Foto: Shutterstock

LOS ANGELES- John Travolta është ndoshta një nga aktorët më të dashur të kohës tonë. Nga këndimi i melodive në Grease në luajtjen e rolit të vrasësit të pamëshirshëm në Pulp Fiction, talenti i Travoltës ka kaluar shumë dekada derisa vazhdon të luajë rolin kryesor në filma.

Si e mban qëndrueshmërinë Travolta pas gjithë këtyre viteve? Përderisa thotë që nuk ka arsye të vërtetë, ai thotë se një pjesë e madhe e suksesit të tij erdhi duke qenë këmbëngulës, bamirës dhe fiskalisht i përgjegjshëm. Unë së fundmi pata mundësinë të intervistoj Travoltën në tapetin e kuq të City Gala, një ngjarje e sponsoruar nga Entrepreneur e cila mbahet për sipërmarrësi dhe krijimin e një të ardhmeje më të ndritur përmes bamirësisë. Unë e pyeta atë për marrjen e rreziqeve, suksesin e tij dhe bamirësinë.

Ai tha këto:

Entrepreneur: Kur vjen puna tek biznesi, çfarë do t’u thoje sipërmarrësve për marrjen e rreziqeve?

Travolta: Unë nuk marr shumë rreziqe. Kjo është dobësia ime personale, por gjithashtu një forcë në vete. Unë punoj shumë për paratë e mia; nuk më pëlqen t’i shpenzoj ato, dhe nuk më pëlqen t’i humbas ato.Unë nuk jam një shembull shumë i mirë i biznesmenëve të mençur.

Mirëpo, unë jam shembull i mirë i atyre të kujdesshmëve. Diçka në DNA time nuk më lejon të marr rreziqe. Nuk jam tip lojtari. E di se ku ka shkuar çdo cent që kam shpenzuar. Është e vështirë kur nuk rrezikon gjërat, por kjo është mënyra që më pëlqen.

Entrepreneur:Në cilën pikë të karrierës tënde të aktrimit ke filluar të kesh një pasion të tillë për filantropinë?

Travolta:Ishte organike. Kur uragani Katrina goditi, mendova, ‘’pse mos t’a bësh atë’’? Është e thjeshtë.Gjithmonë ka qenë ndjenjë natyrale e imja të ndihmoj të tjerët.

Entrepreneur: Duke punuar me shtypin për interesat tua bamirëse, a ke ndonjë këshillë ose gabim që do t’u tregoje bizneseve që të shmangin?

Travolta: Pavarësisht strukturës së bamirësisë ose biznesit, bëje të qartë saktësisht ku paratë po shkojnë kështu që askush nuk do t’a vë në pyetje asnjëherë atë gjë. Ti duhet të ushtrosh shumë ndershmëri për të shfaqur se ku këto para po shkojnë. Nëse do të marrësh pjesë në bamirësi, nuk duhet të bëhet për shtypin, por nga origjina natyrale dhe organike.

Entrepreneur:Karriera jote është shumë e qëndrueshme. Cilat janë karakteristikat e dikujt që mund të shkojë kaq larg?

Travolta:Këmbëngulësia. Suksesi im personal mund t’i dedikohet ndjenjave të matura ndaj parave, por të shfrytëzosh një afrim më të rrezikshëm me ide kreative.

Ti mund t’i marrësh rreziqet me imagjinatën tënde, por nuk mendoj që është një gjë e mençur të rrezikosh paratë tua. Ka dy gjëra që duhet të marrësh në konsideratë:Ti je i lirë të mendosh ide të reja. por në fund të fundit është përcaktimi i produktit më të vlefshëm që t’a ketë dikush. Është e domosdoshme t’a definosh atë.

Në rastin tim, produkti i vlefshëm do të ishte të marr pjesë në një film zbavitës që shpërndahet te audienca në një nivel të lartë. Nëse mund t’a definosh çfarë është ajo gjë, ti ke përfunduar gjysmën e punës. Por të mendosh vetëm për paratë është gjëja më e vështirë të bindësh njerëzit.