Foto: Shutterstock

Përderisa përshtatja kulturore, dhe se si shkathtësitë tuaja përshtaten me nevojat e përshkrimit të punës dhe misionit të kompanisë natyrisht që figurojnë në zgjedhjen tuaj për të fituar një pozitë, sipas një studimi të ri nga Universiteti i Wisconsin Oshkosh dhe Washington State University, sa i plotë është roli juaj në suksesin e kompanisë ndikon se sa të lumtur do të jeni në një punë të re.

Domethënë, dikush i cili është shumë i angazhuar në punë.

Profesorët identifikuan katër elementet të cilat e bëjnë një person të angazhuar. I pari është se sa e rëndësishme është puna të cilën e bëni në pozitën e qëllimeve afat-gjate dhe misionit të kompanisë tuaj. I dyti është se a mund të zëvendësohet puna të cilën e prodhoni me një tjetër pozitë. I treti është nëse nuk do ishte askush të bënte këtë punë, sa shpejtë do të mund t’a përfundonin këtë. Dhe i katërti, nëse askush nuk do ishte duke e bërë këtë punë, sa do të ndjehej mungesa.

Përderisa pjesa më pak e rëndësishme e të qenit pjesë themelore e operimeve të kompanisë mund të thotë se do të keni më shumë stres për shkak se gjithmonë do ju thërrasin, në një sondazh të bërë në 700 punonjës, studiuesit zbuluan se kur një rol kishte këta katër faktorë, ‘’parashikonte punë më domethënëse, më shumë angazhim emocional dhe më pak pasiguri të punës dhe dërrmim. Nuk gjetëm aspekte negative’’, shpjegoi Lixin Jiang, Thomas Tripp dhe Tahira Probst në Harvard Business Review.

Në fund, nëse po krahasoni të mirat dhe të këqijat e marrjes së përgjegjësive më të mëdha në kompaninë ose në karrierën tuaj në përgjithësi, Jiang, Tripp dhe Probst ju këshillojnë që të ndërmerrni këtë hap.

‘’Edhe pse pozitat thelbësore shpesh vijnë me përgjegjësi më të mëdha, punonjësit duhet të kuptojnë se kjo pozitë ka më pak gjasa që t’i dërrmojë ata’’, shkruajtën ata.

‘’Në anën e kundërt, pranimi i një pozite anësore mund të ketë pasoja të kundërta si rezultat i të mos qenit i përfshirë në gjëra të rëndësishme’’.

NINA ZIPKIN

Nina Zipkin është autore e stafit në Entrepreneur.com. Ajo shpesh mbulon median, teknologjinë, bizneset fillestare, trendet dhe kulturën në vendin e punës.