Foto: Shutterstock

Administrata e Trump prezantoi një propozim buxheti sot e cila në mënyrë domethënëse do të shkurtojë buxhetet e disa agjensive federale duke rritur shpenzimet në mbrojtje, siguri dhe veteranë.

Ky propozim do të shkurtonte financimin e Agjensisw Për Mbrojtje Të Ambientit në 31 përqind, Departamentin e Shtetit në 29 përqind dhe Departamentin e Punës në 21 përqind. Departamenti i Mbrojtjes, Punët e Veteranëve dhe Siguria e Brendshme do të shihnin rritje në financim, Mbrojtja duke pasur 10 përqind rritje.

Propozimi i buxhetit, i nxjerrur nga Zyra e Menaxhmentit dhe Buxhetit dhe e titulluar ‘’America First: A Budget Blueprint to Make America Great Again’’, me shumë gjasa nuk do të aplikohet në buxhetin federal. Varet nga anëtarët e Kongresit se a do të votojnë dhe a do të ndajnë burimet për buxhetin federal.

Mick Mulvaney, drejtori i Zyres së Menaxhmentit dhe Buxhetit, i tha The Huffington Post: ‘’Ne e shkruajtëm atë duke përdorur fjalët e presidentit. Ne dëgjuam fjalimet e tij..Dëshironim të dinim se cilat ishin politikat e tij dhe i shndërruam këto politika në numra’’.

Programet si Ndihma Kombëtare e Arteve dhe Korporata e Transmetimit Publik do të eleminohej tërësisht, sikur ortakëritë e shtetit federal të cilat synojnë të stimulojnë punën dhe rritjen ekonomike përreth shtetit si the Appalachian Regional Commission, the Delta Regional Authority dhe the Northern Border Regional Commission.

Lexoni ndryshimet të cilat ky propozim mund të sjell në Bizneset e Vogla dhe në Departamentet e Punës dhe Tregut.

Shoqata e Bizneseve Të Vogla

  • Propozimi i buxhetit do të ndajë 826.5 milion dollarë në vitin 2018, e cila do të ishte 432 milion dollarë, 5 përqind rritje nga viti 2017.
  • Më shumë se 1 miliardë dollarë do të lihej mënjanë për ‘’hua për ndihmë në rast fatkeqësish’’ dhe 28 milion dollarë do të shkonte drejt ‘’financimit të mikrokredisë’’.
  • Propozimi do të eleminonte grantet e asistencës teknike të PRIME, Regional innovation Clusters dhe Growth Acceleratoors, gjithashtu edhe çdo program ‘’ku sektori privat ofron mekanizma efikase për t’u kujdesur për zhvillimin dhe investimin e bizneseve lokale’’.

Departamenti i Punës

  • Buxheti do të ndante 9.6 miliardë dollarë për Departamentin e Punës, 2.5 miliardë dollarë më pak nga 2017.
  • Dokumenti thotë se do të ndryshonte Job Corps, një program falas i cili ofron edukim dhe trajnim të punës për njerëzit me moshë 16 deri në 24 përreth vendit ‘’duke mbyllur qendrat të cilat bëjnë punë të dobët edukimi dhe përgatitje të studentëve për punë’’.
  • Programi i trajnimit nga the Occupational Safety and Health Administration gjithashtu do të eleminohej.

Departamenti i Tregtisë

  • Buxheti do të ndante 7.8 miliardë dollarë për Departamentin e Tregtisë, 1.5 miliardë dollarë ose 16 përqind zbritje nga viti 2017.
  • Do të eleminonte the Minority Business Development Agency dhe the Economic Development Administration, kjo e fundit punon ‘’për të rregulluar rritjen e punës të qëndrueshme dhe ndërtimin e ekonomisë të qëndrueshme regjionale në Shtetet e Bashkuara’’.
  • Propozimi do të ndërprente shpenzimin federal në programin Manufacturing Extension Partnership, e cila përshkruan veten si ‘’ortakëri private-publike me Qendra në 50 shtete dhe Puerto Rico e dedikuar për t’u shërbyer prodhuesve të vegjël dhe të mesëm.’’

 NINA ZIPKIN

Autore e stafit. Mbulon median, teknologjinë, bizneset fillestare, trendet dhe kulturën në vendet e punës.