë, duke iu bindur dritave të semaforit dhe duke vozitur nëpër ndërprerjet e rrugës, del se, vozitja e të voglit nuk ishte aq e keqe, ishte mënyra se si ai dukej që i shtyu dëshmitarët t’a thërrisnin policinë.

Pasi në mënyrë të suksesshme iu afrua McDonald’s, fëmiu ndaloi makinën dhe provoi të përdorte paratë nga arka e tij me derrkuc që të paguante hamburgerin me djathë që i hahej aq shumë. ‘’Punonjësit menduan se prindërit e tij ishin në makinë, por ata nuk ishin’’, i tha The Weirton Daily Times oficeri i policisë lokale Jacob Koehler.

Në atë moment, një shok i familjes ndodhej brenda restaurantit dhe vuri re  djalin e vogël. I thirri gjyshërit e fëmijëve, dhe fëmijët hëngrën hamburgerët e tyre përderisa prisnin që të vinin t’i merrnin. Asnjë padi nuk u regjistrua, dhe Koehler e quajti atë ‘’një mësim i mirë’’.

ROSE LEADEM

Rose Leadem është redaktore e artikujve në internet në Entrepreneur Media Inc.