Foto: Shutterstock

Kur lansoni biznesin tuaj në fillim, media sociale është mënyra kryesore për të shpërndarë fjalën për produktin ose shërbimin tuaj pa shpenzuar shumë para. Por ju nuk duhet të shpenzoni kohën tuaj të vlefshme në një platformë e cila nuk ju lidh me audiencën e nevojshme.

Është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm se ku drejtoni energjinë dhe burimet tuaja, dhe për këtë, TrackMaven, një krijues i programeve të analitikave të marketingut me bazë në Washington, D.C. shikoi se cilat platforma, Facebook, Instagram, LinkedIn dhe Twitter prodhojnë më së shumti angazhim të përdoruesve.

Duke monitoruar përmbajtjen në media sociale të prodhuar nga më shumë se 40,000 biznese në 130 industri, studimi zbuloi se kur shikuan përqindjen e angazhimit për markë për platformat e medias sociale, kompania pa angazhimin më të lartë në Instagram.

Indeksi zbuloi se për Twitter dhe Instagram, bizneset në industrinë e muzikës kishin bashkëveprimet më të larta për postim. Ndërkohë, në Facebook, kompanitë e sporteve dhe argëtimit ishin më të famshmet.

Sa i përket LinkedIn, industria farmaceutike ka ndjekësit më të mëdhenj por angazhimin më të ulët. Dhe del se bizneset e linjave ajrore dhe aviacionit, mallrave luksoze kanë angazhimin më të lartë në këtë faqe.

Kur përgatisni në fillim një strategji të medias sociale, shikoni konkurrentët tuaj dhe shikoni se ku po fitojnë më së shumti bashkëveprim të konsumatorëve. Do ju kursejë shumë kohë.