Foto: Shutterstock

Nëse po lansoni një biznes fillestar ose po shkallëzoni një biznes, e dini se sa e vështirë është ta vazhdoni dhe t’a rrisni atë. Hapat mund të tingëllojnë të lehtë, por në fund të ditës, ju vazhdimisht duhet të merrni një vendim, duke u mbështetur në një enë pothuajse të zbrazët.

Ndërmarrësia do të thotë diçka ndryshe për gjithkënd. Ka shumë industri me sfida unike. Është e vështirë që t’i përmend të gjitha ato sfida me të cilat çdo themelues përballet. Për mua, ajo sfidë manifestohet në ditë të gjata të punës me shumë pak  gjumë. Unë nuk pushoj kurrë mirë. E tërë mendja dhe trupi im është i konsumuar me nevojën për të vazhduar përpara dhe të bëj më mirë se konkurrenca.

Kështu që, kur dikush më thotë të pushoj, largimi nga puna është i vështirë. Por, ka një gjë e cila mund instiktin: shkenca.

Shumë shkenctarë dhe ndërmarrës thonë se pushimi është gjëja më e mirë që mund të bëni për biznesin   tuaj. Në ndonjë pikë, ju do të përjetoni një kthim të ulët të investimeve. Pushimi i jep mundësi mendjes dhe shpirtit tuaj të pushojë, të rifokusohet dhe të mprehet për ditët në vazhdim.

Bëni udhëtimet të përballueshme për të gjithë

Një pushim i vërtetë ju largon nga zona juaj e rehatisë. Ju duhet të largoheni nga të gjitha gjërat që lidhen me punën. Ajri i freskët, qielli i kaltër dhe tingulli i valëve duke u përplasur në breg mund të bëjnë ndryshime të mëdha.

Fatmirësisht, bota e bizneseve fillestare po bën punë të mirë në zvogëlimin e shpenzimeve të udhëtimeve. Më poshtë janë dy zona kyçe ku shpenzimi i pushimeve po bëhet më i përballueshëm në mënyrë domethënëse, falë zotësisë së bizneseve fillestare:

  1. Nuk ka tarifa të rezervimeve. Bizneset fillestare si Tripz po krijojnë platforma online të cilat eleminojnë tarifat e rezervimit. Duke u dhënë mundësinë udhëtarëve të komunikojnë dhe të rezervojnë në mënyrë direkte vendin e tyre të qëndrimit me pronarët e tokës, ndërmjetësit tradicionalë kanë dalë nga ekuacioni.
  2. Kanë larguar pasigurinë e udhëtimeve ndërkombëtare. TravelPay u jep mundësinë udhëtarëve që të para-paguajnë pushimet e tyre përmes një plani të vendosjes. Kjo është një gjë e mirë për udhëtimet ndërkombëtare, për shkak se kursi i këmbimit ka një zakon të bezdisshëm të ndryshimit të shpenzimeve totale të udhëtimit. Në një botë të pasigurtë, përjashtimi i kursit të këmbimit nga ekuacioni është një përparësi e madhe.

Përderisa punoja shumë dhe me orë të gjata, fillova  të shikoja buxhetin e udhëtimeve si një nevojë. Sikur kursimet e mia të pensionimit dhe përfitimet e kontributit të cilat merreshin nga paga ime, udhëtimet u bënë llogari të rregullta kursimesh në të cilat kontribuoja.

Bëra shaka me kontabilistin tim se po ndërtoja një fond shëndeti. Duke punuar më shumë dhe me ditë të gjata, isha në gjendje të kaloja ditët e vështira duke u kujtuar se puna ime po ndihmon në financimin e një udhëtimi i cili po vjen pas disa muajve.

Të gjithë mund të thonë se duan të udhëtojnë, por kur filloni të bëni pagesa, ka diçka shumë më të vërtetë dhe më të ndërlikuar në fund të ylberit.

Zgjerimi i horizonteve tuaja përmes udhëtimit

Përvojat e reja mund të ofrojnë një pikëpamje të re dhe të freskët për sfidat ditore.

Për shembull, unë së fundmi udhëtova në Jamaica. Duke parë se si të tjerët jetonin në një regjim të korruptuar më dha një ndjenjë të qëllimit të ndërmarrësisë. Duke parë shitësit që punonin shumë në rrugë dhe tregtarët e shoqërueshëm më kujtuan se është e vështirë t’i rezistosh një shërbimi të përcjellur me një buzëqeshje. Edhe kur kohërat janë të vështira, buzëqeshja është falas.

Duke qëndruar në plazhë, shikoja qiellin dhe u mbusha me një ndjenjë të mirënjohjes për faktin se unë fitova llotarinë gjenetike. Unë jetoj në një shoqëri demokratike të ndërmarrësisë. Duhet të punosh shumë, por suksesi është gjithmonë disa shtytje më larg.

Me pushimin e duhur, ato shtytje nuk duken edhe aq të vështira.

Ahmad Raza

Drejtori kreativ i Samurais.co

Ahmad Raza është drejtori kreativ i Samurais.co, një agjensi e dizajnit dhe e markës. Pasioni i tij për gjetjen e strategjive kreative për të bartur ide komplekse është manifestuar në më shumë se shtatë vite përvojë të suksesshme biznesi. Ekipi i Raza operon me një perspektivë të shumëllojshme, ndërkombëtare për të shfrytëzuar trendet dhe mundësitë për klientët rreth globit.