Foto: Shutterstock

Njëra nga vendimet më të rëndësishme që do të merrni është të bëheni kryeshefi ekzekutiv i vetes. Po flas për marrjen e përgjgegjësisë së plotë për jetën tuaj dhe mos fajësimin e të tjerëve ose rrethanave tuaj për rezultate të mëhershme ose se ku jeni tani.

Është e vështirë të kuptoj se si dikush mund të kalojë vit pas viti, muaj pas muaji, ditë pas dite duke u ankuar për gjërat e këqija që i kanë ndodhur dhe të mos bëjë asgjë? Dëgjoj shumë njerëz që thonë se dëshirojnë të arrijnë sukses dhe të bëjnë më shumë para. Por nuk bëjnë kurr asgjë për këtë.  Gjëja e vetme që këta individë bëjnë është të ankohen për gjërat e këqija. Ata ulen dhe i lënë të tjerët t’i marrin vendimet për ta.

E kuptoj se ka situata dhe probleme në jetët e njerëzve të cilat mund t’i parandalojnë atë nga arritja e ëndrrave të tyre. Mund të ketë rrethana të cilat janë jashtë kontrollit të tyre: çështje të ndryshme familjare, sëmundje ekstreme ose aftësi të kufizuara, për të emëruar disa. Nuk i gjykoj njerëzit kur i shoh duke jetuar në situata të padëshiruara. Është e mundshme se jeta është sjellur keq me ta dhe ata nuk mund të dalin nga kjo rrugë. E kuptoj, dhe nuk dua të tingëlloj moralizues.

Në anën tjetër, shoh të tjerë të cilët do mund të bënin diçka për jetën e tyre nëse do provonin më shumë.

Largoni arsyetimet.

‘’Nuk kam talent’’.

‘’Kurrë nuk fitoj një punë të mirë. Dikush më i mirë se unë e fiton gjithmonë’’.

‘’Nuk mund të bëj para mjaftueshëm për të paguar faturat’’.

‘’Ndjehem sikur e gjithë bota është kundër meje’’.

A tingëllojnë këto si dikush që e njihni? Fraza të tilla iu bëjnë t’i godisni ata dhe t’iu thoni, ‘’Ndalo së ndjeri keqardhje për veten! Ti mund të ndryshosh fatin tënd! Ti mund të ndryshosh jetën tënde!’’

Lista e shembujve mund të vazhdojë gjatë, por ju tashmë e kuptoni qëllimin. Arsyetimet nuk e kanë bërë asnjëherë askënd kampion. Ditën që vendosni të largoni arsyetimet do të jetë dita kur jeta juaj do të ndryshojë përgjithmonë. Një transformim i thjeshtë por shumë i fuqishëm fillon të ndodhë.

Vetëm bëje!

Slogani i Nike ‘’Vetëm bëje’’! është një prej reklamave më të mira. Të ngritesh dhe të bësh gjëra është mënyra se si bëhesh udhëheqës i jetës tënde.

Sigurisht, e di. Pajtohem me ty. Kam kaluar nëpër këtë, kështu që po flas nga përvoja.Njëra nga gjërat më të rëndësishme është të merrni përgjegjësi të plotë për jetën tuaj dhe të bëheni udhëheqësi i fatit tuaj. Por kur e bëni këtë, ju detyroni veten të shikoni jetën tuaj dhe të thoni, ‘’Nuk jam ku dëshiroj të jem për shkak të vetes dhe zgjedhjeve që kam bërë’’. Komenti juaj i ardhshëm mund të jetë, ‘’Do të bëj diçka për këtë dhe do të bëj një ndryshim pozitiv’’.

Kur bëni këtë, ju merrni zotërim të asaj se ku jeni dhe ku po shkoni. Nuk është një gjë e lehtë për t’u bërë, më besoni. Njëra nga gjërat më të vështira që bëj është të detyroj veten të shikoj jetën time kur gjërat nuk shkojnë mirë. Kur isha 16 vjeçar dhe i varur nga droga po e shkatërroja jeten time, mezi e shikoja veten në pasqyrë. Isha i neveritshëm. Por, gjërat filluan të ndryshojnë kur u bë mjaftueshëm. Atëherë unë zhvillova kurajën për të shikuar brenda vetes. Ngadalë por sigurtë, unë u bëra kryeshefi ekzekutiv i vetes, udhëheqësi i fatit tim.

Bërja e udhëheqësit të vetes ridefinoi filozofinë time të jetës. Do t’a ridefinojë edhe tuajën, gjithashtu. Nuk ka asgjë që nuk mund të bëni ose të tejkaloni kur vendosni të bëheni kryeshefi ekzekutiv i vetes. Të jesh udhëheqës i fatit tuaj është të refuzosh rrugën e lehtë dhe të zgjedhësh atë që është e vlefshme.

Mendoni për këtë. Do të jetë një turp nëse shkoni në fazën e fundit të jetës tuaj me asgjë përpos arsyetimeve se pse nuk e keni ndjekur një pasion ose një ëndërr. Më thyhet zemra vetëm kur mendoj për këtë, por ndodh gjatë gjithë kohës.

Rrisni mundësitë në maksimum.

Të bëhesh udhëheqës i fatit hap dyert e mundësive, dhe jeta bëhet më e lehtë, sepse të tjerët do iu bashkohen dhe do iu ndihmojnë kur munden.

Për shembull, le të themi se ka dy djem të ri të quajtur John dhe Chris. John është udhëheqësi i fatit të tij. Kur diçka shkon keq, ai nuk bën arsyetime ose të vendosë fajin diku tjetër. John nuk fokusohet në gjërat negative. Ai vazhdimisht kërkon mënyra për të përmirësuar veten dhe për të ngritur pozitën e tij në jetë.

Chris është një storie tërësisht ndryshe. Ai ka një rrugë të gjatë që ka lënë dështimet t’a definojnë atë. Në çdo mundësi, ai bën arsyetime ose fajëson dikë tjetër për fatkeqësitë dhe mungesën e suksesit. Në të vërtetë është një përvojë negative për të gjithë që janë në kontakt me të.

Në mes të dy njerëzve, cili mendoni se ka më shumë gjasa të ketë më shumë mundësi të kthehet në rrugë të drejtë dhe të tjerët të dëshirojnë t’i ndihmojnë në çfarëdo mënyrë që munden? Përgjigja e kësaj pyetje është e dukshme. Njerëzit shkojnë drejt njerëzve pozitivë. Ata janë atraktivë dhe na bëjnë të ndihemi mirë. Në anën tjetër, është e vështirë të jesh përreth njerëzve negativë sepse janë pengesë për lumturinë tuaj.

Merrni vendimin.

Njëra nga vendimet më shpërblyese që mund të marrësh është të bëhesh udhëheqës i fatit, kryeshef ekzekutiv i vetvetes, dhe të marrësh përgjegjësië të plotë për gjithçka që ndodh. Sapo t’i bëni këto, mundësitë do të zgjerohen. Dhe të tjerët do iu ndihmojnë, edhe nëse kërkesa ose nevoja juaj është diçka e thjeshtë. Të jesh udhëheqës i fatit është një tipar që të gjithë kampionët e posedojnë.

Matt Mayberry

Si ish lojtar i NFL në Chicago Bears, Matt Mayberry për momentin është folës kyç, strateg i performancave dhe shkrimtar. Si kryeshef ekzekutiv i Matt Myberry Enerprises, një kompani e trajnimit dhe këshillimit, ai është specialist në arritjen e performancës së invidivëve dhe organizatave nëpër botë. Libri i parë i Mayberry, Winning Plays, është publikuar më 6 Shtator 2016. Mund t’a kontaktoni atë dhe të mësoni më shumë në mattmayberryonline.com