Ky Robot Do Të Bartë Gjërat Tuaja Dhe Do Të Të Ndjekë Gjithkund

Njihuni me Gita, robotin bartës.

Lëvizni, ndërtues të dronëve. Kjo kompani ka krijuar robot bartës.

Kompania Italiane pas Vespa, Piaggio, së fundmi ka prezantuar ‘’Gita’’, një robot bartës. I dizajnuar nga Piaggo Fast Forward, qëllimi i tij është të largojë mundimin e të barturit bagazhe të rënda dhe bërjen e gjërave të zakonshme si shkuarja për blerje.

Gita është një objekt i kaltërt në formë të topit e cila ka dy rrota, hapësirë dhe një numër të kamerave dhe sensorëve. Njeriu vesh një rrip elektronik që ta drejtojë atë, por Gita gjithashtu mund të sillet në mënyrë autonome në një zonë të vizituar më parë. Derisa Gita ndjek pronarin e saj dhe ekspozohet ndaj ambienteve të ndryshme përmes kamerës dhe sensorëve, ajo krijon hartë 3D nga rrugët që viziton duke përdorur teknologjinë SLAM, Simultaneous Localization and Mapping. Sa më shumë zona që Gita mësohet, aq më mirë do të mësohet të shkojë vetë.

Nga shkuarja në aeroport në bërjen e pazarit, Gita nuk të ndihmon vetëm me gjërat e transportit por gjithashtu bënë gjëra të vogla. Mund t’a dërgosh Gita në misione deri sa fokusohesh në punë të rëndësishme. Gita është 26 inch me diametër dhe mund  të bartë deri në 40 paund, të udhëtojë 22 milje për orë dhe të vrapojë për 8 euro në mënyrë të vazhdueshme.

Veç kësaj, roboti ka një tipar që lejon t’a parkosh atë diku jashtë, në ndonjë ngjarje që nuk lejohet të hyjë brenda ndërtesës. Për qëllime sigurie, Gita ka skaner të gjurmëve të gishtave dhe një kod për aktivizim dhe hapje. “Gita gjithashtu është e mbuluar me kamera dhe sensorë dhe gjithmonë e di se ku është’’, Piaggio Fast Forward Coo Sasha Hoffman i tha TechChrunch:”Do ishte gjëja më e pamend të provosh t’a vjedhësh ose t’a thesh atë’’.

Si shumë robotë në ditët e sotme, Gita nuk është dizajnuar të zëvendësojë punën e njerëzve. ”Transporti dhe industritë robotike fokusohen në optimizimin e punëve dhe zëvendësimin e gjërave’’, tha Jeffrey Schnapp, kryeshefi ekzekutiv i Piaggio Fast Foward, në një konferencë për shtyp.

Rose Leadem është asistente e editorialeve online në Entrepreneur Media Inc.