Foto: Shutterstock

Kjo javë shënon përvjetorin e 20-të të Amazon si një kompani publike, dhe gjiganti ka diçka për të festuar.

Para se të hapej tregu të Hënën, Amazon u vlerësua 459 miliardë dollarë, e cila do të thotë se ka vlerë sa dy Walmarts. Para se të fillonte dita tregtare, kapitalizimi i tregut të Walmart ishte 228 miliardë dollarë.

Si marka më me vlerë në botë, tani po bën edhe gjëra bamirëse. Amazon për momentin po ndërton një hapësirë zyreje në Seattle, dhe së fundmi lajmëroi se një pjesë e saj do të jetë një strehimore e të pastrehëve e quajtur Mary’s Place.

Vitin e kaluar, Amazon u bë partner me organizatën jo fitimprurëse kur strehoi 200 njerëz në njërën prej ndërtesave të zbrazëta në kampusin e tij ekzistues.

Gjysma e ndërtesës së re do të jetë për atë strehimore dhe do të hapet në vitin 2020. Do të jetë 47,000 metra katrorë dhe do të përmbajë 65 dhoma private për 220 njerëz.

Në një deklaratë, Kryeshefi Ekzekutiv i Amazon dhe themeluesi Jeff Bezos tha, ‘’Mary’s Place bën punë të pabesueshme çdo ditë për gratë, fëmijët dhe familjet të cilat nuk kanë shtëpi në komunitetin e Seattle. Ne jemi me fat që i llogarisim ata si fqinjë dhe jemi të emocionuar t’ju ofrojmë atyre një shtëpi të përhershme brenda zyrave tona qendrore në Seattle’’.