Foto: Shutterstock

Mbi 500 miliardë dollarë shpenzohen në reklama çdo vit. Amerikani mesatar ekspozohet ndaj 3,000 reklamave në ditë. 15 minuta nga çdo orë të programeve televizive u kushtohet reklamave.

Ka shumë marketing. Dhe shumë tregtarë. Me gjashtë milion kompani në Shtetet e Bashkuara, ka shumë njerëz të cilët po konkurrojnë për të përçuar mesazhin e tyre. Si të dalloheni nga turma? Si të viheni re?

Pikërisht këtu marka luan rol të madh.

Çfarë është marka?

Marka është arti i ndarjes së produktit ose shërbimit nga konkurrentët. Është termi i krijimit të një ‘’personaliteti’’ të njohur të cilin njerëzit do t’a mbajnë në mend.

Një kompani me markë të dobët shpenzon kot shumë para në marketing. Sepse pa një mesazh të fokusuar, kompanitë e dobëta në markë janë të padukshme. Askush nuk i mban në mend ato dhe përzihen me të tjerat.

Në marketing, qëllimi është që të  arrini te dikush, të lidheni. Mënyra për të bërë këtë është të fokusoni vëmendjen, jo t’a zhdukni atë.

Zbuloni markën tuaj

Shumë shpesh, njerëzit provojnë të ‘’përëftyrojnë’’ një markë për kompaninë e tyre. Mirëpo, një markë nuk është diçka të cilën mund t’a përëftyorni, është diçka që e zbuloni. Në mënyrë specifike, është diçka të cilën duhet t’a zbuloni për veten tuaj.

Marka e vërtetë duhet të bazohet vetëm në misionin dhe kulturën e organizatës. Kur njerëzit provojnë të krijojnë markën të ndarë nga vetë kompania, rezultati mund të jetë klishe ose marketing i paqartë.

Në vend të këtyre, një markë duhet të reflektojë planin e biznesit të kompanisë, misionin dhe vlerat. Duhet të jetë e vërtetë. Prandaj, kur bëni një markë për kompaninë, ju po provoni të shfaqni identitetin e saj thelbësor. Ju duhet të shikoni mendimet dhe të tregoni esencën e saj të vërtetë. Kjo është ajo që e përçoni te konsumatorët, markën tuaj. Dhe fontet, dizajni, shkrimi. të gjitha aspektet e marketingut duhet të përshtaten me konceptin qendror. Tani, ju keni fokus sepse keni përçuar identitetin e kompanisë tuaj duke zbuluar veten së pari.

Përbërësit e një marke

Përderisa nuk ka ndonjë formulë të sigurtë të zbulimit të një marke të kompanisë, ka rrugë për t’a përmbushur atë. Merrni në konsideratë pikat e mëposhtme që të bëni një markë të vërtetë:

  • Misioni i kompanisë. Ky është elementi më i rëndësishëm i markës. Misioni është shpirti i kompanisë tuaj, është zemra e asaj që bëni. Në fakt, marka juaj mund të mendohet si shprehja e jashtme e misionit tuaj të brendshëm të kompanisë. Mendojeni në këtë mënyrë: Pse ekziston organizata juaj? Për çfarë është? Ju keni pasuri, punonjës, shitës, marrëdhënie dhe sisteme të brendshme…por pse?
  • Vlera. Çfarë është e rëndësishme për kompaninë tuaj? Çdo kompani ka ideale të caktuara të cilat definojnë për çfarë është dhe çfarë bën. Këto ideale mund të jenë mjedisore, shoqërore ose etike ose mund të jenë standardet e cilësisë së vlerave të kompanisë tuaj, ato janë qendra e asaj se pse jeni unikë dhe janë pjesë themelore e markës tuaj.
  • Kultura. Çdo kompani ka karakterin e saj, një stil të veçantë. Sido që t’a quani tuajën, pranojeni atë. Do të ketë me miliona konkurrentë në hapësirën tuaj të tregut, por ka vetëm një për ju. Grupi i kulturës së kompanisë tuaj është pjesa e strukturës tuaj.
  • Historia. Historia juaj tregon shumë për ju. Shikoni themeluesit e kompanisë për të ndihmuar në definimin e identitetit tuaj të sotëm. Cilat ishin vlerat e tyre? Çfarë po provonin të përmbushnin? Çdo kompani erdhi nga diku. Rrënjët tuaja janë pjesë thelbësore të markës.
  • Planet. Kur mendoni për 10 vitet e ardhshme, ku e shihni veten tuaj? Plani juaj i biznesit dhe strategjia e marketingut ndikojnë se si e përfaqësoni veten dhe duhet të përfshihen në markën tuaj. Nëse do të hyni në një segment të tregut, mos e poziciononi veten si një markë luksoze. Marka juaj duhet të rrethojë objektivat tuaja të botës së vërtetë.
  • Konsumatorët. Kjo është pjesa më e rëndësishme. Konsumatorët janë arsyeja se pse ju ekzistoni. Cilat janë nevojat e tyre? Çfarë mendojnë ata? Mirëkuptimi ndaj konsumatorëve është pjesë vitale e markës. Sepse nëse nuk e dini se me kë po flisni, pse të mundoheni të thoni diçka?

Mund të marrë disa kërkime që të gjeni qëllimin e asaj që e bën kompaninë tuaj të veçantë. Ju duhet të keni një shikim të qartë dhe të shihni se çfarë ka aty. Për shkak se çdo markë është e bukur dhe inspiruese.

Vetëm se secila duhet të zbulohet.

Matt Hanses

Shkrimtar, Këshilltar dhe  Themelues i Uplift Marketing

Matt Hanses është themeluesi i Uplift Marketing, një kompani e cila krijon marketing dhe marka për të përçuar vizionin unik dhe personalitetin e çdo klienti. Ju mund t’a gjeni atë në ByMattHanses.com ose Uplift.Marketing