Foto: Shutterstock

Burri im dhe unë themeluam biznesin tonë të parë së bashku kur ishim ende në universitet. Ne nuk ishim të martuar atëherë por kishim qëllimet e njëjta dhe dukej e natyrshme që t’i arrinim ato së bashku. Ajo ishte shtatë vite më parë dhe ne ende kemi atë biznes sot, gjithashtu edhe kompani tjera të cilat i kemi filluar që nga atëherë. Një pyetje të cilën na bëjnë pothuajse secili që takojmë është se a përleshemi shpesh. Nëse themi jo, njerëzit nuk na besojnë dhe na detyrojnë të pranojmë se përleshemi gjatë gjithë kohës. Nëse themi po, biseda bëhet e sikletshme menjëherë. Kështu që ne themi diçka si ‘’me raste’’.

E vërteta është se, ne përleshemi por vetëm kur ia vlen. Nuk mund të flas për të gjitha bizneset të  cilat udhëheqen nga bashkëshortët por jam e sigurtë se shumica prej tyre përleshen si ne. Është e shkurtër, eksplozive dhe pothuajse gjithmonë përfundon në diçka personale. Në të njëjtën kohë, me siguri për diçka e cila nuk është e rëndësishme për biznesin.

Për shembull, unë kam zbuluar se mbroj fuqsihëm disa mjete të bukura të cilat i kam gjetur në internet dhe të cilat kushtojnë 59  dollarë në muaj.  A ndikon kjo në biznes? Jo. A më thyhet zemra kur burri im nuk pajtohet? Jo, e marr atë mjet sido që të jetë, deri sa të shoh pikëpamjen e tij.

Tani, a do të bëja të njëjtën gjë nëse ai mjet do kushtonte 5900 dollarë në muaj? Jo, asnjëherë. A do të përleshesha për një mjet aq të shtrenjtë nëse burri im nuk pajtohet? Me shumë gjasa jo. I besoj gjykimit të tij dhe nëse nuk pajtohet me siguri ka një pikëpamje të arsyeshme për të cilën është e vështirë të argumentosh. E njëjta qëndron edhe në anën tjetër. Ne kemi disa rregulla të thjeshta të cilat e bëjnë jetën tonë më të thjeshtë. Për shembull, blerjet mbi sasinë e caktuar duhet të diskutohen dhe ne të dy duhet të pajtohemi para se t’a blejmë.

Është ekzistenca e rregullave të thjeshta në punë që bën ndryshimin. Ne kurrë nuk diskutojmë për gjëra para ekipit. Ne nuk ndajmë gjërat të cilat kanë nevojë vetëm për 10 minuta në çdo kohë në vend se të prishim takimin tonë të Premten. Arsyeja se pse kemi nevojë për një takim është sepse ne kemi role të ndara në kompani. Nuk kam ide se çfarë ka në agjendën e burrit tim ose se çfarë bën ai gjithë ditën, dhe e njëjta vlen edhe anasjelltas. Nuk është e nevojshme. Nuk do të doja të dija se çfarë bën ai gjithë ditën sepse me siguri do të çmendesha.

Ne nuk kemi pasur gjithmonë role të ndara, veçanërisht në fillim. Kur e nisëm biznesin, ne në fakt kishim të njëjtat role. Por sapo që mundësia u shfaq, unë vendosa të krijoj një rol për veten, ndoshta sepse jam konkurruese, ndoshta sepse jam grua dhe nuk doja të etiketohesha së bashku me karrierën e burrit tim. Në çdo rast, ishte vendimi më i mirë që e kam marrë.

Kam zbuluar se rolet e ndara në mes të gruas dhe burrit janë të domosdoshme. Krijon rrugën time drejt suksesit, e cila është diçka pa të cilën nuk do mund të jetoja. Përderisa suksesi natyrisht që vendoset nga të dy , është e lehtë të bashkoheni në çift dhe të harroni veten si individ. Përveç kësaj, më ndihmon të krijoj një markë të pavarur personale. Në një botë të pabarazizë gjinore në vendin e punës, mund të them se unë jam e barabartë dhe gjithashtu e pavarur.

Përgjegjësitë e ndara gjithashtu kanë një tjetër përparësi të madhe. Të kesh rrugën tënde  dhe të mos dish çdo gjë që bën partneri juaj ju jep mundësinë të keni një jetë në punë dhe një jetë në shtëpi gjithashtu. Ju keni diçka për të folur gjatë drekës për të cilën personi tjetër nuk e di ende por me siguri që është i interesuar. Si një rregull, ne nuk diskutojmë për punën gjatë darkës por nuk e kemi problem të flasim për bizneset tona më pas ose të punojmë deri vonë. Ne jetojmë dhe punojmë së bashku me sasinë e nevojshme të ndarjes dhe bashkimit, të gjitha në kohën e duhur. Ne vendosëm kohë më parë që të udhëheqim bizneset tona së bashku, në të mirë dhe në të keq. Nuk e kam ndryshuar kurrë mendjen time dhe më pëlqen që as burri im nuk e ka ndryshuar.

Christina Baldassarre

Ndërmarrëse

Christina Baldassarre është një këshilluese e njohur e medias sociale, fituese e Google Partner All-Stars dhe folëse në media sociale dhe në ngjarje reklamuese online. Ajo është themeluesja e Zebra Advertisement, 1DollarAd dhe International PPC. Christina ndihmon bizneset që të udhëheqin fushata përfituese dhe të përfaqësojnë markën e tyre përmes medias sociale.