Foto: Shutterstock

Çdo ditë, ndërmarrësit ndeshen me rreziqe të cilat ndikojnë në shëndetin dhe biznesin e tyre. Një ndryshim në shijen e konsumatorit ose një politikë e papërshtatshme e qeverisë mund të shkatërrojë një biznes dhe të ndikojë në shëndetin e pronarit.

Bota e e biznesit kërkon energji mendore dhe fizike për të përmbushur detyrat ditore dhe qëllimet afat-gjate. Por, si mund të mirëmbani energjinë, të qëndroni të sigurtë dhe të shëndetshëm në një botë kaq sfiduese dhe të paparashikueshme?

Ja se si ndërmarrësit e mençur e bëjnë këtë:

  1. Ushtrime të rregullta

Ushtrimet e rregullta zvogëlojnë stresin, iu bëjnë më të lumtur, rrisin energjinë, iu ndihmojnë të flini më mirë, rrisin imunitetin tuaj dhe ndalojnë zhvillimin e sëmundjeve në të ardhmen si p.sh sëmundjet e zemrës.

Ushtrimet në mëngjes ndihmojnë trupin tuaj të djegë më shumë kalori, edhe nëse uleni në tavolinë apo vozisni makinën tuaj. Gjithashtu lejon trupin tuaj të shijojë një ndjenjë të shëndetshme të lodhjes që të jeni të gatshëm të flini në fund të ditës.

Duke ngulitur shprehinë e ushtrimeve të mëngjesit, metabolizmi juaj do të rrjedhë në mënyrë natyrale, trupi juaj do ndihet më lehtë dhe do të jeni më në formë se kurrë.

  1. Mëngjes të shëndetshëm

Mëngjesi është shujta më e rëndësishme editës. Ngrënja e mëngjesit është e lidhur me rënje të sëmundjeve të zemrës te meshkujt në mes moshës 45 dhe 82 vjeçare dhe përmirësim të funksioneve kognitive të lidhura me memorie.

Ngrënja e një mëngjesi të shëndetshëm iu jep një ndjenjë të përgjithshme  të kënaqësisë, për shkak se i jepni trupit atë që i nevojitet, dhe psikologjikisht, përderisa bëni zgjedhje të cilat përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Mos ngrënja e mëngjesit është e lidhur me hipertension, rezistencë të insulinës dhe nivele të ngritura të sheqerit në gjak. Këto dhe më shumë janë sëmundje të shmangshme prandaj duhet të qëndroni të fokusuar dhe të shëndetshëm në botën e biznesit, një mëngjes i shëndetshëm është gjëja e duhur.

  1. Bëhuni të ndërgjegjshëm ndaj sigurisë në rrugë

Ju me siguri dëgjoni këtë çdo ditë, por ia vlen të përsëritet, qëndroni të vëmendshëm kur vozisni. Asnjëherë mos e humbisni koncentrimin.

Mungesa e koncentrimit gjatë vozitjes mund të rezultojë nga fiksimi rreth një marrëveshjeje biznesi, shikimit në telefon, duke qenë të pirë nga një festë biznesi etj. Nuk ka rëndësi nëse mendoni se duhen vetëm disa sekonda për të shikuar mesazhet ose aplikacionet.  Një aksidenti nuk i duhet as edhe një sekond për të ndodhur. Ka të bëjë me vëmendjen. Momentin në të cilin humbisni vëmendjen tuaj, ju nuk humbisni vetëm fokusin ndaj rrugës por gjithashtu harroni se jeni duke vozitur.

  1. Mos punoni nën presion

Mënyra më e mirë për të shijuar botën e ndërmarrësisë është të keni një shprehi pune pa stres. Stresi në vendin e punës vjen nga shumë burime. Mund të jenë punonjësit e mërzitshëm, zëvendësimet e gjata dhe punët e pambaruara asnjëherë.

Stresi është kontribues i madh i rraskapitjes së punës dhe bashkëveprimeve të tensionuara. Stresi ndikon në aftësinë tuaj për të mbajtur në mend gjërat të cilat tanimë i dini, për të përpunuar informatat e reja të cilat i mësoni dhe t’i aplikoni të dyja në situata analitike dhe detyra fizike të cilat kërkojnë koncentrim. Përveç kokëdhimbjeve, problemeve me gjum, problemeve në shikim, humbje/shtim të peshës dhe shtypje të gjakut, stresi ndikon në sistemet kardiovaskulare, gastrointestinale dhe muskuloskeletale.

Duhet të keni forcën e brendshme për t’u relaksuar varësisht urgjencës së punëve. Kjo sepse të punuarit nën presion iu bën më të prirur ndaj gabimeve të cilat vënë në pyetje aftësitë tuaja udhëheqëse dhe aftësitë për marrëveshje të mëtutjeshme biznesi.

  1. Pushoni në mes të ngarkesave sfiduese të punës

Askush nuk është i domosdoshëm. Të gjithë erdhën në këtë botë pa para, dhe pa dyshim që do të largohemi nga kjo botë pa to. Ju mund të ndjeni se qëllimet tuaja të biznesit nuk mund të arrihen pa prezencën tuaj, por ai biznes i njëjtë mund të jetojë edhe shumë vite tjera pasi të largoheni. Mund të merrni një minutë për veten kohë pas kohe.

Mundësitë e marrjes së vetes mund të radhiten nga pushimet gjatë ditës së punës dhe gjumit. Njerëzit të cilët angazhohen në aktivitete pushimi gjatë ditës së punës kanë nivele më të larta të ndikimit pozitiv pas pushimeve. Personat të cilët përdorën kohën për aktivitete pushimi si relaksimi, aktivitetet shoqërore dhe gjumi përfituan nga ato, përderisa ata të cilët nuk i bënë këto gjëra nuk përfituan.

Ndërmarrësit janë njerëz të mrekullueshëm. Siguria dhe mirëqenia e tyre janë kritike për botën. Për këtë nuk duhet të rrezikoni kurrë shëndetin tuaj për shkak të biznesit. Nëse vuani, edhe biznesi juaj do të vuajë gjithashtu.

Richard Agu

Studiues dhe Shkrimtar i Pavarur

Richard Agu është studiues dhe shkrimtar i pavarur pasionant për ndërmarrësinë dhe vetë-zhvillimin.