Foto: ShutterStock

Ky angazhim për një natë tingëllon si një marrëveshje shumë e ëmbël.

Kompania e ushqimeve të lehta e cila zotëron brende si Nabisco dhe Cadbury, Mondelez Internacional, Hanover, N.J., është duke kërkuar për një “Shijues të Çokollatave dhe Pijeve”. Roli është në Qendrën e Shkencave të Leximit në Angli, një pjesë e kompanisë e cila bën kërkime dhe zhvillon produkte të reja.

Kërkesat janë të thjeshta. Listimi i punës kërkon vetëm që kandidatët të jenë të emocionuar që të provojnë projekte të reja, të jenë të gatshëm të japin një opinion të sinqertë dhe të kenë “një pasion për ëmbëlsira dhe zbulimin e shijeve.”

Kështu që nëse ju jeni një lojtar ekipi me një shije të dalluar dhe fjalor të gjerë, pse të mos e provoni një herë?

Ju vetëm duhet të jeni të gatshëm për shtatë orë e gjysmë çdo javë – ndërrimet janë të Martën, të Mërkurën, dhe të Enjten nga 12:15 deri më 14:45. Kështu që hani drekë të lehtë ato ditë.

NINA ZIPKIN

STAFI ENTREPRENEUR

Shkrimtare e Stafit. Mbulon mediat, teknologjinë,bizneset e reja, kulturën dhe trendet e vendit të punës.