Foto: Shutterstock

Si në basketboll, ndërtim dhe në superheronjtë e Marvel, marketingu tregon rezultatet e tij më të mira kur njerëzit punojnë së bashku si ekip. Ekipi juaj i marketingut nuk ka pse të jetë i madh, mund të jeni vetëm ju dhe një ose dy punonjës të pavarur, ose mund të jetë një departament i tërë me qindra njerëz, por të gjithë duhet të punojnë së bashku për të arritur rezultatet më të mira të mundshme.

Edhe pse gjithmonë ka një shkallë të mosmarrëveshjeve në ekipe të industrive të ndryshme dhe kompani me nevoja të ndryshme, kë nëntë cilësi primare të cilat e bëjnë një ekip shumë efikas.

A i ka ekipi juaj këto nëntë cilësi?

  1. Specializimin

Marketingu online është zhvilluar dhe është bërë një botë e shumëllojshme. Ka me qindra strategji dhe taktika të ndryshme të cilat mund t’i përdorni, nga shkrimi i përmbajtjes në reklama të cilat i postoni në partnerë me të cilët punoni, për përfitime të përbashkëta në reputacion dhe informim.

Prandaj, ekipet më të mira janë ato të cilat përmbajnë specialistë unikë, të cilët kualifikohen si ekspertë në fushat e tyre, në vend se si njerëz të përgjithshëm të cilët janë të mirë në detyra të ndryshme. Në këtë mënyrë, mund të rrisni efikasitetin e juaj në çdo zonë, duke shkëlqyer në segmente individuale.

  1. Komunikimin

Nuk është sekret se ekipet më të mira të marketingut janë ato të cilat komunikojnë hapur, saktë dhe shpesh. Udhëheqësit e ekipeve duhet t’u japin anëtarëve të tyre informata të qarta dhe të sakta, dhe anëtarët e ekipit duhet të jenë proaktivë nëse hasin në ndonjë sfidë ose ndryshime përderisa tentojnë të ekzekutojnë.

Komunikimi gjithashtu ndihmon individët të zgjidhin problemet së bashku, të shmangin pengimin e njëri tjetrit dhe të qëndrojnë të gatshëm kur ndryshojnë gjërat.

  1. Kordinimin

Marketingu është i ndërtuar në bazë të ideve, dhe nuk është e zakonshme që vetëm një person të ketë idetë më të mira çdo herë. Në vend se të prodhojnë një ide vetëm, ekipet më të mira janë në gjendje të bashkëpunojnë për të nxjerrë idetë më të mira të mundshme dhe të punojnë së bashku për të gjetur mundësinë më të mirë.

Koordinimi është gjithashtu i rëndësishëm kur vjen puna të ndarja e përgjegjësive në mes të anëtarëve të ekipit; nëse një anëtar ka punë më të lehta, ai ose ajo mund të marrë përgjegjësi shtesë nga të tjerët. Anëtarët e ekipiti gjithashtu mund të koordinojnë minutazhin dhe shpërndarjen për rezultatet më të mira në grup.

  1. Udhëheqjen

Përderisa më pëlqen idea e një ekipi të marketingut ku çdo anëtar është i barabartë, mendoj se një udhëheqës është i nevojshëm që një ekip të drejtohet në mënyrë sa më efikase që të jetë e mundur. Udhëheqësi i ekipit është përgjegjës për krijimin e vizionit, për marrjen e vendimeve të mëdha dhe në fund të marrë përgjegjësi për veprimet e ekipit.

Kjo nuk dërgon vetëm në komunikim më të këndshëm dhe në mospajtime më të vogla, por gjithashtu konsolidon marrjen e vendimeve në një pikë të vetme.

  1. Orientimin në qëllime

Të  gjithë në ekipin e marketingut duhet të punojnë drejt qëllimeve individuale, si p.sh. në përmirësimin e aftësive të tyre në shkrim, dhe në qëllime të ekipit, si p.sh arritjen e një rritjeje në qarkullimin e organizuar.

Qëllimet janë në formë të skeletit, duke i udhëzuar strukturën një ekipi e cila ndihmon të gjithë të arrijnë rezultate më të mira. Pa këtë fokus udhëzues, ekipet mund të humbasin pamjen e qëllimit të madh. Edhe nëse qëllimet e tyre nuk arrihen gjithmonë, ekipet e orientuara në qëllime zakonisht performojnë më mirë.

  1. Vendosmërinë

Unë jam i pari që e pranoj se marketingu është përplot me pengesa, por ekipet më të mira të marketingut nuk i lejojnë ato pengesa të qëndrojnë në rrugën e tyre, të paktën jo për shumë gjatë. Vendosmëria ndihmon anëtarët e ekipit të gjejnë zgjidhje alternative edhe në sfidat më të frikshme. Në vend se të dorëzohen menjëherë, ata vazhdojnë të punojnë deri sa të kenë provuar të gjitha mundësitë e mundshme.

  1. Fleksibilitetin

Marketingu është i ndikuar nga teknologjia, trendet dhe konkurrentët, të cilat rrjedhin vazhdimisht. Shpeshherë, kjo do të thotë të mos përdorni të njëjtën strategji të cilën e keni përdorur me vite për shkak se nuk është e rëndësishme më, ose për shkak se një strategji më efikase është shfaqur.

Gjithashtu mund të thotë të braktisni një supozim për të cilin keni menduar se është i vërtetë për një kohë të gjatë, ose të merrni përgjegjësi të reja të cilat nuk i keni pasur më parë. Ekipet më të mira të marketingut, janë mjaftueshëm fleksibilë t’u përgjigjen këtyre ndryshimeve. Kjo kërkon edhe ekipin edhe angazhimet individuale, kështu që kërkojeni atë në të dyja zonat.

  1. Përgjegjësinë

Nëse njëra prej strategjive tuaja dështon në mënyrë domethënëse( për shkak të drejtimit ose ekzekutimit të dobët), kush do të marrë përgjegjësi për dështimin dhe të sugjerojë një mënyrë për të rregulluar këtë gabim, dhe kush do të provojë t’a fajësojë dikë tjetër për këtë? Ekipet e marketingut nuk janë kurrë të përsosura, por ekipet më të mira janë ato të cilët pranojnë lirshëm gabimet e tyre, dhe provojnë t’i rregullojnë ato.

  1. Pasionin

Punonjësit të cilët janë pasionantë për punën e tyre nuk humbasin kohë në media sociale. Ata nuk i lënë projektet e tyra në gjysmë për të takuar standardet minimale, dhe natyrisht që nuk largohen në mes të fushatës. Këta janë njerëzit të cilët pëlqejnë të jenë kreativë, dhe krenohen me punën e tyre, prandaj nuk është befasi se pse ata prodhojnë rezultatet më të mira.

Nëse vëreni se njëra prej këtyre cilësive po mungon, ka një numër arsyesh për këtë. Supozimi juaj i parë mund të jetë se keni punësuar njerëzit e gabuar, ose njerëzit të cilët i keni punësuar nuk po bëjnë punë të mjaftueshme, dhe përderisa kjo mund të jetë e vërtetë, ka edhe shpjegime tjera, gjithashtu.

Problemi mund të jetë mungesa e drejtimit, bashkëpunimi jo i duhur në mes të ekipit i cili nuk është adresuar ose ndikimi i gjërave të tjera, si p.sh. natyra e projektit të tanishëm.

Nëse dëshironi të rregulloni këto çështje, ose t’i diskutoni ato për të parën herë, duhet të analizoni ekipin tuaj të tanishëm dhe të bëni rregullimet e nevojshme për të bërë ekipin tuaj sa më të suksesshëm.

Jayson DeMers

Jayson DeMers është themelues dhe kryeshef ekzekutiv i AudienceBloom, një agjensi me bazë në Seattle. Ai është autori i librit, ‘’The Definitive Guide to Marketing Your Business Online’’.