Foto:Shutterstock

Nga Konventa Kombëtare Demokratike në llogari të vjedhura, 2016 shënoi një vit përplot me sulme kibernetike. Dhe fatkeqësisht, ky problem nuk është zgjidhur. Ne kemi parë një numër të madh të vjedhjeve këtë vit, në fakt, disa prej më të mëdhave. Së fundmi, një sulm i quajtur ‘’WannaCry’’ ka sulmuar me mijëra njerëz të cilët përdorin kompjuterët Windows.

Mirëpo, a e keni pyetur ndonjëherë veten se ku ndodhin më së shumti këto vjedhje? Kompania e programeve Symantec së fundmi lëshoi raportin  e saj të sigurisë në internet, duke zbuluar statistika befasuese të krimit kibernetik gjatë viteve të kaluara dhe se ku ndodhin më së shumti këto sulme.

Në tetë vitet e fundit, më shumë se 7.1 miliardë identitete janë ekspozuar për shkak të vjedhjes të së dhënave. Disa shtete janë më të prekshme se tjerat. Këtu janë 10 shtetet me numrin më të madh të identiteve të vjedhura.

  1. Shtetet e Bashkuara

Identitete të  vjedhura: 791,820,040

Për shkak të popullsisë së madhe, numrit të madh të kompanive dhe përvetësimin e tyre të teknologjisë, Shtetet e Bashkuara kalojnë të gjitha shtetet në termet e sasisë së identiteteve të vjedhura. Në fakt, identitetet e saj të vjedhura janë dyfish më shumë se këto nëntë shtete tjera.

  1. Franca

Identitete të  vjedhura: 85,312,000

Franca merr vendin e dytë për identitetet më të vjedhura. Kjo ndodh më së shumti për shkak të vjedhjes së vitit të kaluar të Dailymotion, vjedhja më e madhe e të dhënave në të cilën ra viktimë shteti. Në fakt, vjedhja e Dailymotion rezultoi në vjedhje të më shumë se 85 milion identiteteve.

  1. Rusia

Identitete të  vjedhura: 83,500,000

Jo shumë larg nga Franca, Rusia merr medaljen e bronztë për numrin e identiteteve të vjedhura. Në rastin e Rusisë, shumica e këtyre identiteteve të vjedhura erdhën nga dy vjedhje të cilat kishin për shënjestër Mail.ru. Hakerët në vjedhjen e parë morën 57 milion email adresa dhe në të dytën, 25 milion llogari u kompromentuan.

  1. Kanada

Identitete të  vjedhura: 72,016,746

Jo vetëm që Kanada është e katërta në listën e vendeve më të vjedhura, por është gjithashtu e treta në listë për sasinë e të dhënave të vjedhura. Është gjithashtu shumë e prekur nga virusët kompjuterik.

  1. Taivani

Identitete të  vjedhura: 30,000,051

Në Gusht të vitit 2015, shumë përdorues të internetit nga  Taivan u shënjestruan nga një virus i quajtur Backdoor. Dripion, i cili maskoi veten si një kompani e antivirusëve.

  1. Kina

Identitete të  vjedhura:11,344,346

Kina ka tre grupet më të mëdha të sulmuesve, duke përfshirë Suckfly, Buckeye dhe Tick, secila me motiv spiunazhi. Mirëpo, përderisa shteti ka qenë burim i krimeve kibernetike, del se është edhe viktimë.

  1. Korea Jugore

Identitete të  vjedhura: 10,394,341

Në Maj të vitit 2016, Microsoft rregulloi prekshmërinë në Internet Explorer. Fatkeqësisht, prekshmëria u shfrytëzua në sulme të shënjestruara në Korenë Jugore.

  1. Japonia

Identitete të  vjedhura:8,301,658

Jo vetëm që Japonia është në vendin e tetë në listën e Symantec, por gjithashtu merr vendin e shtatë me vjedhjet më të mëdha të të dhënave. Japonia gjithashtu është shumë e prekur nga virusët.

  1. Holanda

Identitete të  vjedhura: 6,595,756

Holanda është njëri prej vendeve më të mëdha Europiane me numrin më të lartë të identiteteve të vjedhura. Jo vetëm kjo, por gjithashtu është në listë si rajoni më i prekur nga virusët, dhe një burim nga i cili vijnë shumë sulme.

  1. Suedia

Identitete të  vjedhura: 6,084,276

Suedia merr vendin e 10-të në listë, e shënjestruar nga grupi më i madh sulmues, Strider. Grupi u lansua në vitin 2011, por Symantec nuk e zbuloi atë deri në vitin 2016.