Sipërmarrësia kërkon mësim të vazhdueshëm, pavarësisht se a rezulton në një diplomë.

Nuk ka ndonjë rrugë direkte drejt sipërmarrjes. Nëse dëshiron të bëhesh doktor, ti duhet të studiosh mjekësinë, të shkosh në shkollë mjekësie, dhe të bëhesh mjek i diplomuar. Mirëpo, për sipërmarrje, rruga nuk është e definuar mirë.

Historia dhe media janë të mbushura me përralla të shumë njerëzve të suksesesshëm që nuk diplomuan në Universitet por bënë biliona dollar në biznese, si Bill Gates, Mark Zuckerberg dhe John Paul DeJoria. Dhe gjithashtu, ka shumë e shumë të tjerë që morën diplomën e Universitetit dhe patën sukses, disa më herët, e disa më vonë.

Me shpenzimet e ndjekjes së Universitetit dhe borxhet e studentëve duke arrirë shifra të mëdha, çfarë duhet të bësh nëse sipërmarrja është pjesë e planit tënd? Së pari, asnjë nuk është përgjigje e saktë kur bëhet fjalë për sipërmarrjen. Kështu që, ti duhet të shikosh qëllimet dhe objektivat tua, dhe gjithashtu ku po qëndron për momentin në jetën tënde.
Personalisht, unë jam admirues i edukimit në përgjithësi, pavarësisht formës.
Unë mendoj që ti duhet të angazhohesh vazhdimisht në mësim, ne mënyrë që të rritesh personalisht dhe profesionalisht. Pra, pyetja duhet të jetë se si do ta fitosh atë mësim, dhe sa duhet të paguash ose të investosh në të bazuar në objektivat tua.

Një pyetje kyçe per fillim është se çfarë dëshiron të bësh? Pasi kjo mund të ndryshojë gjatë kohës, është pothuajse e pamundur të vlerësosh opsionet nëse ti nuk ke një pikë fillimi në mendjen tënde. Tani, le të themi se ti dëshiron të mësosh tregtinë hidraulike dhe pastaj të hapësh biznesin tënd, ose ndoshta të bëhesh stilist flokësh me qëllimin që të hapësh një sallon, ose trajnimi profesional do të kishte më shumë kuptim.

Mirëpo, un dua të të lë përshtypje sepse pavarësisht asaj çfarë ti ke qëllim të bësh si sipërmarrës, ka aftësi biznesi kyçe që çdokush duhet t’i mësojë dhe zhvillojë. Këto përfshijnë kontabilitetin, marketingun dhe analizën e të dhënave. Nuk e kam dëgjuar kurrë një sipërmarrës duke thënë që do kishtë dëshirë të dinte më pak për gjendjen e tij financiare, të dhënat ose marketingun, kështu që gjej një mënyrë që të fitosh këto aftësi.Kjo mund të bëhet edhe përmes mësimit online ose trajnimit të punës para se të bëhesh një sipërmarrës, por vendose atë në planet e tua.
Unë gjithashtu do të vlerësoja fitimin e përvojës duke punuar për dikë tjetër së pari. Ky mund të jetë mësimi më i mirë, sepse ti ke mundësi të ndryshme dhe sfida në biznes.

Ti gjithashtu mëson stilet e lidershipit që ti mund të dëshirosh t’i imitosh ato. Tani, nëse ti e di se dëshiron të fillosh një kompani të madhe Saas ose IoT, a duhet të studiosh për biznesin apo sipërmarrjen? Me shumë Universitete vendosja e programeve të biznesit dhe sipërmarrjes në një vend, do të ishte mjaftë e dobishme, por mbaj në mend se ky nuk është fundi.
Do të ishte e dobishme ta kesh këtë lloj mësimi, por vetëm disa sipërmarrës të suksësshëm shkojnë direkt nga një program i sipërmarrjes në fillimin e kompanisë së tyre pa shtuar disa lloje të përvojave jetësore, duke punuar për dikë tjetër së pari.
Posa të vendosësh se çfarë dëshiron të bësh si një sipërmarrës, një pyetje tjetër kyçe është sasia e fleksibilitetit financiar që ti personalisht mundesh dhe je në gjendje ta bësh. Nëse dëshiron të provosh sipërmarrjen më herët, sepse ke më pak obligime, ajo mund të jetë një arsye që të studiosh biznesin në shkollë ose mund të të bëjë të mos duash të shkosh në shkollë.
Nëse dëshiron të kësh fleksibilitet financiar, ti me siguri do të dëshirosh të kesh një punë me pagë të larte, e cila të jep ty mundësinë të ruash para dhe të provosh sipërmarrjen. Kjo rrugë me siguri do të të drejtojë drejt Universitetit.
Varësisht nga përgjigjet e tua nga pyetjet e mëparshmë, ti gjithashtu duhet të kuptosh sa je në gjendje të paguash për Universitet.
Sërish, mund të jetë e vlefshme të mësosh aftësitë kyçe të biznesit të cekura më lartë dhe të fitosh përvojë nga bota reale para se të fillosh sipërmarrjen tënde.
Së fundmi, nëse je pak vonë në jetën tënde dhe dëshiron të bësh një lëvizje, prova dhe gabimet në fakt mund të jenë mundësia jote më e mirë. Fito përvojë nga jeta reale duke punuar në biznesin e dikujt tjetër dhe pastaj, nëse ende kjo është dëshira jote, vazhdo vetëm.
Si thashë më parë, nuk ka përgjigje të përkryer për çdokënd, por nëse mendon per atë se kush je, çfarë dëshiron dhe se si mund të punosh më së miri, informatat e sipërme mund të të ndihmojnë që të marrësh një vendim për atë se cili lloj i mësimit është i duhuri për ty dhe biznesin tënd të ardhshëm.