Foto: Shutterstock

Kanë kaluar ditët kur qendrat e thirrjeve ishin të mjaftueshme për t’i bërë konsumatorët tuaj besnikë ndaj markës. Sot, me shumë mënyra për t’u lidhur dhe për të krijuar marrëdhënie online, e kombinuar me konkurrentët të cilët kërkojnë vëmendje, dallimi në turmë do të thotë se ju duhet të bëni më shumë se sa vetëm t’i ndihmoni konsumatorët kur kanë nevojë, pra t’i habisni ata gjatë përvojës së tyre.

Është koha të filloni të mendoni për lidhjen tuaj me konsumatorët si një lloj rrugëtimi. Në një studim të sjelljeve të konsumatorëve në The Journal of Marketing, studiuesit Katherine Lemon dhe Peter Verhoef thanë se bizneset tani duhet të shikojnë shërbimin e konsumatorëve si një funksion i cili përfshin ndarjet dhe burimet, nga teknologjia informative dhe operimet e shërbimeve në marketing dhe në gjetjen e partnerërve të duhur.

Ja disa mënyra kreative për t’i befasuar dhe kënaqur konsumatorët tuaj dhe t’i shndërroni ata në ambasadorë besnikë të markës.

Mbani veten tuaj në krye të radarit të tyre.

Fjala e vjetër e urtë, ‘’larg nga sytë, larg nga mendja’’ nuk do të mund të tingëllonte më e vërtetë se sa kur vjen puna në ndërtimin e marrëdhënieve të fuqishme me konsumatorët. Kjo do të thotë se varet nga ju se si gjeni mënyra për të qëndruar në mendjet e konsumatorëve tuaj, edhe kur ata nuk përdorin ose kur nuk janë nuk menduar për produktin ose shërbimin tuaj.

Angazhimi i konsumatorëve, si sillen njerëzit në lidhje me markën tuaj jashtë blerjeve, luan një rol të madh këtu. Mendoni në mënyrë kreative se si mund të bëheni partnerë me markat të cilat ofrojnë shërbime dhe produkte plotësuese ose se si ortakëritë e teknologjisë mund  të rrisin përvojën e mirë të konsumatorëve tuaj. Kjo mund të bëhet ose përmes një aplikacioni të zhvilluar për biznesin tuaj ose duke futur një teknologji të jashtme e cila ndihmon në rrjedhjen e transaksioneve të konsumatorëve.

Shpërbleni ata për besnikërinë e t yre.

Ofrimi i shpërblimeve për konsumatorët tuaj që iu kanë referuar te shokët dhe te familja është një mënyrë e mirë për të ndërtuar besnikëri duke krijuar nxitje. Vetëm sigurohuni që këto oferta janë domethënëse për konsumatorët. Në vend se t’u jepni atyre 15 përqind zbritje në blerjen e tyre të ardhshme, ndoshta ju mund t’u dërgoni atyre një kartelë dhurate për një shumë të caktuar parash ose para të gatshme në llogarinë e tyre.

Shpesh, nuk ka të bëjë me sasinë e nxitjes financiare të cilën ua ofroni konsumatorëve për besnikërinë e tyre aq shumë sa duket. Për shembull, për blerjet me çmime më të larta, studiuesit kanë zbuluar se zbritjet në terme të sasisë së dollarëve në vend të përqindjeve ju jep konsumatorëve një nxitje më të madhe për të blerë.

Lejoni ata të zgjedhin dhe të përshtatin mënyrën se si lidheni me ta.

Me kaq shumë  kontakt, mund të jetë e lehtë që lidhja në mes të markës dhe konsumatorëve të dobësohet nga zhurma. Kujdesuni që kjo mos të ndodhë.

Sigurisht, ju duhet të rregulloni një linjë komunikimi me konsumatorët përmes emailit, telefonit, mesazheve, bisedave direkte, por lejoni që përdoruesit të zgjedhin se çfarë forme e komunikimit iu pëlqen më shumë. Takoni ata kudo që janë në vend se t’u dërgoni materiale marketingu të pafundme ose mos provoni të lidheni me ta në një platformë të cilën rrallë e kontrollojnë.

Përfshini ata në marketingun tuaj.

Konsumatorët kanë dëshirë të ndihen se ju kujdeseni për ta dhe shpesh kjo do të thotë t’ua dorëzoni mikrofonin dhe t’iu besoni asaj që ata kanë për të thënë për markën tuaj.

Të dhënat e fundit nga OfferPop zbulojnë se 85 përqind e konsumatorëve u ndikuan më shumë nga përmbajtjet e krijuara nga përdoruesit se sa nga videot ose fotografitë e krijuara nga marka në mënyrë direkte. Ka një arsye për këtë. Nëse ju jepni konsumatorëve mundësi të tregojnë përvojën e tyre, qoftë përmes vlerësimeve online, fotografive ose videove të shpërndara, ose shpërblime të rekomandimeve, i fuqizon dhe u jep atyre një nxitje të fuqishme për t’u bërë ambasadorë të markës.

Kjo do të thotë të mos mendoni lidhjen midis jush vetëm si shitje, por si një përvojë të vazhdueshme.

STAPLES