Foto: Shutterstock

Ka nga një aplikacion për gjithçka këto ditë.

Blerje, taksi, makina, parking, prerje flokësh edhe shëtitësit e qenit mund të porositen nga telefoni juaj i mençur.

Ka madje aplikacione të cilat e bëjnë fillimin e një biznesi nga telefoni juaj i mençur më të lehtë se kurrë. Nga përplimi i planit të biznesit në financat dhe rritjen e tij globalisht, këto katër aplikacione mund të ju ndihmojnë të nisni biznesin apo ta dërgoni atë në nivelin e ardhshëm, të gjitha nga ai mjet i vogël në xhepin tuaj.

  1. Krijoni një plan biznesi.

Gjëja e parë për të cilën çdo biznes ka nevojë është një plan biznesi. Plani i biznesit mund të marrë katër orë ose më shumë për t’u përfunduar në kompjuterin tuaj, por falë aplikacioneve si 5min Business Plan, ju mund të krijoni një plan biznesi të qëndrueshëm në më pak se dhjetë minuta, direkt nga telefoni juaj i mençur.

  1. Merrni financa.

Sapo të krijoni planin tuaj, ju keni nevojë për para që të hidhni idetë tuaja në aksion.

Dikur është dashur të plotësojmë pako të gjata të informacioneve personale për të marrë fonde.

Tani, financimet janë digjitale në telefon. Presidenti i Royal Financial Investment Group Princ Dykes ishte njëri prej ndërmarrësve të parë i cili krijoi një aplikacion i cili lidh ndërmarrësit ambiciozë me financues me përvojë, të gjitha përmes një aplikacioni në telefon.

Aplikacioni i tij: Investor and Business Owners Hub ose IABOH shkurt, sjell botën e ndërmarrjeve kapitaliste në duart dhe në telefonët e njerëzve.

  1. Qëndroni të organizuar.

Pasi të përfundoni planin e biznesit dhe fitimin e financave, është koha të punoni 80 orë në javë që të mos keni nevojë të punoni nga ora nëntë në pesë në të ardhmen.

Pavarësisht se a është të qëndroni në krye të porosive, takimeve ose shitjeve, ju mund të përdorni aplikacione për të qëndruar në krye të gjithçkaje.

Cloze, një aplikacion i marrëdhënies së menaxhmentit, shërben si një asistent personal virtual i cili dërgon njoftime dhe rikujtues që të ju mbajë në krye të të gjitha detyrave tuaja.

  1. Rrituni globalisht.

Në këtë pikë, ju duhet të jeni duke dominuar tregun tuaj dhe të dërgoni shumë vlera te konsumatorët tuaj. Një mënyrë për të rritur shitjet është të rriteni ndërkombëtarisht.

Siç kanë mësuar shumë kompani, përdorimi i Google Translate për të provuar dhe për të shpërndarë mesazhin ndërkombëtarisht shpesh mund të dërgojë në turpërim dhe hutim. Fatmirësisht, ka një aplikacion edhe për këtë.

Stepes, një aplikacion përkthyes, është ‘’Uber’’ i përkthimeve ndërkombëtarisht. Brenda minutave, ndërmarrësit mund të lidhen me folësit kombëtarë në tregje të ndryshme globale të cilët ndihmojnë në përkthimin e mesazhit të markës në dialektin lokal.

Nuk ka zëvendësim për punën e rëndë, angazhimin dhe idenë të mirë, por duke qenë në gjendje të bëni më shumë nga telefoni juaj ju jep ndërmarrësve më shumë fleksibilitet që të jetojnë ëndrrat e tyre më shumë se kurrë më parë.

Tim Burd

Ndërmarrës Serik i Internetit

Tim Burd është Kryeshefi Ekzekutiv i DigitizeIQ dhe ndërmarrës veteran i internetit. Ai për momentin jeton në San Francisco, ku ai flet në panele, kontribuon me njohurinë e tij për të ndihmuar bizneset e reja të aplikojnë në firma të ndërmarrjeve kapitaliste.