Foto:Shutterstock

Industria e tekstilit në Kosovë, është një degë shumë e rëndësishme e ekonomisw ku ndërmarrës nga vendi dhe rajoni kanë filluar të krijojnë lidhje biznesore sepse shihet si një mundësi e mirë për të zhvilluar biznesin në aspektin ekonomik. Kjo është fal një tereni që posedon shteti i Kosovës, i cili është i gatuar edhe më parë.

Deri në vitin 1990, Kosova ishte lojtare e madhe në industrinë e tekstilit në Jugosllavi, mbi 200 vjet traditë, tekstili ishte sektori i dytë më i madh industrial në Kosovë, pas minierave. Në të kaluarën, produktet nga prodhuesit kosovarë kanë shënjestruar tregun lokal, si dhe tregjet e tjera në të gjithë ish-Jugosllavinë, Evropën Perëndimore dhe Lindore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas shumë viteve të shqetësimeve politike, luftës dhe rindërtimit të një kombi, Kosova është gati të rikthejë vendin e saj në botën e tekstilit. Në Kosovë aktualisht kemi më shumë se 400 kompani private të angazhuara në prodhimin e tekstilit, ku 90% janë prodhues të produktit përfundimtar.

Në një analizë ekonomike, rezultatet tregojnë se mund të arrihen 55-65 milion Euro në eksporte, duke supozuar se lidhjet tregtare me ish-partnerët mund të rikrijohen. Në këtë sektor ka hapësirë të konsiderueshme për investitorët për të rikrijuar një grup prodhuesish  të integruar, në mënyrë që Kosova edhe njëherë të prodhojë veshje përfundimtare nga peri dhe pëlhura të prodhuara në rajon.

Pra, këto janë arsyet që shumë ndërmarrës nga vendi dhe rajoni kanë filluar që ta shikojnë industrinë e tekstilit si një mundësi reale për të filluar bizneset e tyre.

Në këto rrethana, të kushteve të favorshme për të bërë biznes me këtë lloj të ekonomisë, Kosova shihet si një ndër vendet më të renditura në listat ndërkombëtare ku parashihen mundësitë më të mira për të bërë biznes.

Valdrin Nuredini 

Redaktor Menaxhues në Entrepreneur Shqip