Foto: Shutterstock

Nëse e shihni veten duke e hapur gojën në tavolinën tuaj ose duke pasur problem që të kaloni ditën pas një nate pa gjumë, nuk jeni vetëm.

Sipas një sutdimi të vitit 2016 nga CDC, një në tre të rritur Amerikanë nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm. Nëse jeni të lodhur, nuk jeni në gjendje të funksiononi dhe të fokusoheni në mënyrën e duhur për të ndjekur qëllimet tuaja ditore. Pra çfarë mund të bëni që të pushoni më lehtë?

Christopher Lindholst është bashkë-themeluesi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Metronaps, një kompani 14 vjeçare me misionin për të larguar lodhjen në punë. Produkti i tij është EnergyPod, një stacion gjumi i cili mund të gjindet në lokacione të ndryshme si Aeroporti JFK në New York City dhe në Universitetin e Miami.

Lindholst, i cili thotë se shumica prej nesh duhet të planifikojmë të bëjmë të paktën shtatë orë e gjysmë gjumë në natë, ofroi këshillat e tij më të mira për një gjumë sa më të mirë.

  1. Punoni mbrapsht.

Lindholst shpjegon se gjumi nuk është statik, por diçka i cili ndodh në cikle 90 minutëshe të gjata.

‘’Kjo njohuri ju jep mundësinë të programoni gjumin tuaj që të flini në mënyrë efikase gjatë këtij cikli 90 minutësh’’, thotë ai. ‘’Ju mund të planifikoni mbrapsht nga momenti kur e dini se duhet të ngriteni në mëngjes’’.

  1. Provoni të zgjoheni natyrshëm.

Ju ndoshta nuk mund t’a bëni këtë menjëherë, por Lindholst thotë se nëse zgjoheni para alarmit tuaj, do të filloni ditën më mirë se sa të provoni të mbaheni me dëshpërim në ata minuta të fundit.

‘’Ne shikojmë orën dhe themi, ‘oh  kam edhe 20 minuta për t’u ngritur’ kështu që ju flini sërish’, thotë ai. ‘’Dhe pastaj bie zilja e alarmit dhe ju ndiheni më keq se sa që jeni ndjerë 20 minuta më parë. Kështu që, ajo që duhet të bëni është të ngriteni kur zgjoheni natyrshëm’’.

  1. Mos provoni të luftoni nxitjen për të fjetur.

Ndjenja e përgjumur që e kemi rreth orës 1-3 pasdite të cilën provojmë ta shmangnim me kafeinë ose sheqer është pjesë e natyrshme e ciklit tonë 24 orësh të gjumit, kështu që ne duhet t’a pranojmë atë dhe të përfshijmë gjumin në ditën e punës, thotë Lindholst.

‘’Një gjum 10-20 minutësh është e gjitha që truri dhe trupi juaj kërkon që të kthjelleni’’, thotë ai. ‘’Nëse do të flinit 45 minuta, ju  do t’a zini veten në faza më të thella të gjumit kur zilja e alarmit bie dhe do të ndiheni shumë të lodhur për një kohë. Ky gjum i shkurtër ju jep mundësinë të qëndroni në fazat më të lehta të gjumit dhe e bën të lehtë të ktheheni në punë dhe të bëni ato që duhet’’.

  1. Provoni të mos punoni më gjatë natës.

Nuk mund të jeni produktivë pa gjumë të mjaftueshëm, sepse pushimi ju ndihmon të kthjelloni mendjen dhe gjithashtu forcon kujtesën tuaj.

‘’Është e rëndësishme për shkak se truri disi pastron veten kur flemë’’, thotë Lindholst. ‘’Truri ynë është shumë i mirë në zgjidhjen e problemeve kur flemë. Ju jeni në pozitë shumë më të mirë për të marrë vendime të rëndësishme kur jeni të pushuar mirë’’.

  1. Jepni shembull.

Nëse dëshironi që vendi juaj i punës të ketë një kulturë e cila vlerëson gjumin dhe mirëqenien, fillon nga ju. Mund të jetë diçka aq e thjeshtë si ti pyesni punonjësit nëse kanë pasur gjumë të mjaftueshëm një natë përpara, ose duke nxitur që të gjithë të pushojnë mjaftueshëm para një takimi të rëndësishëm.

‘’Disa kompani kanë filluar zbatimin e politikave ku ata nuk pranojnë e-maile pas orës 10 të mbrëmjes’’. Lindholst thotë. ‘’Ju i ndihmoni njerëzit të kuptojnë se nuk do u përgjigjen emaileve në 2 të mëngjesit’’.

Një tjetër mënyrë, sigurisht, për të parandaluar emailet e vona është të vendosni pajisjet tuaja në një dhomë tjetër.