Foto: Shutterstock

Mendoni pas në 90 ditët e fundit, dhe pyesni veten:

  • Cilat janë arritjet dhe humbjet për ju?
  • Çka punoi, dhe çka nuk punoi?
  • A jeni të sigurt se keni një listë të kompletuar para se t’a bëni bisedën tuaj tremujorëshe?
  • Dhe më e rëndësishmja, për ato gjërat që nuk punuan, cilat ishin mundësitë potencialisht të humbura që e bënë atë të mbesë e pazgjidhur?

Me siguri ju jeni sfiduar për të mbajtur mend 90 ditë më parë. Qëllimi im është se 90 ditë në botën e sotme e cila është duke ndryshuar shpejtë është një kohë e GJATË. Shumëçka mund të ndodhë që mund të ndikojë në efektivitetin dhe suksesin e një punonjësi. Unë strukem kur lexuajë rekomandimet që bisedat zyrtare duhet të bëhen në baza tremujore. Një kapitull i tërë është i përkushtuar për biseda tremujore. Wickman thotë se “ju do t’i përmirësoni marrëdhëniet tuaja me raportet tuaja të drejtpërdrejta, dhe për të siguruar që ju jeni vazhdimisht në të njëjtën faqe.” Unë nuk e di për ju, por çdo 90 ditë në një mjedis me rritëm të shpejtë nuk siguron vazhdimisht diturinë se çfarë është duke ndodhur me punonjësit tuaj.

Kjo është arsyeja se pse kur bëhet trajnimi për menaxherët se si të udhëheqin, unë rekomandoj takime ballë-për-ballë, në minimum, duhet të jenë në baza mujore. Këto menaxherë të angazhuar me të vërtetë për procesin shpesh kanë një ritëm të bisedave javore.

Disa nga ju ndoshta janë duke i rrotulluar sytë dhe duke menduar “Unë kam takime të mjaftueshme tashmë” dhe “Unë flas me ekipin tim pothuajse çdo ditë.” Të dyja këto deklarata ndoshta janë të vërteta. Por ata gjithashtu vijnë me vet paragjykimin tuaj personal të bazuar në përvojat e kaluara dhe para-konceptimeve. Pra, çfarë nëse ju e merrni secilën prej këtyre deklaratave dhe i bëni vetes këto pyetje për të kaluar procesin tuaj të mendimit:

  • Cilat çështje u ngritën në tremujorin e fundit të bisedave që do të doja t’i dija shumë më herët?
  • Si do t’a përmirësonte biseda mujore marrëdhënien time me raportet specifike të drejtpërdrejta?
  • Kur kam biseda të paplanifikuar me punonjësit, çfarë nuk është thënë?

Filozofia ime me bisedat ballë-për-ballë është se ata janë për të punësuarit, jo për ju. Ata nuk janë një mënyrë për të shqyrtuar listën tuaj, por një kohë për të punësuarit për të diskutuar qëllimet e tyre, planin e zhvillimit dhe karrierën e përgjithshme. Kjo është një kohë e të pyeturit dhe të dëgjuarit aktiv nga ju, menaxheri. Ju jeni atje për t’a udhëhequr bisedën dhe për t’i ndihmuar punonjësit që të vetë-reflektojnë mbi problemet, çështjet e ardhshme dhe vendimet që ata do të bëjnë.

Bisedat mujore do të përmirësojnë jo vetëm punën e punonjësve, por edhe marrëdhëniet me punonjësit tuaj. Mos harroni që hulumtimi i Gallup-it ka treguar më shumë se 30 vjet – punonjësit lënë marrëdhënie jo kompani. Dhe marrëdhënia më e rëndësishme brenda një organizate është marrëdhënia drejtpërdrejtë me menaxherin.

Gjatë shqyrtimit të studimit P12 të Gallup-it, i përbërë nga 12 pyetje, Unë u kujtova për këtë marrëdhënie shumë të rëndë. Vetëm tre nga 12 pyetjet nuk janë të kontrolluara nga marrëdhëniet menaxher-punonjës.

  • P8: Misioni apo Qëllimi i kompanisë sime më bën të ndjejë që puna ime është e rëndësishme.
  • P9: Bashkëpunëtorët e mi ose të punësuarit e tjerë janë të angazhuar për të bërë punë me cilësi.
  • P10: Unë kam një mik të mirë në punë.

Angazhimi i sotit për të investuar në bisedat mujore do të përmirësojnë jo vetëm marrëdhëniet tuaja me të punësuarit tuaj, por edhe do t’a rrisë efikasitetin dhe angazhimin e tyre. Çfarë jeni duke pritur? Tani është koha për t’i caktuar ato takime mujore!

BETH MILLER

KONTRIBUES

Këshilltar i Zhvillimit të Udhëheqësisë,Folës,Trajner Ekzekutiv