Foto: Shutterstock

Kur John Stumpf u shfaq në Kongres për të shpjeguar se pse Wells Fargot iu desh të pushonte 5,300 punonjës gjatë një periudhe 5 vjeçare për krijimin e 2 milion llogarive false, ekzekutivi i lartë i bankës e mohoi se këto krime ishin pjesë e kulturës së kompanisë.

Dhe përsëri, një hetim i brendshëm mori një përfundim se ky mashtrim i njërës prej bankave më të mëdha të vendit ishte në të vërtetë një rezultat i një kulture toksike të korporatës e fokusuar në arritjen e qëllimeve të mëdha të shitjeve.

Raporti fajësoi drejtoreshën e bankës Carie Tolsedt për shkak se minimizoi shtrirjen e problemit. Gjithashtu karakterizoi Stumpf si një kryeshef ekzekutiv të izoluar i cili shmangi konfliktet dhe shikoi rrugën tjetër. Ai me të vërtetë besonte se ishin vetëm seri të rasteve të izoluara.

Aq çmenduri sa tingëllon, duket se është e vërtetë. Duke udhëhequr komunikime të korporatës për shumë kompani publike, unë kam trajnuar ekzekutivë të shumtë. Në mbikëqyrjen time, dëshmia e Stumpf ishte e vërtetë. Ai nuk po provonte të mbulonte asgjë. Ai nuk po provonte të mashtronte askënd. Ai e kishte mashtruar veten.

Pyetja është se si një udhëheqës biznesi i zgjuar përfundoi duke u mashtruar kështu? Më e rëndësishme, a mund të ju ndodhë kjo gjë edhe juve? Dhe nëse po, si të shmangni një problem të tillë?

Në themel, ka të bëjë me psikologjinë njerëzore. Një mekanizëm i njohur si klasifikim na jep mundësinë të injorojmë informacionet të cilat thjesht nuk dëshirojmë t’i dimë. Ka të bëjë me atë se si i menaxhojmë detyrat të cilat na frikësojnë. Ka të bëjë gjithashtu me atë se si kirurgët bëjnë operacione të gjakosura pa u frikësuar nga ajo që po bëjnë.

Ne të gjithë klasifikojmë, në një shkallë, por mund të jetë një rrugë e rrëshqitshme. Nganjëherë, ne nuk mund të ndalojmë veten nga rrëshqitja në humnerën e njohur si mashtrim. Është shumë më e zakonshme se sa mendoni. Kam parë shumë ekzekutivë dhe udhëheqës biznesi duke iu dorëzuar vetë-mashtrimit.

Kur Steve Jobs shpalli iPhone origjinal në Macworld 2007, bashkë-kryeshefët ekzekutivë të telefonëve të mençur të markës BlackBerry reaguan me mosbesim. Ata tallnin zbulimin e Apple, ekranin e tij me prekje, shfletuesin e faqeve dhe aplikacionet si muzika dhe hartat. Ata i mohonin këto. I mori vite për të dalë në treg, por në atë kohë, tregu i BlackBerry u shkatërrua.

Nëse do ju pyesja se kush shpiku fotografinë digjitale, ju me siguri do të thoshit Sony, Canon ose Olympia. Në fakt, Kodak ndërtoi kamerën e parë digjitale në vitin 1975. Por në vend se t’a hedhnin në treg zbulimin, kompania priti me dekada për shkak të frikës nga kopjimi i kompanisë së tyre fitimprurëse të fotografive. Kështu Kodak dorëzoi tregun që dikur dominonte dhe përfundoi në kapitullin e 11 të falimentimit.

Unë dikur udhëheqja marketingun në një kompani e cila konkurronte me Intel. Inxhinierët tanë dizajnonin mikroprocesorë të cilët sfidonin gjigantët e çipëve, por krijuesit e kompjuterëve si Dell dhe HP nuk e blenin, duke u frikësuar se përdoruesit do t’a prisnin logon e Intel Inside gjithkund. Kalimi i asaj pengese ishte shumë i vështirë.

Një strategji e mirë do të ishte të zvogëlonim çmimet në krahasim me Intel, të blenim pjesën e tregut dhe të dëshmonim se produkti ishte i sigurtë. Në kohë, përdoruesit do të përdornin kompjuterët me procesorë alternativë. Nëse do vazhdonim të sjellnim risi, ne në fund do të mund të rrisnim çmimet. Kjo do të ishte gjëja më e zgjuar për t’u bërë.

Çfarë bëri kryeshefi ynë ekzekutiv? Ai në fakt rriti çmimin për 1 dollarë më shumë se sa ajo e Intel.

Cila ishte logjika e tij? Sot, nuk kam ide. Por ajo ishte shenja e parë që ai njeri kishte humbur kontaktin me realitetin. Pas shumë dështimeve tjera strategjike të cilat gati falimentuan kompaninë, bordi në fund pushoi atë. Ne u ngritëm sërish, dhe në fund siguruam 650 milion dollarë.

Ka shumë arsye se pse bizneset dështojnë, por nëse shikoni mjaftueshëm thellë në dorëzimet e kompanive të dështuara, zakonisht do të gjeni një udhëheqës mosfunksional i cili vendosi të besonte atë që donte dhe t’i injoronte faktet të cilat ishin para syve të tij.

Si t’a shmangni këtë fat? Mos gënjeni veten. Mos hyni në mendime magjike. Përballuni me realitetin. Qëndroni në tokë. Kjo është e gjitha që duhet të bëni.

Steve Tobak

Autor i Real Leaders Don’t Follow

Steve Tobak është kësillues i menaxhmentit, gazetar, ish ekzekutiv i lartë, dhe autor i Real Leaders Don’t Follow: Being Extraordinary in the Age of the Entrepreneur( Entrepreneur Press, Tetor 2015). Tobak udhëheq Invisor Consulting me bazë në Silicon Valley dhe shkruan bloge në stevetobak.com, ku mund t’a kontaktoni atë dhe të mësoni më shumë.