Foto: Shutterstock

Nga aplikimi për një pozitë, në pranimin për intervistë në përgjigjen e kompanisë, proceset e intervistimit mund të jenë të gjata. Në fakt, ato mund të zgjasin mbi një muaj. Mirëpo, ku ndodheni do të ketë ndikim se sa do të zgjasë procesi i intervistimit.

Duke analizuar më shumë se 83,000 vlerësime të intervistave në 25 vende në mes të Janarit dhe Korrikut, kompania Glassdoor zbuloi trendet e punësimit nga qytetet dhe shtetet e ndryshme rreth botës. Në mesatare, kohëzgjatja mesatare e procesit të intervistimit është 23.7 ditë, mirëpo, në shumë vende kjo zgjat më shumë. Procesi mesatar i intervistës në Shtetet e Bashkuara merr 23.8 ditë, dhe përderisa mund të tingëllojë si kohë e gjatë, është proces më i shpejtë se shumica e proceseve në shtete si Brazili, Franca, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në fakt, kur është fjala tek sigurimi i një pune, njerëzit në Brazil duhet të tregohen shumë të durueshëm. Brazili u zbulua se ka proceset më të ngadalshme të intervistimit, duke marrë afërsisht 39.6 ditë. Franca nuk është larg Brazilit, ku proceset e intervistimit marrin në mesatare 38.9 ditë.

Pra ku janë proceset më të shpejta të intervistimit? India kalon këtë proces me shpejtësinë më të madhe, me një mesatare prej 16.1 ditëve. Izraeli më pas me 16.9 ditë, Romania me 19.2 ditë dhe Kanada me 20.1 ditë.

Nëse po kërkoni punë në Shtetet e Bashkuara dhe jeni në nxitim të siguroni një pozitë, duhet të shmangni vendet si Washingtoni, Albany, New York dhe Richmond, Va. Përderisa mesatarja në Shtetet e Bashkuara mund të jetë 23.8 ditë, është me e gjatë në këto vende sepse shumica e njerëzve po kërkojnë punë në politikë dhe qeveri, një industri e cila ka procesin më të ngadalshëm: 53.8 ditë. Në D.C. dhe Albany, proceset zakonisht zgjasin rreth 33.2 ditë dhe 27 ditë në Richmond.

Këtu janë qytetet me proceset më të shpejta dhe më të ngadalshme të intervistimit në Shtetet e Bashkuara.

  1. Më i shpejti: Kansas City, Kan.

Qyteti me kohën më të shkurtër mesatare është Kansas City, Kan. Në mënyrë tipike, kërkuesit e punës mund të presin që procesi i punësimit të marrë dy javë e gjysmë ose 16.9 ditë. Dhe kjo sepse shumica  njerëzve në Kansas punojnë për bizneset e vogla. Në fakt, në vitin 2015, Kansas kishte më shumë se 246,000 biznese të vogla, të cilat punësuan 51 përqind të fuqisë punëtore. Dhe kur është fjala tek punësimi si një biznes i vogël, proceset janë shumë më të thjeshta se në kompani më të mëdha.

  1. Më i shpejti: Oklahoma City, Okla.

Oklahoma City është qyteti i dytë Amerikan me mesataren më të shpejtë. Këtu, procesi zakonisht merr 17.9 ditë. Dhe si në Kansas, bizneset e vogla në Oklahoma gjithashtu përbëjnë një pjesë të madhe të ekonomisë. Në vitin 2015, kishte më shumë se 336,000 biznese të vogla, të cilat punësuan 52.8 përqind të fuqisë punëtore.

  1. Më i shpejti: Akron, Ohio

Për shkak se ka shumë pak biznese të mëdha në Akron, shumica e njerëzve po aplikojnë në biznese më të vogla në këtë qytet, të cilat kanë më pak rregulla kur është fjala tek procesi i punësimit. Dhe si në Oklahoma, Akron gjithashtu merr rreth 18 ditë për procesin e intervistimit.

  1. Më i shpejti: Kolumbia, Miss.

Kolumbia, Miss. Është një tjetër qytet i vogël i cili ka procese të shpejta të intervistimit, në mesatare rreth 18.3 ditë. Kur është fjala tek punësimi, pozitat të cilat kërkojnë më pak shkathtësi dhe arsimim kanë procese më të shpejta. Si një qytet ku një numër i fabrikave kanë vendosur dyqane, këto kompani janë të shpejta në punësimin e punonjësve të rinj.

  1. Më i shpejti: Rochester, N.Y.

Në Rochester, N.Y., procesi mesatar është 18.6 ditë. Kjo me shumë gjasa sepse është shtëpia e më shumë se 1,500 bizneseve të vogla dhe të mesme. Është gjithashtu një qendër prodhuese për produktet plastike dhe automobilistike në Shtetet e Bashkuara. Industria automobilistike ka një mesatare të procesit të punësimit prej 12.7 ditëve.

  1. Më i ngadalshmi: Washington, D.C.

Njerëzit në mënyrë tipike shkojnë në Washington, D.C. për të ndjekur një karrierë në qeveri dhe politikë. Dhe me qeverinë e cila është industria më e ngadalshme kur është fjala tek punësimi, nuk është befasi se D.C. ka kohën më të ngadalshme të procesit të intervistimit në vend përafërsisht 33.2 ditë. Në fakt, nga qytetet e mëdha rreth globit, D.C. është numër gjashtë në listë për proceset më të ngadalshme rreth botës.

  1. Më i ngadalshmi: Albany, N.Y.

Si D.C., Albany, N.Y. gjithashtu ka një mesatare prej 33.2 ditëve për procesin e punësimit. Shumë kompani të mëdha kanë vendosur zyrat në Albany, duke përfshirë General Electric, Time Warner Cable dhe Target. Kompani si këto shpesh kanë një numër procesesh dhe kërkesash kur është fjala tek punësimi i punonjësve të rinj, duke rezultuar në kohë më të gjatë të punësimit.

  1. Më i ngadalshmi: Richmond, Va.

Gjithashtu edhe një qendër politike, Richmond, Va. Ka kohën më të gjatë të procesit, me një mesatare prej 27 ditëve. I kufizuar me D.C., shumë njerëz në qeveri vendosen në këtë qytet, pra kur është fjala tek punësimi, procesi është i gjatë.

  1. Më i ngadalshmi: Hartford, Conn.

Në Hartford, Conn, procesi mesatar është 26.5 ditë. Dhe në krye të një numri të kompanive të mëdha si AT&T dhe Aetna të cilat po hapin zyrat në Hartford, një numër i madh i universiteteve gjithashtu ndodhen në qytet. Në mesatare, puna me procesin më të ngadalshëm të intervistimit është puna e profesorit, me një proces të punësimit i cili zakonisht merr 60.3 ditë.

  1. Më i ngadalshmi: San Jose, Calif.

Kompanitë e mëdha të teknologjisë si eBay, PayPal dhe Cisco kanë zyrat qendrore në San Jose, Calif., e cila do të thoë se nuk është befasi se koha mesatare e punësimit është e ngadalshme. Në fakt, në mënyrë tipike zgjat 26.5 ditë. Kjo sepse këto kompani nuk janë vetëm masive dhe kanë një numër të rregullave, por kur është fjala tek punësimi i roleve teknologjike, procesi është më i gjatë. Koha mesatare e punësimit të një inxhinieri të zhvillimit të programeve është 40.8 ditë.